Aftësi Komunikimi II

Print

Eduina Maksuti, Msc

Kodi
ELL 116
Emri
Aftësi Komunikimi II
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Lënda synon të kuptuarit e natyrës së grupeve, zgjidhjen e problemeve në grup dhe gjithashtu komunikimin publik. Një fokus do të jetë në përdorimin në grup (akademik) dhe biznes (teknik) të të folurit dhe raportimit.

Objektivat

Objektivat e kësaj lënde janë: studenti duhet të kuptojë komunikimin si një pajisje jetësore e njeriut, të jetë në gjendje të vlerësojë komunikimin në një nivel njerëzor dhe ndërpersonal, të mësojë si të jetë bindës dhe efektiv në të folur dhe gjatë intervistimit për grupe të vogla dhe publikun, dhe të jetë në gjendje të analizojë në mënyrë kritike përdorimet e komunikimit në masmedia.

Java
Tema
1
Natyra e Grupeve. Në këtë leksion do të diskutohet rreth qëllimeve individuale të anëtarevë te grupit, qëllimet e përbashketa mes anëtarëve si dhe ato që mund të shërbejnë si axhenda të fshehura. Po kështu, në këtë leksion do të flitet rreth atyre qëllimeve individuale të cilat ndihmojnë apo pengojnë grupin në arritjen e objektivave. (fq. 258-264).
2
Natyra e Grupeve. Ne këtë leksion do të shpjegohet rreth normave detyruese dhe proceduriale që ndihmojnë një grup për të patur sukses, normat sociale që ndihmojnë në suksesin e grupit, normat sociale që ndërhyjnë në suksesin e grupit si dhe mënyra në të cilën niveli kulturor i anëtarëve të grupit ndikon në komunikimin mes anëtarëve. (fq. 265-287).
3
Të zgjdhësh problemet në grup. Gjatë këtij leksioni do të diskutohet zgjidhja e problemeve në grup e cila përfshin: situatat kur duhet të përdorësh (apo mos përdorësh) grupin për zgjidhjen e problemeve, cilat janë formatet më të mira për zgjidhjen e situatave problematike, qasjet pro dhe kundër grupeve virtualë. (fq 288-297).
4
Të zgjidhësh problemet në grup. Në këtë leksion do të diskutohen hapat që ndërmerren për një qasje të strukturuar në zgjidhjen e problemit si dhe do të hidhet një vështrim në mënyrën sesi të mbahen marrëdhëniet e mira mes anëtarëve të grupit. (fq. 298-307)
5
Lidershipi. Gjatë këtij leksioni do të shpjegojmë sesi komunikimi vepron për të vendosur influencën. Po kështu, do të shpjegohen burimet e pushtetit në grup duke patur për qëllim të tregohet se jo çdo influence qëndron mbi personin e ngarkuar. (fq. 308-324).
6
Të zgjedhësh dhe të zhvillosh një temë. Ky leksion do të jetë rreth rëndësisë se zgjedhjes së një teme efektive fjalimi, formulimi i shprehjes së qëllimit të fjalimit, teza e fjalimit që ndihmon në zhvillimin e temës. Analiza e audiencës dhe rastit në çdo situatë fjalimi. (fq. 326-339).
7
Mbledhja e informacionit. Pasi te mësohet sesi të zhvillohet një temë dhe të analizohet situata e fjalimit, në këtë leksion do të flasim rreth mënyrave të mbledhjes së informacionit për fjalimin duke përfshirë këto burime: Kërkimin në internet, kërkimin në bibliotekë, intervistat, vëzhgimi personal, anketimi. (fq. 340-251)
8
Provim Gjysmëfinal
9
Organizimi dhe mbështetja. Në këtët leksion do të flitet rreth rendësisë se nje orgaizimi të qartë fjalimi, struktura bazë e fjalimit, hapat që duhen ndërmarrë për të organizuar strukturën e fjalimit. (fq. 352-361).
10
Organizimi dhe mbështetja. Gjatë këtij leksioni do të shpjegohen rëndësia e një hyrjeje efektive së bashku me tranzicionin dhe konkluzionet. Do të shpjegohen gjithashtu edhe funksionet dhe llojet e materialit mbështetës si dhe llojet e ndihmave vizuale. (fq. 362-385).
11
Të japësh mesazhin. Në këtë leksion do të diskutohen ndryshimet ndërmjet efektit lehtësues dhe frikësues të skenës, shkaqet e frikës së skenës dhe disa mënyra për ta tejkaluar atë. (fq. 386-391)
12
Të japësh mesazhin. Në këtë leksion do të mësohet sesi të zgjidhet mënyra më efektive e mbajtjes së një fjalimi, ndryshimet mes mënyrave të mbajtjes së fjalimit si dhe aspektet audiovizuale të mbajtjes së fjalimit. (fq 392-403).
13
Fjalimi informativ. Ky leksion do të jetë mbi diferencën mes një fjalimi informativ dhe atij bindës si dhe rëndësinë e pasjes së një qëllimi informativ. Do të diskutohet gjithashtu edhe rëndësia e përdorimit të një gjuhe të qartë. (fq. 404-425).
14
Fjalimi informativ. Në këtë leksion do të shpjegohet rreth karakteristikave të çështjeve bindëse dhe etike të një fjalimi, rëndësia e përcaktimit të një qëllimi të qartë bindës dhe përbëresit e besueshmërisë personale. (fq. 426-455).
15
Përmbledhje e javëve 1-14
16
Provim Final
1
Studentët do të fitojnë të kuptuarit teorik të komunikimit intrapersonal, ndërpersonal, në grup, publik dhe të komunikimit masiv
2
Studentët do të zotërojnë elementet kryesore të komunikimit teknik në biznes dhe raportim
3
Aplikimi i kësaj njohurie në jetën e tyre të përditshme dhe në prezantime publike
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 3 3
Gjysmë finale
1 3 3
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00