- Kodi
- LAW 436
- Emri
- E Drejta Penale Ndërkombëtare
- Semestri
- 2
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Ky kurs synon të ofrojë një pasqyrë të plote mbi te drejtën penale ndërkombëtare, si historikun e krijimit te saj, parimet e se drejtes penale nderkombetare, krimet nderkombetare, pergjegjesine penale per krime nderkombetare apo rrethanat e perjashtimit nga pergjegjesia penale. Lenda analizon gjithashtu aktorët kryesorë në procedurën penale ndërkombëtare, organizimin dhe funksionimin e Gjykates dhe Prokurorise, si dhe elementet e procedurës penale, duke u ndalur tek hetimi, provat, gjykimi, ankimi, rishikimi dhe ekzekutimi i vendimeve te dhena ngja Gjykata Nderkombetare Penale dhe tribunalet e tjere nderkombetare
- Objektivat
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje ne te drejten penale ndërkombëtare. Çfarë është e drejta penale ndërkombëtare? Çfarë është e drejta penale ndërkombëtare? Karakteristikat e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare Çfarë është krimi ndërkombëtar? Burimet e së drejtës penale ndërkombëtare ( International Criminal Law Manual Kapitulli 1, fq 23 - 47 )
- 2
- Veshtrim historik i së drejtës penale ndërkombëtare Gjenezat e se drejtes penale nderkombetare. Backgroundi historik i krijimit te tribunaleve dhe juridiksioneve nderkombetare penale ( International Criminal Law Manual, Kreu 2, faqe 47 - 80)
- 3
- Juridiksionet penale ndërkombëtare Gjykatat dhe tribunalet nderkombetare, kombetare apo hibride. Tribunali i Nurenbergut. Tribunali Ushtarak i Tokios. Tribunalet nderkombetare penale ad hoc. Tribunali Nderkombetar per krimet ne ish -Jugosllavine, Tribunali nderkombetar per krimet ne Ruande. Sfidat e krijimit dhe ligjshmerise Gjykata Penale Nderkombetare. Alternativat e juridiksioneve [penale nderkombetare ( International Criminal Law Manual, Kreu 2, fq 47-80)
- 4
- Genocidi Zhvillimi historik. Genocidi në statutet e tribunale penale ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare kundrejt së drejtës së brendshme. Elementet e krimit te genocidit. Veprat specifike qe perbejne genocid. ( International Criminal Law Manual, Kreu 3, fq 164 -198)
- 5
- Krimet kundër njerëzimt Zhvillimi historik.Parashikimi ne statutet e tribunaleve nderkombetare. Elementet e krimeve kundër njerëzimit. Elemente kontekstuale. Veprat specifike. ndryshimi me genocidin ( International Criminal Law Manual, Kreu 3, fq 133- 164 )
- 6
- Krimet e luftës Çfarë është e Drejta Ndërkombëtare Humanitare? Burimet e së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare Parimet e Përgjithshme të se Drejtes Ndërkombëtare Humanitare. Zhvillimi i nocionit të krimeve të luftës. Parashikimi ne statutet e tribunaleve nderkombetare. Elementet e krimeve të luftës. Raporti me krimet e tjera nderkombetare ( International Criminal Law Manual, Kreu 3, fq 82-133 )
- 7
- Agresioni Zhvillimi historik i krimit të agresionit. Përkufizimi i Agresionit sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme 3314 (XXIX) 201. Roli i GJND-së në përcaktimin e agresionit Krimi i agresionit dhe ius ad bellum Elementët e krimit të agresionit. ( International Criminal Law Manual, Kreu 3, fq 198-211 )
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Parimet e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare Parimi i ligjshmërisë ne te drejten penale. Nullum Crimen Sine Lege. Nulla Poena Sine Lege. Ndalimi i fuqise prapavepruese te ligjit penal. Parimi i Specifikimit. Ndalimi i Analogjisë. Parimi Ne Dubio Pro Rei. Parimi non bis in idem ( International Criminal Law Manual, Kreu 4, fq 239-251)
