Letërsi Angleze I

Print

Edona Llukacaj, PhD

Kodi
ELL 215
Emri
Letërsi Angleze I
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë përqëndrohet në studimin e Letërsisë Angleze/Britanike, duke filluar nga periudha e hershme Anglo-Saksone deri në fillimet e Periudhës Romatike të shekullit të 18-të. Kjo lëndë ndjek vijimësinë kronologjike të periudhave letrare të letërsisë Britanike, duke marrë në konsideratë zhvillimet historike të secilës periudhë. Nëpërmjet njohjes së disa prej veprave dhe autorëve më të rëndësishëm anglezë, studentët kanë mundësinë të njihen me Letërsinë Angleze dhe ndikimin e saj në shoqërinë Anglo-Saksone, dhe më tej në shoqërinë Britanike.

Objektivat

Objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritikat letrare mbi to. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm, por jo më si një lexues i thjeshtë, por duke përzgjedhur autorë dhe libra, duke arritur dallimin dhe identiikimin e librave dhe letërsisë së mirë. Gjithashtu, synimi më afatgjatë i kësaj lënde është kultivimi i dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.

Java
Tema
1
Prezantimi i Lëndës Një përmbledhje e periudhave letrare në letërsinë angleze
2
Letërsia dhe Historia Anglo-Saksone Beowulf
3
Anglishtja e Mesme Geoffrey Chaucer, Rrefenjat e Canterbury
4
Thomas Malory Legjenda e Mbretit Artur (Vdekja e Arturit)
5
Rilindja Angleze Soneta, Spenser & Shekspir
6
Drama Elizabetiane, Christopher Marlowe: Doctor Faustus (1592)
7
Perseritje Para Provimit Gjysmë Final
8
Provim Gjysmë Final
9
Ndikimi i Shekspir ne Letersine Britanike Tragjedia "Macbeth"
10
Fillimshekulli i 17-te John Donne "Vdekje, mos u lumturo"
11
Periudha Neoklasike ne Letersine Britanike Periudha e Restaurimit
12
,John Milton, "Paradise Lost"
13
Alexander Pope, An Essay on Criticism (1711)
14
Jonathan Swift: Gulliver’s Travels (1726)
15
Perseritje Para Provimit Final
16
Provim Final
1
Të kuptojmë elementët bazë të Letërsisë Angleze nga periudha e hershme Anglo-Saksone deri në fillimet e Romantizmit
2
Përmirësimi i aftësive gjuhësore dhe i të shprehurit me gojë
3
Avancimi në analizimin kritik të teksteve të ndryshme.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 6 6
Gjysmë finale
1 7 7
Provimi përfundimtar
1 8 8
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00