- Kodi
- LAW 331
- Emri
- Procedurë Penale
- Semestri
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 2.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
E drejta procedurale penale është lënda mësimore që shpjegon, teorikisht dhe praktikisht legjislacionin procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Programi është ndërtuar në përputhje me strukturën e Kodit të Procedurës Penale dhe për leksione të caktuara parashikon seminare teorikopraktik, në të cilat diskutohen përmbajtja e lendës, lidhur me praktikën gjyqësore.
- Objektivat
- Java
- Tema
- 1
- Kuptimi dhe përmbajtja e së drejtës procedurale penale. Historiku i evolucionit të së drejtës procedurale penale. Sistemet procedurale dhe Kodi i Ri i Procedures Penale. Sistemi aktual procedural penal ne Shqiperi
- 2
- Parimet kryesore të procedimit penal: parimi i ligjshmërisë; parimi i pavarësisë së gjykates; parimi i prezumimit të pafajësisë; parimi i sigurisë së lirisë; parimi i sigurimit të mbrojtjes; parimi i ndalimit të gjykimit dy herë për të njëjtën vepër penale; parimi i rivendosjes së të drejtave; parimi i zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare
- 3
- Subjektet e procedimit penal: Gjykata; Prokurori; Policia Gjyqësore; i Pandehuri; Mbrojtësi i të pandehurit; Viktima; Viktima akuzuese; Paditësi dhe i Padituri civil.
- 4
- Juridiksioni. Kuptimi i juridiksionit penal dhe raportet e tij me juridiksionet e tjera. Kompetenca. Llojet e kompetencave. Mosmarrëveshjet për kompetencën. Bashkimi dhe ndarja e çështjeve.
- 5
- Aktet kryesore të procedimit penal. Pavlefshmëria e akteve. Njoftimet, afatet për kryerjen e veprimeve procedurale. Organet dhe format e njoftimeve të akteve të procedimit penal.
- 6
- Provat. Kuptimi i provës. Objekti i të provuarit. Procesi i të provuarit dhe fazat e tij. Llojet e provave. Mjetet e kërkimit të provës. Provat indirekte. Sigurimi i provës dhe çmuarja e provave.
- 7
- Masat e sigurimit. Kuptimi i masave te sigurimit dhe funksionet e tyre. Masat e sigurimit personal Kohëzgjatja e masave të sigurimit. Revokimi zëvendësimi dhe shuarja e masave të sigurimit. Masat e sigurimit pasuror.
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Hetimet paraprake. Marrja dijeni për veprën penale. Kushtet e procedimit. Veprimtaria e subjekteve të procedimit penal gjatë fazës së hetimeve paraprake. Afatet e përfundimit të hetimeve paraprake.
- 10
- Seanca paraprake. Kuptimi i seancës paraprake, veprimet përgatitore, verifikimi i paraqitjes së palëve. Zhvillimi i seancës. Vendimi për plotësimin e hetimeve; Kuptimi i ndryshimit të akuzës në seancë paraprake; Vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake.
- 11
- Gjykimi në shkallë të parë. Veprimet paraprake; Marrja e provave; Akuzat e reja; Vendimi i gjykatës.
- 12
- Gjykimet e posaçme. Gjykimi i drejtpërdrejtë; Gjykimi i shkurtuar; Urdhëri penal i dënimit; Gjykimi me marrëveshje
- 13
- Gjykimi mbi ankim. Objekti dhe subjektet e gjykimit në apel. Mënyrat e dispnomi. Rekursi në Gjykatën e Lartë. Shkaqet e rekursit. Paraqitja dhe shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në Kolegjet e Bashkuara
- 14
- Rishikimi i vendimeve. Shkaqet e rishikimit te vendimeve. Paraqitja dhe shqyrtimi i kerkeses per rishikim.
- 15
- Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja. Format e bashkëpunimit gjyqësor në fushën penale
- 16
- Provim Final
- 1
- Në përfundim të lëndës studenti do të jetë i aftë të fitojë njohuri të thellë në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura për këtë qëllim, të aftë për dhënien e drejtësisë,në luftën kundër kriminalitetit,duke respektuar të drejtat e njeriut
- 2
- Studenti do të njohë vendin që zene dhe rolin që luajnë subjektet e procedimit penal,raportet midis tyre,të drejtat dhe detyrimet që kanë dhe mënyra e realizimit te tyre në praktike
- 3
- Studenti do të jetë në gjendje të hartojë të akte procedurale ,në përputhje me kërkesat e ligjit dhe rregullat gjuhësore e ato logjike,duke filluar nga marrja e kallëzimit,tek vendimi gjyqësorë i formës së prerë e deri tek vënia e tij në ekzekutim
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 50% 50%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 5 80
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 4 56
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 5 5
- Provimi përfundimtar
- 1 5 5
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 146
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.84
- ECTS
- 6.00