- 10
- Llojet e përgjegjësise penale në të drejtën penale ndërkombëtare Format e përgjegjësisë penale në te drejten penale ndërkombëtare Mënyrat e përgjegjësisë kundrejt krimeve tëpaperfunduar. Pergjegjesia penale individuale. Pergjegjesia ne rastet e bashkepunimit. Komploti,shtytja, planifikimi, organizimi, ekzekutimi i krimit, ndihma, mbështetja. Bashkëpunimi në gjenocid. Përgjegjësia e superioreve ose komandanteve ( International Criminal Law Manual, Kreu 4, faqe 251 - 293)
- 11
- Përjashtimi nga përgjegjësia penale në drejtën penale ndërkombëtare Imuniteti. Amnistia. Alibia. Gabimi ne Fakt ose ne ligj. Sëmundje mendore. Dehja. Mbrojtja e vetvetes, e të tjerëve. Urdhrat e Superioreve. Nevoja ushtarake. ( International Criminal Law Manual, Kreu 4,faqe 293 - 325)
- 12
- Organizimi i gjykatave dhe tribunaleve nderkombetare. Parimet kryesore qe udheheqin procesin penal ndërkombëtar. Organizimi itribunaleve ndërkombëtare. Gjyqtarët (Dhomat). Kryesia. Prokuroria. Regjistri. Mbrojtja. Rregullat e Procedurës dhe Provave. Parimet e përgjithshme që rregullojnë procedurat ndërkombëtare. Marrëdhënia midis juridiksioneve ndërkombëtare dhe kombëtare. Parimi i supremacise dhe komplimentaritetit. Bashkëpunimi nën ICTY, ICTR dhe ICC. ( International Criminal Law Manual, Kreu 6, faqe 379 - 421)
- 13
- Ndjekja penale para gjykatave dhe gjykatave ndërkombëtare. Hetimi dhe të drejtat e të dyshuarve. Procedura paragjyqësore. Dhoma e procedures paraprake. Aktakuza. Përgatitja për gjykim ( International Criminal Law Manual, Kreu 6, faqe 421-435)
- 14
- Gjykimi para tribunaleve dhe gjykatave ndërkombëtare Gjykimi. Rregullat e procedures dhe provave. Viktimat dhe dëshmitarët në procedimet penale nderkombetare. Dënimi. Ankimi. Rishikimi i vendimeve. Zbatimi i Dënimeve. Lirimi i Parakohshëm, Falja ose Zbutja e Dënimeve dhe Rishikimi i Dënimit. ( International Criminal Law Manual, Kreu 6, faqe 435 - 452)
- 15
- Gjykimi i krimeve nderkombetare nga juridiksionet vendase. Bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë juridike në të drejtën penale ndërkombëtare Parimi i personalitetit aktiv. Parimi i personalitetit pasiv. Parimi i territorialitetit. Juridiksioni universal. Ndikimi i së drejtës ndërkombëtare në legjislacionin kombëtar dhe ndjekjen penale. Bashkëpunimi shtetëror në proceset penale nderkombetare. ( International Criminal Law Manual, Kreu 5, faqe 333-371)
- 16
- Provim Final
- 1
- Ne perfundim të kursit, studentët do të marrin njohuri te thelluara mbi ligjin nderkombetar penal, si ne planin material dhe ate procedurial
- 2
- Ne perfundim te kursit studentët do te jene ne gjendje te kuptojne dhe analizojne krimet nderkombetare dhe elementet e tyre.
- 3
- Ne perfundim të kursit, studentët do të kene njohuri te thelluara mbi tribunalet penale nderkombetare dhe juridiksionin e tyre.
- 4
- Ne perfundim te kursit studenti do te jete ne gjendje te zgjidhe probleme praktike qe lidhen me zbatimin e ligjit penal nderkombetar, ne rafsh nderkombetar apo kombetar.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 40%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 60%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 6 84
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 0 0
- Provimi përfundimtar
- 1 0 0
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 148
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.92
- ECTS
- 6.00