Gjuhë Spanjolle I

Print

Martin Gaspar Arslanian Torre, MA

Kodi
SFL 201
Emri
Gjuhë Spanjolle I
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë ka si qëllim të prezantojë funksionet më themelore të gjuhes, si gramatikën dhe fjalorin që ka të bëjë me të, në mënyrë që nxënësi të mund të ndërveprojë në situata të thjeshta në spanjisht. Deri në fund të semestrit nxënësi do të jetë i aftë të kuptojë shprehi që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, por edhe të pyesë e të përgjigjet për gjëra të thjeshta. Gjithashtu, mund të marrë dhe të japë informacion për sa i përket nevojave të menjëhershme me anë të fjalive të thjeshta.

Objektivat

Deri në fund të semestrit, nxënësi do të ketë arritur objektivat e mëposhtme. Leximi Të kuptojë tekste të thjeshta, si emrat, fjalët dhe fjalitë që përdoren në jetën e përditshme. Të nxjerrë kuptimin e përgjithshëm të teksteve informative dhe të përshkrimeve të thjeshta dhe themelore. Kuptimi Të kuptojë fjalët më të rëndësishme të dialogjeve të shkurtra dhe të sakta. Të kuptojë udhëzimet të shkurtra dhe të thjeshta. Të të shprehurit Të shprehet duke përdorur informacion të thjeshtë rreth personave dhe vendeve. Të përshkruajë veten, shtëpinë dhe punën. Shkrimi Të shkruajë fjali rreth vetes, familjes dhe personave të tjerë, si punët ashtu dhe shtëpitë e tyre.

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës dhe temat e saj. Si të përshëndesësh dhe të prezantohesh. Si të pyesesh për emrat dhe mbiemrat. Identifikimi i kombësive.
2
Alfabeti. Koha e tashme e mënyrës dëftore e foljeve: Jam, Kam, Punoj, Quhem (ser, tener, trabajar, llamarse). Përemrat vetorë. Gjinia dhe numri i mbiemrave. Përemrat pyetës.
3
Vendet dhe kombësite. Numrat nga 1 deri në 100. Profesionet dhe gjuhët. Emrat dhe mbiemrat spanjolle dhe të Amerikes Latine.
4
Të pyesësh dhe të japësh adresën. Të përshkruash objekte dhe vende të ndryshme. Koha e tashme e mënyrës dëftore e foljeve të rregullta. Format Ti/ Ju (tú/Vd.), përdorimi dhe zgjedhimi i tyre. Gjinia dhe numri i emrave. Nyjet e përcaktuara.
5
Klasa. Ngjyrat. Fjalori që ka lidhje me vendet. Struktura e shtëpiseë dhe mobiljet.
6
Përshkrimi i personave. Shprehja e pronësisë. Përshkrimi i rrobave. Përemrat dhe mbiemrat pronor. Jam, Kam, Mbaj. Nyjet e papërcaktuara. Familja. Veshjet dhe rrobat e ndryshme. Aparenca fizike. Familja e vërtetë spanjolle.
7
Transporti në Spanjë. Krishtlindjet në Spanjë. Qendrat tregtare dhe të zbavitjes. Mjetet e transportit.
8
Provimi gjysmefinal
9
Krahasimet. Foljet: Të Nevojitet, Dua, Preferoj + infinitiv/emer. Parafjalet: ne / tek + foljet e levizjes (en / a + verbos de movimiento).
10
Pse dhe për çfarë. Shprehja e dëshirave, nevojave dhe preferencave. Të pyesësh dhe të japësh të dhëna mbi vende të ndryshme.
11
Të pyesësh dhe të thuash orën. Përshkrimi i zakoneve të përditshme. Shprehja e shpeshtësisë. Foljet e parregullta në kohën e tashme, mënyra dëftore. Foljet refleksive. Ndajfoljet e kohës.
12
Aktivitetet e përditshme. Muajt. Ditët e javës. Zakonet dhe stereotipet në Spanjë dhe të spanjollëve. Gjuha jo verbale.
13
Shprehja e preferencave dhe shijeve personale. Shprehja e aprovimit dhe mosaprovimit. Si të japësh porosinë në një lokal apo restorant. Foljet: pelqej, mahnitem, dhemb. Përemrat e pacaktuar. Ndajfoljet: edhe / as (también / tampoco).
14
Zbavitja. Ushqimet. Pjeset e trupit. Sëmundjet. Gastronomia spanjolle. Lokalet në Spanjë. Të rinjtë dhe aktivitetet e zbavitjes / argëtimit.
15
Përsëritje e përgjithshme e temave të trajtuara dhe ushtrime për përgatitjen e provimit përfundimtar.
16
Provimi final
1
Të kuptojë tekste të thjeshta, si emrat, fjalët dhe fjalitë që përdoren në jetën e përditshme. Të nxjerrë kuptimin e përgjithshëm të teksteve informative dhe të përshkrimeve të thjeshta dhe themelore.
2
Të kuptojë fjalët më të rëndësishme të dialogjeve të shkurtra dhe të sakta. Të kuptojë udhëzimet të shkurtra dhe të thjeshta.
3
Të shprehet duke përdorur informacion të thjeshtë rreth personave dhe vendeve. Të përshkruajë veten, shtëpinë dhe punën.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
2 10% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
2 7 14
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00