Letërsi Angleze II

Print

Edona Llukacaj, PhD

Kodi
ELL 216
Emri
Letërsi Angleze II
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky është një kurs që ka për qëllim zgjerimin e njohurive te studentëve te letërsisë Angleze. Ai mbulon periudhën nga shekulli i tetëmbëdhjetë deri në ditët e sotme. Në këtë kurs, do të studiohen tekste nga zhanra të ndryshëm letrarë, si ne poezi ashtu edhe ne prozë.

Objektivat

Objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritikat letrare mbi to. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm, por jo më si një lexues i thjeshtë, por duke përzgjedhur autorë dhe libra, duke arritur dallimin dhe identiikimin e librave dhe letërsisë së mirë. Gjithashtu, synimi më afatgjatë i kësaj lënde është kultivimi i dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.

Java
Tema
1
Hyrje Prezantimi i lendes Rishikim i Periudhave Letrare në Letërsinë Angleze. Hyrje në Periudhën Romantike British Literature (2018), pp 1-5
2
Periudha Romantike (1785-1830) Poezia Romantike. Vepra e William Wordsworth, Samuel Taylor Coleridge: Manifesto Romantike William Blake mbi Londren British Literature (2018) pp. 18- 26; 37; 66; 81; 92’
3
Poezia Romantike. (vijon) Vepra e John Keats: Ode on Grecian Urn Vepra e Lord Byron dhe heroi bajronik British Literature (2018), pp 120-22; 204-6; 224-6
4
Fillimet e romanit; Romani post romantik dhe i ceshtjeve sociale Krenari dhe Paragjykime nga Jane Austin Nga romani tek filmi
5
Romani postromantik dhe i ceshtjeve sociale Krenari dhe Paragjykime nga Jane Austin (vijon)
6
Gotikja Romani gotik Frankenstein nga Mary Shelley British Literature (2018) pp 229-280
7
Frankenstein nga Mary Shelley (vijon) British Literature (2018) pp 229-280 Perseritje e temave te meparshme Prezantime nga Studentet
8
Provimi Gjysem-final
9
Hyrje ne Periudhen viktoriane Realizmi ne Romanin Viktorian. Rrefenja e dy qyteteve nga Charles Dickens British Literature (2018) pp 229-280; pp 286-296; 596-601
10
Vijon analiza e Rrefenja e dy qyteteve nga Charles Dickens British Literature (2018) pp 229-280; pp 286-296; 596-601
11
Periudha Eduardiane Drejt modernizmit Fillimet e drames moderne Rendesia e te qenit Ernest nga Oscar Wilde British Literature (2018) pp 229-280; pp.766-830
12
Hyrje ne modernizem dhe postmodernizem Zhvillimet historike dhe elementet letrare te levizjeve British Literature (2018) pp. 878- 885
13
Letersia moderne narrativa jo-fiction; Nje dhome per vete nga Virgina Woolf British Literature (2018) pp. 958-960
14
Letersia postmoderne Teatri i absurdit Duke pritur Godot nga Samuel Beckett
15
Perseritje e pergjithshme Prezantime nga Studentet
16
Provim Final
1
Të identifikojnë dhe gjurmojnë zhvillimet në letërsinë britanike nga fillesat në periudhën moderne, duke shpjeguar lëvizjet letrare, historike , filozofike, shoqërore, dhe teologjike kyçe dhe duke eksploruar se si këto lëvizje janë pasqyruar në letërsinë përfaqësues të kohës.
2
Të kuptojnë termat letrarë , tematikën kryesore, dhe parimet kritike dhe t’i përdorin ato për të analizuar vepra të veçanta të letërsisë britanike sipas periudhave kohore të përcaktuara.
3
Të shprehin gjithë vizionin / qasjet dhe të kuptuarin në letërsinë dhe kulturën e çdo periudhe duke e analizuar atë përmes një stili të qartë shpjegues.
4
Të vlerësojnë letërsinë, gjuhën dhe imagjinatën; të zhvillojnë një pasion për to; të vlerësojmë aftësinë e letërsisë për të shprehur ndjenja, kultivuar imagjinatën, dhe të parashtrojnë faktet si njerëz.
5
Të kultivojnë kapacitetin e tyre për të gjykuar vlerën estetike dhe etike të teksteve letrare - dhe të jenë në gjendje të artikulojnë standardet mbi të cilën mbështeten vendimet e tyre; të vlerësojnë përdorimin shprehës të gjuhës si një veprimtare themelore dhe mbështetëse e njeriut e cila e përgatit lexuesve dhe shkrimtarëve të mësuar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 9 9
Gjysmë finale
1 6 6
Provimi përfundimtar
1 6 6
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00