Analizë Teksti I

Print

Albana Cekrezi, PhD

Kodi
ELL 211
Emri
Analizë Teksti I
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kursi i analizës së tekstit inkurajon aftësitë e avancuara të leximit dhe analizës të llojeve të ndryshme të teksteve: tregim, poezi, materiale akademike, artikuj etj. Lënda fokusohet në analizën e tekstit letrar, pasi u prezanton studentëve qëllimin e analizës së tekstit dhe mënyrat e kryerjes së tij. Një rëndësi e veçantë i kushtohet tregimeve të shkurtra.

Objektivat

Ky kurs ka për qëllim të orientojë studentët të kuptojnë, analizojnë llojet e teksteve, strukturën e tyre, qëllimin, stilin dhe teknikat që janë përdorur kryesisht në histori të shkurtra. Gjithashtu, synohet përmirësimi i aftësivë analitike dhe të kuptuarin si dhe rritja e perceptimin e studentit në identifikimin e tematikave, simboleve dhe lidhjes me tekste te tjera.

Java
Tema
1
Përse analiza e tekstit? Gjuha është një burim i madh të dhënash mbi fenomene komplekse. Tekstet mund të jenë gjurmë të një njësie më të madhe ose më interesante për studim. Kemi disa lloje analize teksti të strukturuar. Analiza e përmbajtjes analizon tekste të vogla dhe të izoluara si dhe prodhon kategori, frequenca etj. Analiza semantike studion lidhjet midis njësive, lidhje gramatika dhe prodhon harta kuptimore etj. Analiza narrative i referehet strukturave më të mëdha të tekstit si elementët, ngjarjet etj. Analiza e diskursit përfshin disa lloje tekstesh dhe prodhon ideologji, mite institucionale apo kontradikta politike.
2
Edgar Allan POE. Një prezantim i shkurtër i jetës, karrierës dhe punës së tij. Ai ishte një shkrimtar Amerikan, editor dhe kritik letrar. Poe është i mirënjohur për poezitë dhe tregimet e shkurtra. Tregimet e tij janë plot me mister dhe makabër. Poe ka qenë një figurë qëndrore e Romanticismit në SH.B.A dhe letërsinë Amerikane. Ai cilësohet si shpikësi I zhanrit detektiv dhe më vonë si kontribues i zhanrit fantastiko shkencor.
3
Rënia e shtëpisë Usher. Pjesa e parë e analizës prezanton lexuesin me personazhet kryesore, vendin dhe imazhin. Rrëfyesi i ngjarjes qëndron anonim përgjatë tregimit. Por, ne kuptojmë që ai është një mik fëmijërie, Roderick Usher dhe gjendet aty për një vizitë. Historia tregohet nga perspektiva e kufizuar e vetës së parë, që nënkupton tregimi do të jetë i limituar nga eksperienca e tij. Gjithashtu, gjate kësaj pjese do të analizohen fjalë kyce që ndihmojnë në formimin e temave dhe imazhit.
4
The Fall of the House of Usher 2-Personazhi kryesor i tregimit të shkurtër analizohen nëpërmjet fjalëve që thotë dhe veprimeve që bëjnë. Roderick Usher cilësohet si një karakter misterioz. Shtëpia e tij analizohet në detaje. Ajo cilësohet dhe si një karakter më vete me dualitin që shprehet në strukturën fizike dhe linjën familjare.
5
The Fall of the House of Usher 3-Kjo pjesë është pjesa përfundimtare e analizës. Studentëve u kërkohet të analizojnë në mënyrë kritike përtej fjalëve dhe shprehjeve në tekst. Temat kryesore të tregimit si: vetmia, isolimi, frika analizohen në detaje. Gjithashtu pëfshihet dhe analiza e karaktereve.
6
