Sociolinguistikë

Print

Arti Omeri, PhD

Kodi
ELL 318
Emri
Sociolinguistikë
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Kursi synon të njohë studentët me problemet teorike, praktike dhe metodologjike të Sociolinguistikës, si dhe evoluimin e përgjigjeve të këtyre problemeve dhe debateve të vazhdueshme. Në këtë kurs do të eksplorohen mënyrat sesi gjuha krijon dhe reflekton identitetet sociale. Do të shohin edhe faktorët kontekstual – social, kulturor, gjeografik, politik, etj. – që ndikojnë në përdorimin e gjuhës dhe variantet e saj. Në thelb do të mësohet sesi gjuha i jep formë botës tonë dhe sesi njerëzit i japin formë vetë gjuhës. Sociolinguistika është studim përshkrues i ndikimit të cdo aspekti të shoqërisë duke përfshirë normat kulturore, pritshmëritë, kontekstin, në mënyrën sesi gjuha përdoret, dhe efektet i përdorimit të gjuhës në shoqëri.

Objektivat

Objektivat kryesore të këtij kursi janë: 1.Të pajisë studentin me njohuri rreth lidhjeve të gjuhës me jetën sociale dhe aspekteve të këtyre lidhjeve 2. Të hetojë variantet gjuhësore dhe ndërshkëmbimin ndërmjet gjuhës dhe identiteteve sociale duke përdorur metoda cilësore dhe të numërta 3. Të zgjerojë njohuritë e studentëve duke marrë parasysh, që qëllimi i sociolinguistikës është bazuar në teorinë, e cila siguron një dëshmi të mënyrës sesi një gjuhë përdoret në komunitet, dhe të zgjedhjeve që njerëzit përdorin, kur ato përdorin një gjuhë të caktuar 4. Të ndihmojë studentët të kuptojnë se sociolinguistika është shumë relevante në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies të një gjuhe të huaj si një faktor rregullues social.

Java
Tema
1
Hyrje Njohuri per gjuhen – Variantet – Hulumtim shkencor – Gjuha dhe shoqeria – Sociolinguistika dhe sociologjia e gjuhes – Shqetesimet metodologjike – permbledhje – Lexim i metejshem pp 1-23
2
Gjuha dhe komunitetet Gjuha, Dialektet, dhe variantet Gjuha dhe dialekti - Dialektet rajonale - Dialektet shoqërore - Stilet, regjistrat dhe besimet - Lexim i mëtejshëm pp 25-58
3
Pidgins dhe Kreoles Lingua Francas – Përkufizime – Shpërndarja dhe Karakteristikat – Origjina - Nga Pidgin në Creole - Lexim i mëtejshëm pp 58-88
4
Kodet, Diglosia – Dygjuhësia dhe Shumëgjuhësia – Ndërrimi i kodeve - Lexim i mëtejshëm pp 88-119
5
Bashkësitë e të folurit Përkufizimet – Bashkësitë ndërthurëse – Rrjetet dhe Repertorët – Lexim i mëtejshëm pp 119 - 133
6
Variacion gjuhësor Variacioni rajonal – Ndryshorja gjuhësore – Linguistic dhe Variacioni social – Mbledhja dhe analiza e të dhënave –Lexim i mëtejshëm pp 135-162
7
Disa Gjetje dhe Çështje Një studim i hershëm - New York City - Norwich dhe Reading - Një shumëllojshmëri studimesh - Belfast - Polemika - Lexim i mëtejshëm pp 162-191
8
Provim gjysmefinal Ndryshimi Pamja tradicionale – Ndryshimet në progres – Procesi i Ndryshimi – Lexim i mëtejshëm pp 191-219
9
Fjalët dhe Kultura Whorf – Familje – Taksonomi – Ngjyra – Prototipe – Tabu dhe Eufemizmi – Lexim i mëtejshëm pp 221-242
10
Etnografitë Varietetet e të folurit - Etnografia e të folurit - Etnometodologjia – Lexim i mëtejshëm pp 242-260
11
Solidaritet dhe mirësjellje Tu dhe Vous – Kushtet e Adresimit – Mirësjellja – Lexim i mëtejshëm pp 260-284
12
E folura dhe Veprimi Veprat e të folurit – Bashkëpunimi – Biseda – Lexim i mëtejshëm pp 284-313
13
Gjinia Dallimet – Shpjegimet e mundshme – Lexim i mëtejshëm pp 315-335
14
Disavantazhi Kodet Përsëri - Anglishtja Afrikano-Amerikane - Pasojat për edukimin – Lexim i mëtejshëm pp 335-356
15
Planifikimi Çështjet – Një shumëllojshmëri situatash – Shembuj të mëtejshëm – Fituesit dhe Humbësit – Lexim i mëtejshëm pp 356-383
16
Provimi final
1
Studentët duhet të mbarojnë këtë kurs më njohuri mbi: Qëllimin e sociolinguistikës dhe marëdhëniet me nëndisiplinat e tjera dhe fushat e tjera akademike
2
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë lidhjen mes përdorimit të gjuhës dhe çështjeve sociale
3
Studentët do të jenë në gjendje të analizojnë ndikimin e statusit shoqëror në përdorimin e gjuhës dhe anasjelltas
4
Studentët do të mendojnë në mënyrë kritike mbi transformimin e gjuhës nga kultura
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 6 6
Provimi përfundimtar
1 8 8
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00