Letërsi dhe Kulturë Angleze

Print

Edona Llukacaj, PhD

Kodi
ELL 411
Emri
Letërsi dhe Kulturë Angleze
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Qëllimi i këtij kursi është njohja e studentëve me letërsinë britanike. Ai përfshin periudhën nga epoka parahistorike deri në ditët e sotme, duke u përqëndruar në zhvillimet më domethënëse të periudhave të ndryshme. Në këtë kurs studentët do të studiojnë tekste nga zhanre të ndryshme letrare, si në poezi ashtu edhe në prozë.

Objektivat

Të pajisë studentët me njohuri në lidhje me veprat kryesore të letërsisë britanike duke ndjekur një rend kronologjik. Studentët do të njihen me shkrimtarë të periudhave të ndryshme letrare dhe me veprat e tyre. Në fund të semestrit studentët do të paraqiten në provimin me shkrim për të testuar jo vetëm njohuritë e fituara, por kryesisht aftësinë për t'i përdorur këto njohuri në analizat kritike letrare.

Java
Tema
1
Hyrje Përmbledhje e periudhave letrare në letërsinë angleze
2
Anglishtja e Vjetër (450-1066) Beowulf
3
Anglishtja e mesme (1066-1500) Geoffrey Chaucer: Rrefenjat e Canterbury Thomas Malory: Le Morte d’Arthur (1485)
4
Rilindja Angleze (1500-1660) Shekspiri: Makbeti
5
Periudha Neoklasike (Iluminizmi / Epoka e Arsyes) në Letërsinë Perëndimore (Iluminizmi Anglez dhe ai Amerikan)
6
Restaurimi (1660-1785) Milton: Parajsa e Humbur
7
Periudha romantike (1785-1830?) Poezi romantike; William Blake, William Wordsworth John Keats dhe Lord Bajron
8
Provim dhe artikull
9
Lindja e Romanit Romani romantik: Mary Shelley: Frankenstein
10
Realizmi/ Natyralizm (1830-1901) dhe Epoka Viktoriane (1832-1891): Romani Victorian: Charles Dickens: Rrefenja e dy qyteteve Romani romantic dhe Romani Viktorian
11
Periudha Edwardiane (1901-1914?) Joseph Conrad : Zemra e Errësirës
12
Shekulli XX: Lufta e Pare dhe Dyte boterore Letersia bashkëkohore: Modernizmi dhe Postmodernizmi
13
Letersia moderniste: Virginia Woolf: Një dhomë në vete
14
Letërsia postmoderne Samuel Beckett: Në pritje të Godot
15
Perseritje
16
Provim final
1
Të identifikojnë dhe gjurmojnë zhvillimet në letërsinë britanike nga fillesat në periudhën moderne, duke shpjeguar lëvizjet letrare, historike , filozofike, shoqërore, dhe teologjike kyçe dhe duke eksploruar se si këto lëvizje janë pasqyruar në letërsinë përfaqësues të kohës.
2
Të kuptojnë termat letrarë , tematikën kryesore, dhe parimet kritike dhe t’i përdorin ato për të analizuar vepra të veçanta të letërsisë britanike sipas periudhave kohore të përcaktuara.
3
Të shprehin gjithë vizionin / qasjet dhe të kuptuarin në letërsinë dhe kulturën e çdo periudhe duke e analizuar atë përmes një stili të qartë shpjegues.
4
Të vlerësojnë letërsinë, gjuhën dhe imagjinatën; të zhvillojnë një pasion për to; të vlerësojmë aftësinë e letërsisë për të shprehur ndjenja, kultivuar imagjinatën, dhe të parashtrojnë faktet si njerëz.
5
Të kultivojnë kapacitetin e tyre për të gjykuar vlerën estetike dhe etike të teksteve letrare - dhe të jenë në gjendje të artikulojnë standardet mbi të cilën mbështeten vendimet e tyre; të vlerësojnë përdorimin shprehës të gjuhës si një veprimtare themelore dhe mbështetëse e njeriut e cila e përgatit lexuesve dhe shkrimtarëve të mësuar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 6 6
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00