Annabel Lee është një poezi me rimë. Në të përshkruhet dashuria midis dy personazheve, Annabel Lee dhe narrator i cili mendohet të jetë vetë autori. Mendohet se poezia i referohet dashurisë që ai kishte për të afërmen e tij Virgia. Poezia përmban një atmospherë te mbinatyrshme me rreferime të ënjgjëjve dhe djajve të cilët mundohet të ndajnë dy të dashuruarit.
7
“Korbi”, I publikuar fillimisht në 1845, e bëri E.A. Poe të famshëm dhe mbetet vepra e tij më e arrirë. Atmosfera vetmitare, mesazhi tmerrues i korbit dhe bukuria gjithëpërfshirëse rezultojnë në një poemë të paharrueshme. “Korbi” është një tregim klasik mbi humbjen dhe vajtimin. Protagonisti i paidentifikuar, një shkollar, ulet në studion e tij në një mbrëmje nate dimri. Vajtimi i tij për të dashurën e vdekur shfaqet në formën e një korbi.
8
Provim Gjysmë-final
9
“Korbi” 2- Poe shpjegon në esenë e tij se burimi i shkrimit të Korbit nuk ka qenë një inspirim i rastësishëm. Përkundrazi, ai e përgatiti “Korbi”-n përmes një sërë vendimesh të përllogaritura. Pasi vendosi se gjatësia e përsorur e saj do ishin 100 rreshta dhe bukuria si efekti kryesor, Poe zgjodhi melankolinë si “manifestimin më të lartë të bukurisë” dhe “më të arsyeshmen e toneve poetike”. Sipas tij, historia e vdekjes të së bukurës Lenorë i erdhi në mendje pas refrenit të korbit “Kurrë më”.-një refren i zgjedhur për cilësitë e tij të tingullit. Historia e Lenorës shërben si zgjidhje pasi melankolia përkon me refrenin e korbit.
10
The Cask of Amontillado” (1846) (Fucia e Amontillados), ashtu si në shumë prej tregimeve të Poe-s, historia mbështet në mungesën e provave që shoqërojnë pretendimet e Montresor ndaj Fortunatos dhe “mijëra lëndime” dhe “ofendim”. Hakmarrja dhe “ofendimi”. Hakmarrja dhe vrasja sekrete janë si një mënyrë për të shmangur ligjin dhe dënimin. Ligji nuk gjendet gjëkundi në radarin e Montresorit dhe tmerri në tregim qëndron në dënimin pa provë.
11
The Black Cat (Maci i zi)- Narratori tregon historinë e tij. Rrëfimi është në vetën e parë, qëndror dhe jo besueshëm. Poe krijon një dublim të tjetërsuar të tij.
12
The Black Cat (Maci i zi)-Figura letare: simbole, imazhe, tema, ironi. Demi shkaktuar syrit simbolizon ndryshimin ë vizionit dhe na drejton në dhunë. Mizori ndaj kafshëve dhe abuzimi bashkëshortor ekspozohen më shumë. Sytë përfaqësojnë shpirtin. Sëpata simbolizon rrëniminim e njeriut.
13
"The Tell-Tale Heart" është një tregim i shkurtër i Poe, rrëfyer nga një narrator i paidentifikuar i cili përpiqet të bindë lexuesin se nuk është i marrë. Ndërkohë, rrëfen një vrasje që ka bërë. Viktima është një i moshuar me sy si shkaba. Vrasja është e mirëplanifikuar, dhe vrasësi fsheh trupin duke e copëtuar dhe fshehur në dërrasat e dyshemesë. Në përfundim, faji i rrëfyesit paraqitet në formën e një zëri, me shumë mundësi të një halucinacioni-atë të zemrës së të moshuarit që rreh nën dërrasat e dyshemesë.
14
Prezantime
15
Përsëritje
16
Provim Final
1
Studentet do të përvetësojnë njohuri mbi cfarë është analiza e tekstit dhe llojet e analizave.
2
Studentët do të analizojnë kontekstin, simbolet, temat kryesore etj.
3
Studentët do të aftësohen në analizimin dhe shkrimin e eseve, duke reflektuar mendimin kritik gjatë analizës së teksteve.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
136
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.44
ECTS
5.00