Analizë Teksti II

Print

Albana Cekrezi, PhD

Kodi
ELL 212
Emri
Analizë Teksti II
Semestri
4
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Analizë Teksti II merret me analizën e një shumëllojshmërie të gjerë të llojeve të teksteve në anglisht, të mësosh studentët të jenë më të aftë në të kuptuar dhe në përdorimin e gjerë të fjalëve. Qëllimi më specifik në këtë lëndë është ti mësojë studentët sesi të kuptojnë një tekst letrar. Në këtë mënyrë teksti është i ndarë në tre gjini; proza, drama dhe poezia.

Objektivat

Në fund të kësaj lënde, studentët fitojnë njohuri për llojet e analizës së tekstit. Analiza e teksteve nis nga studimi i fjalëve, paragrafëve, intertekstualitetit, aludimit. Ai synon gjithashtu të analizojë kontekstin, simbolet, temat kryesore, etj.

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës. Shpjegimi i silabusit, vlerësimit të lëndës. Prezantimi i autorit Washington Irving. Prezantimi i jetës dhe veprës së autorit. Punoi si diplomat dhe minister. Jetoi në Amerikë nga lufta revolucionale deri në luftën civile. Autori i parë i amerikan i sukseshëm në amerikë.
2
Washington Irving, Djalli dhe Tom Walker Tregimi përcjell historinë e piratit William Kidd i cili mendohet të ketë varrosur një thesar në një pyll në Masacusetin kolonial. Kidd ka bërë një pakt të mbrojtur thesarin me djallin. Kushtet e marrëveshjes janë të paditura. Djalli ka qenë gjithmonë mbrojtësi i thesarit. Historia përtej reflekton si djalli përdor mallin e pasurinë për të mashtruar njerëzit.
3
Washington Irving, Rip Van Winkle "Rip Van Winkle" zbulon historinë e autorit amerikan Washington Irving botuar në 1819. Historia përshkruan jetën e një fshatari që jetonte në Amerikën koloniale, takon krijesa të çuditshme dhe bie në gjumë për 20 vjet.
4
Washington Irving, Rip Van Winkle Analiza e kontekstit historik, analiza e niveleve të ndryshme të narracionit në tregim janë disa pika që trajtohen në këtë pjesë. Konflikti kryesor fokusohet rreth dy vizioneve të ndryshme të shoqërisë amerikane. Gjithashtu analizohet roli i mjedisit dhe simbolika.
5
James Joyce, Eveline Eveline është një tregim i shkurtër, pjesë e koleksionit ``The Dubliners``. Është tregimi i vetëm që mban emrin e një personazhi femër si titull. Historia tregon jetën e një prej qytetarëve të Dublinit. Karakteri kryesor përballet me një dilemë.
6
James Joyce, Araby Narratori, një djalë pa emër, përshkruan rrugët në Dublinin verior në të cilën ndodhet dhe shtëpia e tij. Paraqitet prifti i cili ka jetuar më parë në shtëpinë e tij, lojrat dhe fëmijet. Historia sinjalizon rolin e fesë mbi mënyrën si rriten të rinjtë.
7
Edgar Allan Poe, The Tell-tale heart Një narrator i paidentifikuar përpiqet të bindë lexuesin për mendjen e tij të shëndoshë, ndërsa përshkruan një vrasje që ka kryer. Vrasja është llogaritur me kujdes. Faji i tij manifestohet në formën e halucinacioneve të mundshme të tingullit të zemrës së plakut që ende rreh nën dërrasat e dyshemesë.
8
Provim Gjysmëfinal
9
"Signs and Symbols", Vladimir Nabokov Një çift i moshuar përpiqet të vizitojë djalin e tyre të sëmurë mendor në një sanatorium në ditëlindjen e tij. Ata janë informuar se ai ka tentuar t'i marrë jetën dhe tani nuk mund ta shohin. Pas kthimit të tyre në shtëpi, i shoqi shpall vendimin e tij për ta nxjerrë nga sanatoriumi. Historia mbyllet me telefonata misterioze.
10
"The Swimmer" i John Cheever është një tregim i shkurtër i bazuar në një njeri narcisist, i cili kishte gjithë pasurinë dhe respektin që donte nga shoqëria. Por në vend që ta vlerësonte, ai e shpërdoroi atë në një mënyrë që e çoi atë të humbiste familjen e tij, miqësi, dhe përfundimisht - një pjesë e tij.
11
John Cheever’s “The Swimmer” II Tema: Njerëzit mund të mbeten të brishtë dhe këmbëngulës edhe kur gjërat zbehen dhe treten nën to. Megjithatë nuk ka moral në Cheever.
12
"The Yellow Wallpaper" është një tregim i shkurtër i shkrimtares amerikane Charlotte Perkins Gilman, botuar për herë të parë në janar 1892 në Revistën New England. Ajo konsiderohet si një vepër e hershme e rëndësishme e letërsisë feministe amerikane për ilustrimin e qëndrimeve ndaj shëndetit mendor dhe fizik të grave në shekullin e 19-të.
13
The Landlady- Roald Dahl Billy Weaver është një i ri shtatëmbëdhjetë vjeçar i cili ka udhëtuar me tren nga Londra në Bath për të filluar një punë të re. Duke kërkuar për akomodim, ai has në një konvikt dhe ndihet çuditërisht i detyruar nga tabela e saj që thotë "Bed and Breakfast".
14
The Landlady- Roald Dahl Rrëfyer në vetën e parë, historia është një përmbledhje shënimesh në ditar të shkruar nga një grua, bashkëshorti mjek i së cilës ka marrë me qira një rezidencë të vjetër për verën. Duke hequr dorë nga dhomat e tjera të shtëpisë, çifti zhvendoset në çerdhen e sipërme. Si një formë trajtimi, burri e ndalon gruan e paidentifikuar të punojë ose të shkruajë dhe e inkurajon atë të hajë mirë dhe të marrë shumë ajër në mënyrë që ajo të mund të shërohet nga ajo që ai e quan "depresioni nervor i përkohshëm - një tendencë e lehtë histerike", një e zakonshme.
15
Përsëritje
16
Provim Final
1
Studentët do të kuptojnë dhe njohin zhanerat e teksteve.
2
Në përfundim të kësaj lënde, studentët duhet të përvetësojnë njohuri mbi cfarë është analiza e tekstit dhe llojet e analizave.
3
Synohet analiza e teksteve duke filluar nga studimi i fjalëvë tek kuptimi dhe domethënia më gjërë.
4
Studentët do të aftësohen të analizojnë sfondin dhe referimet historike.
5
Studentët do të aftësohen në analizimin e referimeve fetare.
6
Gjithashtu synohet analiza e kontekstit, simboleve, temave kryesore etj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 1 1
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
136
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.44
ECTS
5.00