Letërsi Post-Koloniale

Print

Edona Llukacaj, PhD

Kodi
ELL 415
Emri
Letërsi Post-Koloniale
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kjo lende, fillimisht, synon të shërbejë si një hyrje e përgjithshme në literaturën dhe teorinë postkoloniale. Për këtë qëllim, nje sere e teoricienëve më me ndikim të postkolonializmit, si dhe disa nga punimet letrare që kanë qenë të një rëndësie të veçantë për debatet dhe diskutimet në këtë fushë do te trajtohen. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet disiplinës problematike të "studimeve postkoloniale": origjinës së vetë termit dhe mënyrave të diferencimit të tij nga studimet për çlirimin kombëtar dhe të diasporës; kalimi nga konceptet historike dhe socio-shkencore të postkolonialeve në ato thelbësisht letrare-kritike; problemet dhe dështimet e paradigmës letrare të studimeve postkoloniale siç u shfaqën në vitet 1980; dhe tendenca e studiuesve të letërsisë që punojnë sot në këtë fushë për të shtrirë postkolonialitetin në zona gjithnjë e më të gjera të historisë dhe gjeografisë.

Objektivat

Studentët të jenë në gjendje të kuptojnë qasje të ndryshme në kulturë, nacionalizëm, multikulturializëm, gjini dhe racë në kontekstin e shoqërive postkoloniale dhe me tej.

Java
Tema
1
Hyrje; Përkufizimi i kolonializmit Llojet e kolonializmit Vështrim historik dhe lufta per dekolonizim
2
Aspektet e situates postkoloniale Konceptet kyçe të letërsisë dhe teorisë postkoloniale
3
Nga Frantz Fanon's Wretched of the Earth dekolonizimi dhe rezistenca
4
Nga Orientalizmi i Edward W. Said diskursi postkolonial inferioriteti politik joperëndimor roli i intelektualit
5
Nga Vendndodhja e Kulturës e Homi Bhabha ambivalencë mimika dhe hapësira e tretë në mes dhe jo-përkatës
6
Gayatri Ch. Spivak “A mundet të flasë subalterni?”/ mungesa e zërit dhe statusi i subalternit
7
Ngugi wa Thiong'o "dekolonizimi i mendjes" te lëvizesh qendrën Gjuha dhe Dekolonializmi Ndikimi i Marxizmit mbi shkrimtaret postcolonial
8
Provim Gjysmëfinal
9
Chinua Achebe: Things Fall Apart analize e romanit
10
Chinua Achebe: Things Fall Apart (vazhdon)
11
Wole Soyinka: Vdekja dhe kalorësi i mbretit
12
Jamaica Kinkaid:: Nje vend i vogel
13
Hanif |Kureishi: Im bir, fanatiku
14
Mohsin Hamid: Fundamentalisti ngurrues
15
Mohsin Hamid: Fundamentalisti ngurrues
16
Provimi Final
1
Të zhvillojë njohuri të detajuara rreth historive, politikave dhe koncepteve teorike të vendosura nga termi Postkolonial, postkolonializëm dhe postcoloniality.
2
Të analizojnë në mënyrë kritike materiale teorike rreth kontekstit të eksplorimit dhe kolonializmit në lidhje me shoqëritë postkoloniale.
3
Të zhvillojë aftësitë e studentëve per të kuptuar tekste akademike dhe shkruar në mënyrë analitike, duke reflektuar qëndrimin e tyre.
4
Të shfaqin aftësitë e tyre kritike përsa i përket temave rreth (post)kolonializmit në disiplina të tjera
5
Të shkruajnë në mënyrë analitike dhe efektive, duke marre informacion nga nje game e gjere burimesh
6
Të strukturojnë dhe të komunikojnë idetë e tyre si me shkrim ashtu edhe me gojë
7
Të prezantojnë punimet dhe kërkimet e tyre para një audience
8
Të integrohen si anëtarë skuadre në punë në grup
9
Të vene ne perdorim burime akademike të multi- medias
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00