Studime në Dramë

Print

Tidita Abdurrahmani, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ELL 424
Emri
Studime në Dramë
Semestri
2
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs është konceptuar si diskutim miqësor me studentët e dramës që janë të interesuar gjithashtu në tekstin dramatik. Gjithësesi, leksionet janë bërë në bazën e disa studimeve dhe interpretimeve të mëparshme, mbi të cilat do të mundohem të sjell argumentimet e mia të gjëra të evidentuara edhe në tekstin dramatik gjithashtu. Teatri dhe drama kanë gjeneruar në mënyrë marramendëse letërsinë ndërkombëtare, shkrimet dokumentare gjithashtu; duke u përplasur me forcë me bindje e ideologji të ndryshme, inovacione dhe eksperimente teknologjike dhe përtej qëllimit të këtij kursi, lexuesi i zellshëm arrin të gjejë burime të shumta për të përmbushur etjen e tij profesionale.

Objektivat

Objektivat e këtij kursi janë: 1. Studentët zgjerojnë dhe pasurojnë njohuritë e tyre rreth llojeve të ndryshme të teatrit. Historia dhe zhvillimi i tij. 2. Të afrojë studentët me tekstin dramatik pasi edhe pjesët e leksionit janë të orientuara nga teksti. 3. Objektiv i rëndësishëm është të bëjë studentët të kuptojnë impaktin që ka patur drama ndër shekuj, me theksin tek aspekti kulturor dhe ideologjik, rrethana nga vetë të cilat drama ngrihet. 4. Studentët gjithashtu kuptojnë edhe “Supertekstin” që drama mbart së bashku me implikimet kulturore mbi të cilat vendoset teksti, i cili e ndriçon atë dhe të cilit vetë drama ia kthen kontributin.

Java
Tema
1
Hyrje. Drama dhe Teatri. Historia dhe zhvillimi.
2
Fillimet e drames klasike dhe Panteoni i Greqisë së Lashtë.
3
Letersia e mesjetes dhe teatri. Drama në Angli. Teatri Elizabetan.
4
Zhvillimi dhe superteksti në dramën Elizabetane. Llojet e kritikës Shekspiriane. Tragjeditë dhe komeditë e tij.
5
Teatri Xhakobian. Ben Johnson dhe Christopher Marlow. Studime dhe kritika.
6
Teatri Neoklasik. Mizantropi i Molierit dhe teatri neoklasik ne Angli
7
Drama heroike në Angli. Komedia e periudhës së Restaurimit.
8
Provimi i ndermjetëm.
9
George Bernard Shaw Pygmalion. Pikëpamjet filozofike. Elementet dramatikë dhe komikë të dramës së tij.
10
Drama dhe teatri i fundshek. XIX. Rinovimi i teatrit.
11
Drama Moderne. Henrik Ibsen dhe Shtepi Kukulle. Rrethi i Ibsenit si tragjedi Hegeliane.
12
Oscar Wilde. Rendesia e te qenit i ndershem
13
Teatri irlandez. William Butler Yeats dhe William Sterns Eliot.
14
Teatri Amerikan i shek 20te. Arthur Miller Death of a Salesman dhe Tenessee Williams The Glass Menagerie
15
Teatri i Bertold Brehtit. Absurdi. Teatri i Samuel Beketit. Teatri Bashkekohor.
16
Provim final
1
Të aftësojë studentët të kuptojnë më mirë strukturën dramatike dhe të përfshihen në një analizë të thellë të përfaqësuesve të letërsisë dramatike.
2
Të aftësojë studentët të kuptojnë më qartë rolin e dramës në zhvillimin e shoqërisë që në periudhën e dramës antike greke.
3
Të aftësojë studentët të diskutojnë mbi çështje komplekse lidhur me dramën dhe kulturën, dhe efektet e ndërsjellta që ato kanë mes tyre.
4
Të inkurajojë studentët të mendojnë në mënyrë kritike rreth teksteve letrare ku shfaqen karakteristikat dhe elementet kryesore të teatrit dhe drames
5
Të aftësojë studentët të tregojnë aftësinë për të analizuar dhe interpretuar tekste dramatike që ne studiojmë si nga aspektet kritike ashtu edhe teorike
6
Të inkurajojë studentët të diskutojnë një gamë të gjerë pyetjesh dhe problemesh duke u ballafaquar me botën e teatrit dhe të drames.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
2 6% 12%
Projekte
2 7% 14%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
1 9% 9%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
75%
Përqindja e provimit përfundimtar
25%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
4 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 30 30
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00