Gjuhë Shqipe II

Print

Jolanda Lila, PhD Candidate

Kodi
ALB 102
Emri
Gjuhë Shqipe II
Semestri
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës na ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.

Objektivat

• Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit. • Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. • Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. • Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi dhe punim diplome). • Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga shqipja standarde.

Java
Tema
1
Pikësimi në fjalinë e thjeshtë - Pikësimi i periudhës dhe paragrafëve të gjatë
2
Ç’është teksti? - Fazat e krijimit të tekstit - Nocioni “tekst” dhe evolucioni i tij - Organizimi i brendshëm i tekstit
3
- Kriteret dhe parimet e tekstualitetit - Kohezioni dhe koherenca. Elementet e tyre karakterizuese
4
Rimarrja - Paralelizmi - Parafraza - Proforma
5
Koha, aspekti, veprimi - Mënyrat e veprimit foljor - Tipologjia dhe klasifikimi i teksteve
6
Respekti në gjuhë, ose mirësjellja gjuhësore - Respekti në sferën profesionale - Fjalori i rënduar i mediave
7
Gjuhët kombëtare dhe gjuha zyrtare në Bashkimin Evropian - Anglishtja në kuadrin e BE-së - Cili është koncepti i De Mauros?
8
Provimi Gjysmë-Final
9
Institucionet dhe mjetet që përçojnë normat e shqipes standarde - Stilet e shqiptimit - Diksioni
10
Ushtrime për të shkathtësuar dhe ngulitur drejtshqiptimin - Fjalëshpejtat - Defekti i të folurit shpejt - Frymëmarrja - Zëri
11
Theksimet - Theksi logjik - Tema/rema
12
Stilet funksionale të gjuhës shqipe - Fjalët asnjanëse dhe fjalët me shenjë stilistike - Stilema dhe llojet e ligjërimit
13
Teksti dhe domethënie nëntekstore - Mjetet shprehëse gjuhësore të zhanreve të ndryshme
14
Si të shkruajmë një ese? - Organizimi i paragrafëve dhe i nënçështjeve - Përmbledhje e skicë-idesë
15
Strategjitë e përkufizimeve - Llojet e përkufizimeve - Termat kyçe dhe termat e papërcaktuar
16
Provimi Final
1
Studentët do të pajisen me njohuritë bazë të gjuhës dhe do të dinë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.
2
Studentët do të mund të përkthejnë më mirë nga gjuhët e huaja tekste të ndryshme, duke njohur në mënyrë rrënjësore gjuhën amtare.
3
Studentët do të arrijnë të shkruajnë ese, njoftime, deklarata etj., në mënyrë koherente dhe të saktë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
4 5% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00