Morfologji e Gjuhës Angleze

Print

Albana Cekrezi, PhD

Kodi
ELL 113
Emri
Morfologji e Gjuhës Angleze
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Gjatë këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri të thelluara rreth Morfologjisë Angleze, llojeve dhe rregullave të fjalëformimit. Ky kurs do t'i ndihmojë studentët të kuptojnë qëllimin e morfologjisë, vendin e saj në gjuhësi dhe shtrirjen e saj. Kursi do të fokusohet në analizën e fjalëve, proceset e formimit të fjalëve dhe studimin e klasave të fjalëve.

Objektivat

Lënda synon t'i bëjë studentët të kuptojnë konceptet morfologjike si morfemat, parashtesat, prapashtesat, formimi i fjalëve, etj. Përveç kësaj, studentët i praktikojnë dhe i zbatojnë ato koncepte përmes një sërë ushtrimesh.

Java
Tema
1
Hyrje në lëndë. Cfarë është morphologjia, synimet e lëndës, silabusi dhe vlerësimi.
2
Morphologjia, llojet e gramatikës, gjuhësia, fjalëformim, fjalë të përbëra. Morfologjia përcaktohet si sintaksa e morfemave. Morfemat janë njësitë më të vogla gjuhësore. Fjalëformimi studion mënyrat se si gjuha formon njësi të reja leksikore nëpërmjet parashtesave dhe prapashtesave. Gramatika është mekanizmi me anë të cilit gjuha punon kur komunikojmë. Prescriptive, descriptive, historical dhe generative grammar janë disa prej llojeve të gramatikës.
3
Emrat, Llojet, emrat e panumërueshëm, shprehje të përbëra, emra kolektivë. Në këtë leksion diskutohen emra të përvecëm dhe të përgjithshëm, duke përfshirë dhe përdorimin e tyre në kontekstin informal. Disa emra nuk kanë dryshim mes numrit njëjës dhe shumës. Disa të tjerë marrin të njëjtën formë në njëjës dhe shumës si aircraft. Emra si health, research kanë të njëjtën formë në njëjës dhe shumës.
4
Shembuj me emra të përgjithshëm, shembuj të fjalëve si institutions, church, prison, hospital debatohen në fillim të leksionit. Disa raste mjetesh transporti dhe komunikimi përdoren me by. Në kohët e ditës dhe natës përdoret at: at dawn, at dusk. Shprehjet paralele ose të dyfishta: arm in arm, face to face, beginning to end. Shembuj nga përdorimi i nyjeve në stilin e shkurtuar, përdorimi i nyjeve në tituj diskutohen në fund. që shprehin sasi, emra me origjinë të huaj, gjinia. Cdo emër është ose në njëjës ose shumës. Emrat e përvecëm janë unikë (John, Cairo). Emrat e panumërueshëm cilësohen si një masë e vetme dhe e pandarë. Forma shumës lidhet me numrin e dy ose më shumë. Disa fjalë mbarojnë me -s në të dy versionet: njëjës dhe shumës si: barracks, means, series. Disa emra të përvecëm mbarojnë me -s si disa kryeqytete Athens, Algiers.
5
Zëri aktiv dhe pasiv. Agjenti është performuesi i veprimit. Fjalitë gjithmonë duhet të kenë një folje transitive dhe një kundrinor në mënyrë që të shndërrohen në pasivë. Foljet transitive kanë gjithmonë një kundrinor mbi të cilin bie veprimi. Foljet jotransitive nuk marrin kundrinor. Format pasive përdoren për shumë arsye si: përshkrimi I proceseve, paraqitja e evidencave, argumantave, opinioneve, në raste kur nuk dihet autori i veprimit, etj.
6
Klasifikimi i foljeve: Folje që shprehin veprim, gjendje, folje kryesore. Foljet e veprimit shprehin një veprim. Ato të gjendjes mund të përfshijnë egzistencë, gjendje mendore, marëdhënie, posedim, emocion. Foljet mund të grupohen në folje të plota ose kryesore, folje primare dhe modale. Foljet primare dhe modale janë gjithashtu dhe folje ndihmëse.
7
Koha, kohët e foljes, mënyra. Koha, kohët e foljes dhe mënyra ndryshojnë nga njera tjetra. Kohët e foljes mundësohen nga ndryshimet e foljes dhe janë bashkëveprimi mes formës dhe kohës. Në gjuhën Angleze janë dy kohë kryesore (past and present). E ardhmja formohet me anë të intrumentave të ndryshëm. Mënyra reflekton faktin nëse një veprim shihet si i përfunduar ose jo.
8
Provim Gjysmë-semestral
9
Foljet modale ndahen në dy grupe sipas kuptimit që ato shprehin: të brendshëm dhe të jashtme. Foljet me motivim të brendshëm përfshijnë: leje, detyrim dhe vullnet i lirë si dhe disa aftësi kontrolluese të njerëzve mbi ngjarje. Foljet me motivim të jashtëm përfshijnë mundësi, nevojë, dhe parashikim dhe gjykim njerezor mbi cfare mund të ndodhë.
10
Mbiemrat. Dy janë lloje mbiemrash: cilësorë dhe klasifikues. Mbiemrat që përcaktojnë cilësinë e një emri si ‘sad’, ‘pretty’, ‘small’, ‘wealthy’ janë cilësorë. Këta mbiemra janë të gradueshëm, që nënkupton se emri që cilësohet mund të ketë më shumë ose më pak nga cilësia. Mbiemrat klasifikues përcaktojnë klasën që emri i përket. Disa mbiemra mund të jenë dhe cilësorë dhe klasifikues në varësi të kuptimit që kërkohet të transmetohet.
11
Ndajfoljet. Ndajfoljet përdoren për të përcaktuar mbiemrat. Zakonisht formohen nga mbiemrat dhe prapashtesa–ly: frank-frankly, usual-usually ect. Ndajfoljet kanë dy funksione: shprehje ndajfoljrore që modifikon një pjesë të fjalisë dhe modifikues i një mbiemri, ndajfoljeje, si dhe një sërë strukturash të tjera. He always (adverbial of time) drives carefully (adverbial of manner) është shembull i rastit të parë.
12
Përemrat. Përemrat janë fjalë që mund të përdoren në shprehje emërore. Disa prej tyre përdoren si zëvendësues të shprehjeve emërore në një tekst. Përemrat mund të klasifikohen në Personal pronouns, Possessive Pronouns, Reflexive Pronouns, Reciprocal Pronouns, Demonstrative Pronouns, Interrogative Pronouns, Indefinite Pronouns, Relative Pronouns.
13
Përseritje-Ushtrime
14
Përseritje-Ushtrime
15
Përsëritje-
16
Provim Final
1
Përvetësimi i funksionimit të morfemave gramatikore dhe derivative në gjuhën Angleze
2
Njohja e strukturës morfologjike të gjuhës
3
Përdorimi i saktësisht i strukturave të mësuara
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00