- Kodi
- LAW 216
- Emri
- E Drejtë Administrative
- Semestri
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 2.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Lënda “E Drejta Administrative” studion mënyrën e organizimit dhe rregullat bazë të funksionimit të administratës shtetërore gjatë progesit të vendimmarrjes dhe shqyrtimit të procedimeve administrative. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike të cilat kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm
- Objektivat
-
Lënda merr përsipër të japë njohuri të plota mbi format e aktivitetit dhe kontrollit të organeve si dhe mbi mënyrën dhe llojet e shfaqjes së vullnetit administrativ të tyre. Në veçanti lënda jep një informacion të detajuar mbi disa prej organeve më të rëndësishme të administratës publike duke patur si qëllim të njohë studentet me parimet bazë të formimit, veprimtarisë dhe problemeve të ndryshme administrative që ato shfaqin në praktikë. Një qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj lëndë është edhe njohja e studenteve me parimet bazë të formave të shfaqjes së vullnetit shtetëror, duke u ndalur veçanërisht në njohuritë e përgjithshme materiale mbi aktin administrativ dhe zgjidhjen që u bëhet nga praktika administrative e gjyqësore mosmarrëveshjeve administrative.
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje në të drejtën administrative dhe kuptimi i administratës publike
- 2
- Administrata Publike Në R.SH., Koncepte themelore te organeve administrative.
- 3
- Parimet e përgjithshme të funksionimit të Administratës Publike. Ligjshmeria, barazia, diskrecioni, proporcionaliteti, etj
- 4
- Parime themelore të Administratës Shtetërore. Etika dhe paanësia ne administratën publike
- 5
- E drejta për informmim dhe për t'u konsultuar. Të dhënat personale dhe konfidencialiteti.
- 6
- Administrata shteterore; organe të pushtetit qendror, si dhe organe të pavarura
- 7
- Organe të pushtetit vendor dhe organe te kontrollit administrativ: gjendja e tyre juridike - Entet Publike - Forcat e Armatosura
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Shërbimi Civil
- 10
- Procedura administrative: fazat e zhvillimit të procedurës administrative.
- 11
- Format e shfaqjes së vullnetit të administratës publike: karakteristikat e tyre. Akti administrativ, vecorite e tij. Kontrata administrative dhe veprimet e tjera administrative
- 12
- Vlefshmëria e aktit administrativ - Pavlefshmëria e aktit administrativ
- 13
- Kontrolli i veprimtarisë se administratës publikes, vëmendja tek akti administrativ - Rishikimi Kushtetues i aktit administrativ normativ - Prezantim i reformës ne ushtrimin e kontrollit gjyqësor
- 14
- Kundërvajtja administrative dhe elementet përbërës te saj
- 15
- Drejtësia administrative
- 16
- Provim Final
- 1
- Të aftësojë studentët teorikisht në kuptimin e fushës së zbatimit të legjislacionit administrativ në vend
- 2
- Të aftësojë studentët në kuptimin e drejtë të koncepteve të së drejtës administrative dhe zbatimin korrekt të tyre: të mundësojë ata të kuptojnë dhe zbatojnë legjislacionin e së drejtës administrative në vend, një ndër legjislacionit më shumë të përdorshme dhe të referuara në punën e çdo personi fizik e juridik në vend
- 3
- Të transmetojë tek studentët kuptimin e mbrojtjes së interesit publik dhe shërbimit me korrektesë këtij interesi nga administrata publike
- 4
- Të aftësojë studentët të përdorin praktikisht mekanizmat ligjorë të së drejtës administrative në mbrojtjen e interesave ligjore të personave që hyjnë në marrëdhënie me administratën publike në vend
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 0 30% 0%
- Kuize
- 0 10% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 10%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 90%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 5 80
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 0 10 0
- Provimi përfundimtar
- 1 20 20
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 142
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.68
- ECTS
- 6.00