Hyrje në Gjuhësi

Print

Neliada Memushaj, Msc

Kodi
ELL 104
Emri
Hyrje në Gjuhësi
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky kurs është një hyrje në teorinë dhe metodologjinë e linguistikës, që është studimi shkencor i gjuhës. Studentët do të mësojmë rreth degëve kryesore dhe aplikimeve të linguistikës –fonetikën, fonologjinë, morfologjinë, sintaksën dhe semantikën –duke eksploruar natyrën komplekse të gjuhës së njeriut nga perspektivat biologjike dhe shoqërore. Ne do ta shikojmë diturinë e gjuhës si një element të njohjes së njeriut, dhe do të zhvillojmë aftësitë e nevojshme për të analizuar dhe kuptuar të dhënat linguistike bazë.

Objektivat

Ky kurs do t’i konsiderojë gjuhët si sisteme të strukturuara të formës dhe kuptimit, duke patur parasysh gjithashtu aspektet biologjike, psikologjike, kulturore dhe shoqërore të gjuhës dhe përdorimit të saj. Kjo pjesë e Studimit të Gjuhës do të fokusohet në marrëdhënien ndërmjet gjuhës dhe edukimit.

Java
Tema
1
Hyrje në disiplinën e gjuhësisë: Çfarë është gjuhësia, pse e studiojmë atë? Çfarë është gjuha, aspektet e njohjes së një gjuhe dhe modaliteti gjuhësor.
2
Fonetika: Tingujt e gjuhës. Çfarë është fonetika, tingujt e të folurit, zanoret dhe bashkëtingëlloret angleze. Diskutimi i tingujve të të folurit në gjuhë të tjera dhe krahasimi me gjuhën tonë amtare. Fonetika e gjuhëve të shenjave.
3
Fonologjia: Çfarë është fonologjia dhe cilat janë disa rregulla fonologjike? Mësimi rreth fonemave dhe alofonëve. Si të zgjidhni problemet e fonologjisë?
4
Ushtrime të zgjedhura nga Fonetika dhe Fonologjia
5
Morfologjia: Fjalët e gjuhës. Fjalët dhe formimi i fjalëve: Natyra e leksikut. Proceset morfologjike dhe llojet morfologjike të gjuhëve.
6
Sintaksa: Idetë themelore të sintaksës dhe vetitë e saj. Konstituenca dhe kategoritë sintaksore. Vizatimi i strukturave dhe diskutimi i paqartësive të fjalive.
7
Morfologji dhe Sintaksë ushtrime të zgjedhura
8
Provim Gjysmëfinal
9
Semantika: Një përmbledhje e Semantikës dhe kuptimit të fjalëve. Diskutojmë rreth semantikës kompozicionale: Vendosja e kuptimeve.
10
Pragmatika: gjuha në kontekst dhe rregullat e bisedës. Nxjerrja e përfundimeve.
11
Ushtrime të përzgjedhura nga Semantika dhe Pragmatika
12
Përvetësimi i gjuhës: Teoritë e përvetësimit të gjuhës. Përvetësimi i tingujve të të folurit, fonologjisë, morfologjisë, sintaksës dhe kuptimit të fjalës. Si të rriturit flasin me fëmijët e vegjël dhe përvetësimi i dy gjuhëve njëkohësisht.
13
Gjuha dhe shoqëria: Shumëgjuhësia shoqërore dhe huazimet në anglisht. Flasim rreth pidgins dhe creoles. Diskutojmë rreth rrezikimit të gjuhës dhe vdekjes së gjuhës.
14
Prezantimi i projekteve të studentëve
15
Përsëritje dhe praktikë për provimin final
16
Provim Final
1
Studentët njihen me konceptet themelore të gjuhësisë
2
Studentët pajisjen me njohuritë bazë mbi disiplinat mikro - gjuhësore
3
Studentët ndërgjegjësohen mbi çështjet gjuhësore dhe zgjidhjen e ushtrimeve për çdo nëndisiplinë
4
Studentët fitojnë kompetencë dhe aftësi të plota në dallimin mes disiplinave
5
Studentët aftësohen në analizën dhe gjykimin e hollë në çështjet mikro - gjuhësore
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 25% 25%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 25% 25%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 4 4
Gjysmë finale
1 6 6
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
4 3 12
Ngarkesa totale e punës
122
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.88
ECTS
5.00