Aftësi Gjuhësore Akademike II

Print

Albana Cekrezi, PhD

Kodi
ELL 112
Emri
Aftësi Gjuhësore Akademike II
Semestri
2
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Silabusi i këtij kursi ka një strukturë shumë dimensionale që përfshin gramatikë dhe fjalor të ndërthurur tek aftësitë e të dëgjuarit, të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit. Për sa i përket leximit do të theksohet kuptimi i tij, njohja e fjalorit dhe leximi më i gjerë. Ky kurs ka si qëllim të zhvillojë aftësitë e të mësuarit të studentëve duke i përfshirë ata në detyra, duke i lënë të punojnë në mënyrë të pavaruar me fjalor apo edhe burime të tjera gjuhësore. Kursi ka si qëllim të zhvillojë aftësitë gjuhësore të studentëve dhe sidomos aftësitë e leximit dhe shkrimit. Tekstet e këtij kursi do të ndihmojnë studentët të përmirësojnë aftësinë e të kuptuarit në fusha të ndryshme (p.sh shkenca sociale, shkenca natyrore dhe shkencat humane) me metoda të ndryshme të diskursit( p.sh interpretim, tregim dhe argumentim). Studentët do të zhvillojne aftësitë e mendimit kritik nëpermjet konkluzioneve dhe aftësive për të formuluar pyetje. Tekstet përfshijnë aspekte kulturore të vendeve anglisht folëse e më tej duke ndihmuar edukimin ndërkulturor të studentëve. Shkrimi është zhvilluar nëpërmjet studimit më të thellë të strukturës gramatikore dhe praktikës së teknikave të shkrimit të paragrafëve dhe sidomos eseve pesë paragrafëshe. Studentët përmirësojnë aftësinë e tyre në formimin e fjalive të tipeve të ndryshme.

Objektivat

Kursi ka për qëllim: - Të zhvillojë aftësitë verbale dhe të lexuarit të studentëve - Të përmirësojë përdorimin dhe përvetësimin e fjalorit duke mësuar strategji gjatë leximit - Të mësojë si të shkruajnë letra, njoftime dhe tregime - Të zhvillojë njohuritë e artikujve leksikore duke përfshirë foljet dhe renditjet e tyre - Të zhvillojë aftësitë e ndërveprimit shoqëror të studentëve nëpërmjet mësimit sesi të nisin një bashkëbisedim dhe si të japin opinione

Java
Tema
1
Kush jemi ne? Të ndryshëm por të njëjtë. Koha e tashme dhe e shkuar
2
Letra informale, Fletore pune
3
Të tejkalojmë kufijtë. Si të ndërtojmë një njeri Bionic. Koha e ardhme
4
Të shkruajmë, Fletore pune
5
Të zgjerojmë horizontin, Ndërmarrës të rinj që lënë gjurmë, Format infinitive /-ing
6
Të shkruajmë letra/email formale/gjysmë formale, Fletore pune
7
Përsëritje
8
Provim Gjysmëfinal
9
Cështje shëndetësore, Foljet Modale
10
Të shkruajmë një ese të bazuar në të dhëna, Fletore pune
11
Cështje për tu shqetësuar, Investigimi I krimeve mjedisore, Të shkruajmë raporte, Fletore pune
12
Bota materiale, Ese Pro dhe Kundër
13
Rikthim në natyrë, Të shkruajmë një tekst narrativ
14
Arti I Argëtimit,Të riskosh jetën dhe gjymtyrët,Të shkruajmë një përmbledhje
15
Përsëritje
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë ligjëratat e gjata dhe leksionet dhe do të studiojnë pjesët komplekse të argumentit në gjuhën angleze.
2
Studentët do të jenë në gjendje të lexojnë artikuj dhe tekste në gjuhën angleze në lidhje me tema të përkohshme në të cilat shkrimtari ka përdorur një këndvështrim apo qëndrim të vecante.
3
Studentët do të jenë në gjendje të marin pjesë në diksutimet akademike në gjuhën angleze, të prezantojnë në shkallën e duhur përshkrimet e detajuara dhe të mbrojnë një këndvështrim të caktuar duke përmendur avantazhe dhe disavantazhe të ndryshme.
4
Studentët do të jenë në gjendje të mbajnë shënime dhe të shkruajnë ese dhe përmbledhje në gjuhën angleze.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 2 2
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
3 6 18
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00