Letërsi Angleze I

Print

William Karl Martin, PhD

Kodi
ELL 215
Emri
Letërsi Angleze I
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë përmban një numër të konsiderueshëm temash që ndihmojnë studentin jo vetëm të njihet me Letërsinë Angleze që në fillimet e saj, por edhe të kuptojë impaktin që letërsia ka patur që herët në kulturën anglo saksone e më pas anglo britanike, dhe nga ana tjetër si ka ndikuar zhvillimi i shoqërisë në letërsinë e kohës. Ky kurs i lëndës Letërsi Angleze është semestral, dhe si i tillë përshkon vijën kronologjike të letërsisë që nga Old English e deri në periudhën e Middle e më pas Modern English, saktësisht deri në vitet 1800, meqenëse edhe pse e shtrirë gjatë në vite nuk ka një numër të madh prurjesh letrare në propocion të drejtë me periudhën kohore. Studentët do të njihen me shkrimtarë të ndryshëm gjatë periudhave të ndryshme letrare si dhe me veprat e tyre më në zë. Në fund të semestrit studentët do t`i nënshtrohen provimit me shkrim për të testuar jo vetëm njohuritë e marra, por kryesisht zotësinë e përdorimit të njohurive në analiza kritike letrare.

Objektivat

Objektivat mund të shihen të shtrira gjatë gjithë semestrit dhe jo vetëm në përfundim të tij. Kështu që objektiv primar i kursit është të nxiturit e mendimit kritik në letërsi, që vjen pas një prezantimi të hollësishëm të autorëve dhe të faktorëve socialë e kulturorë të periudhave kur veprat e tyre dolën për lexuesin, mënyrat e pritjes dhe kritika për ta. Duke marrë njohuri të tilla, studentët në mënyrë graduale por efektive do të jenë në gjendje të shprehin lirisht mendimet e tyre rreth veprave në shqyrtim, duke hedhur në të njëjtën kohë hapat e parë drejt një analize më cilësore të veprave letrare. Objektiv tjetër mbetet nxitja e studentëve drejt leximit të vazhdueshëm por jo më si një lexues i thjeshtë amator, përzgjedhja e autorëve dhe librave për lexim, duke bërë njëherë e mire ndarjen e një libri të mire nga një best seller, por mbi të gjitha rritja e dashurisë për librin dhe leximi gjatë gjithë jetës.

Java
Tema
1
Prezantimi i Lëndës; Historia Anglo-Saksone
2
Letërsia Anglo-Saksone - Beowulf
3
Historia e Anglishtes 1000-1500; Gjuha dhe Chaucer
4
Chaucer - karakterizimi dhe Wife of Bath
5
Thomas Mallory dhe legjenda e Arturit
6
Soneta, Spenser dhe Shekspiri
7
Drama Elizabetiane, Marlowe dhe Faust
8
Doctor Faustus - Prolog
9
John Donne - Alegoria dhe Seven deadly sins
10
Provim Gjysmë Final
11
John Donne - metafizikë
12
John Milton- Histori, Politike dhe Fe
13
Paradise Lost, Turmoil dhe Letërsi
14
Satiri dhe Jonathan Swift
15
Swift - Propozimi Modest
16
Provim Final
1
Të kuptojmë elementët bazë poezisë, dramës, novelës dhe historive të shkurtra
2
Përmirsimi i aftesive gjuhësore dhe i te shprehurit me gojë
3
Avancimi në Analizimnin kritik të teksteve të ndryshme.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
1 20% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 25 25
Të tjera
1 10 10
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00