Gjuhë Frënge I

Print

Migena Alimehmeti, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
FFL 201
Emri
Gjuhë Frënge I
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky modul, bazohet ne parimet e Kuadri Europian i Përbashket të Referencave për Gjuhët, dhe u mundeson studentëve të zhvillojnë dhe të përftojnë dije lidhur me të vepruarin, të domosdoshme për realizimin me sukses të komunikimit në gjuhën frënge si gjuhë e huaj. Metoda bashkëkohore e përdorur i jep studentit një vend qëndror në përvetësimin dhe përdorimin e gjuhës. Studentëtet zhvillojnë dhe përftojnë dije lidhur me elemente të jetës së përditshme si paraqitja, dhënia e informacioneve personale, veprimtaritë e kryera në klasë, studimet, vendet, monumentet, profesionet, blerje, si dhe elemente kulturore e shoqërore të Frances.

Objektivat

Mësimi është në harmoni të plotë me zbatimin e procesit të Bolonjës, udhëzimet e KE-s mbi shumëllojshmërinë gjuhësore, të niveleve dhe aftësive të përcaktuara në Kuadrin Europian të përbashkët të referencave për gjuhët si dhe me të drejtën e studentëve për të ndjekur në vitin e parë një gjuhë të huaj. Mësimi i një gjuhe tjetër të huaj do t’i ndihmojë studentët ta përvetësojnë metodologjinë e të mësuarit të një gjuhe në një këndvështrim tjetër nga ai i gjuhës së huaj të parë për të cilën ata edhe studiojnë. Gjithashtu, ky lloj distancimi do t’i ndihmojë ata ta kuptojnë më mirë funksionimin e secilës gjuhë të huaj në raport me atë amtare. Studenti ka njohuri fare të pakta ose nuk ka aspak njohuri në gjuhën frënge. Pra, ai në këtë modul të parë e zbulon gjuhën dhe merr disa njohuri fillestare për të.

Java
Tema
1
Hapat e para per njohjen e gjuhes frenge (shqiptimi) dhe Frances (simbolet e saj). I.Prezantimi me objektivat e lendes, zgjatjen, menyren e vleresimit, llojet e aktiviteteve dhe materialeve qe do te perdoren. Studenteve iu shpjegohen alfabeti dhe rregullat e shqiptimit. Me pas ata praktikohen me keto rregulla nepermjet shembujve te ndryshem.
2
Kontaktat e para - 1. Prezantime. Emrat dhe mbiemrat francezë. Të prezantohesh. Të informohesh për identitetin e tjetrit. Të numërosh nga 1-10. Mbiemrat e kombësisë. Foljet quhem dhe jam dhe kam. Nyjet e trajtes së shquar. Gjinia e emrave të vendeve.
3
3. prezantimi: profesionet; Gramatike: tu/vous; gjinia femerore e mbiemrave / nyjet e shquara: le, la, l', les
4
4. Të japësh informacion personal. Të flasësh për pasionet e për ëndrrat. Koha e tashme e foljeve me -er. Parafjalët + emrat e vendeve. Shprehja e shijeve.
5
Kërkesa me mirësjellje. Të kërkosh / japësh informacione personale. Të pyesësh për çmimin e diçkaje. Nyjet e trajtes së pashquar. Mbiemri pyetës cili. Muajt e vitit. Numrat nga 70 në 99. Shenjat e pikësimit.
6
Si te shprehim pasionet dhe endrrat tona: • Koha e tashme: foljet- aimer, adorer, jouer dhe shprehjet perkatese (un peu, beaucoup, a la folie);
7
Si te flasim per nje vend: 1. te flasim per qytetin, lagjen... te pyesim e te japim nje shpjegim; Shprehja : il y a; c'est... Gramatike: Voyage: la France
8
Provim i ndermjetem
9
2. Të shkruash një kartolinë. Të japësh përshtypjet për një vend. Të flasësh për aktivitetet e tua. Të pyesësh / tregosh vendin e origjinës / destinacionit. Të tregosh motin. Mbiemra deftore. Koha e tashme e foljes vij.
10
Rë flasësh për shijet dhe aktivitetet. Të flasësh për profesionin. Të duash, adhurosh, urresh + emër / folje. Koha e tashme e foljes bëj. Bëj / shkoj + nyje te shquara. Gjinitë e profesioneve.
11
Si te propozojme, te ftojme... Gramatike: qu'est-ce que, quoi...folja bej Projet: Faire découvrir votre ville
12
Si te flasim per familjen: fjalori perkates Gramatike: peremrat pronor
13
Si te pershkruajme nje person: fjalori perkates (mbiemra) Gramatike: Moi aussi... Si/non/oui
14
Si te pershkruajme nje send: fjalori perkates Gramatike: mbiemrat (shkalla krahasore, siperore)...
15
Si te flasim per te shkuare...; Gramatike: koha e kryer Civilisation: Vacances en France
16
Provim Final
1
Elementet leksikore dhe gramatikore dhe aftesia per t'i perdorur ato ne situata te ndryshme gjate dites
2
Aftesite gramatikore ne lidhje me aftesine per te kuptuar dhe shprehur mendimet sipas rregullave kryesore te gramatikes te mesuara gjate vitit akademik
3
Aftesia per te mposhtur friken per te komunikuar ne gjuhe te huaj
4
Njohuri rreth kultures dhe qyteterimit francez
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
1 10% 10%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
1 4 4
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00