Letërsi Angleze I

Print

William Karl Martin, PhD

Kodi
ELL 215
Emri
Letërsi Angleze I
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë përqëndrohet në studimin e Letërsisë Angleze/Britanike, duke filluar nga periudha e hershme Anglo-Saksone deri në fillimet e Periudhës Romatike të shekullit të 18-të. Kjo lëndë ndjek vijimësinë kronologjike të periudhave letrare të letërsisë Britanike, duke marrë në konsideratë zhvillimet historike të secilës periudhë. Nëpërmjet njohjes së disa prej veprave dhe autorëve më të rëndësishëm anglezë, studentët kanë mundësinë të njihen me Letërsinë Angleze dhe ndikimin e saj në shoqërinë Anglo-Saksone, dhe më tej në shoqërinë Britanike.

Objektivat

Objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritikat letrare mbi to. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm, por jo më si një lexues i thjeshtë, por duke përzgjedhur autorë dhe libra, duke arritur dallimin dhe identiikimin e librave dhe letërsisë së mirë. Gjithashtu, synimi më afatgjatë i kësaj lënde është kultivimi i dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.

Java
Tema
1
Prezantimi i Lëndës
2
Letërsia dhe Historia Anglo-Saksone
3
Beowulf
4
Middle English dhe Chaucer
5
The Canterbury Tales
6
Thomas Malory, Legjenda e Mbretit Artur
7
Soneta, Spenser dhe Shekspir
8
Drama Elizabetiane, Marlowe dhe "Doctor Faustus"
9
"Doctor Faustus", Fragmente të zgjedhura
10
Provim Gjysmë Final
11
Poezia Metafizike, John Donne
12
Periudha e Restaurimit, autorët kryesorë dhe qasjet letrare
13
John Milton, "Paradise Lost"
14
Alexander Pope, "An Essay on Criticism"
15
Jonathan Swift, "A Modest Proposal"
16
Provim Final
1
Të kuptojmë elementët bazë të Letërsisë Angleze nga periudha e hershme Anglo-Saksone deri në fillimet e Romantizmit
2
Përmirësimi i aftësive gjuhësore dhe i të shprehurit me gojë
3
Avancimi në analizimin kritik të teksteve të ndryshme.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
4 5% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 4 4
Gjysmë finale
1 3 3
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
114
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.56
ECTS
5.00