Letërsi Angleze II

Print

Hysni Kafazi, Msc

Kodi
ELL 216
Emri
Letërsi Angleze II
Semestri
4
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky është një kurs që ka për qëllim prezantimin e studentëve me letërsinë Angleze. Ai mbulon periudhën nga shekulli i tetëmbëdhjetë deri në ditët e sotme. Në këtë kurs do të studiohen tekstet nga zhanra të ndryshëm letrarë si poezi dhe prozë.

Objektivat

Objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritikat letrare mbi to. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm, por jo më si një lexues i thjeshtë, por duke përzgjedhur autorë dhe libra, duke arritur dallimin dhe identiikimin e librave dhe letërsisë së mirë. Gjithashtu, synimi më afatgjatë i kësaj lënde është kultivimi i dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.

Java
Tema
1
Rishikim i Periudhave Letrare në Letërsinë Angleze. Prezantim i lëndës. Hyrje në Periudhën Romantike. Vepra e Samuel Jackson.
2
Periudha Romantike (1785-1830)
3
Poezia Romantike. Vepra e William Blake, William Wordsworth dhe Samuel Taylor Coleridge.
4
Poezia Romantike. Vepra e Lord Byron, John Keats, dhe Percy Bysshe Shelley.
5
Heroi Bajronik. Letërsia Gotike dhe Feministe. Frankenstein.
6
Mary Shelley, Frankenstein.
7
Hyrje në Periudhën Viktoriane.
8
Provimi Gjysem-semestral
9
Romani Viktorian. Oscar Wilde, The Picture of Dorian Gray
10
Oscar Wilde, The Picture of Dorian Gray
11
Modernizmi. Sfondi historik, karakteristikat e letërsisë moderne.
12
Përroi i ndërgjegjes. Virginia Woolf, "The Mark on the Wall", "Professions for Women"
13
Proza Moderne: James Joyce, "A Little Cloud"
14
Poezia Moderne: Vepra e W.B.Yeats dhe T.S.Eliot
15
Postmodernizmi. Samuel Beckett, Happy Days
16
Provim Final
1
Të identifikojnë dhe gjurmojnë zhvillimet në letërsinë britanike nga fillesat në periudhën moderne, duke shpjeguar lëvizjet letrare, historike , filozofike, shoqërore, dhe teologjike kyçe dhe duke eksploruar se si këto lëvizje janë pasqyruar në letërsinë përfaqësues të kohës.
2
Të kuptojnë termat letrarë , tematikën kryesore, dhe parimet kritike dhe t’i përdorin ato për të analizuar vepra të veçanta të letërsisë britanike sipas periudhave kohore të përcaktuara.
3
Të shprehin gjithë vizionin / qasjet dhe të kuptuarin në letërsinë dhe kulturën e çdo periudhe duke e analizuar atë përmes një stili të qartë shpjegues.
4
Të vlerësojnë letërsinë, gjuhën dhe imagjinatën; të zhvillojnë një pasion për to; të vlerësojmë aftësinë e letërsisë për të shprehur ndjenja, kultivuar imagjinatën, dhe të parashtrojnë faktet si njerëz.
5
Të kultivojnë kapacitetin e tyre për të gjykuar vlerën estetike dhe etike të teksteve letrare - dhe të jenë në gjendje të artikulojnë standardet mbi të cilën mbështeten vendimet e tyre; të vlerësojnë përdorimin shprehës të gjuhës si një veprimtare themelore dhe mbështetëse e njeriut e cila e përgatit lexuesve dhe shkrimtarëve të mësuar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
1 20% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 5 5
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
113
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.52
ECTS
5.00