International Investment Law

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 521
Emri
International Investment Law
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta ndërkombëtare e investimeve dhe arbitrazhi është një nga lendet me zhvillim më të shpejtë në të drejtën ndërkombëtare. Kjo është një lende që kombinon elemente të traktatit dhe të drejtës zakonore ndërkombëtare, politikave publike, si dhe zgjidhjen e kontesteve private. Në dekadat e fundit, ka pasur një rritje dramatike të numrit të traktateve bilaterale investimeve dhe marrëveshjeve të tjera me dispozitat e investimeve të lidhura, e ndjekur nga një rritje të mprehtë në numrin e mosmarrëveshjeve ndërmjet investitorëve privatë dhe shteteve sovrane sipas këtyre regjimeve të specializuara ligjore.

Objektivat

Java
Tema
1
Prezantimi i kursit: zhvillimi historik i së drejtës ndërkombëtare të investimeve Ky leksion do te fokusohet në zhvillimin historik të tsë drejtës ndërkombëtare të investimeve. Duke e parë në një perpsketive historike, lekioni do të evidentojë rëndësine natyrës së bisnesit si një investim i huja dhe detyrimet e shteteve pritëve për të garantuar investimin. Literatura përkatese: Rudolf Dolzer and Christoph Schreuer, Principles of International Investment Law (OUP 2008) 1-10
2
Burimet e së drejtës ndërkombëtare të investimeve Ky leksion do të fokusohet në burimet e së drejtës ndërkombëtare të investimve. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet së drejtës zakonore ndërkombëtare si nje standart minimal, pasuar me pas me domosdoshmerinë që të drejtat dhe detyrimet të parashikoheshin në formë të shkruar. Në këtë mënyrë lindi e drejta e traktateve në fushën e investimeve të huaja. Në fund leksioni do të fokusohet në marrëveshejt rajonale më të rëndësishme si burim i së drejtës. Literatura përkatese: Rudolf Dolzer and Christoph Schreuer, Principles of International Investment Law (OUP 2008) 11-30
3
Interpretimi dhe Aplikimi i Traktateve të Investimit Ky leksion do të fokusohet në 2 aspekte. Së pari, studentet do të njihen me menyrat e interpretimit të traktateve të investimit. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet edhe neneve 31-33 te Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktatve. Më pas leksioni do të fokusohet ne fushen e zbatimit të traktateve të investimit në kohë. Me qëllim materializimin e ketyre dy koncepteve, në klasë do të analizohet një shembull. 31-45
4
Investitori dhe investimet Ky leksion do të foksohet në shpjegimin e dy koncepteve. Koncepti i parë është: cfarë do të quhet investitor. Më pas leksioni do të sqarojë konceptin investim. Me qëllim që këto dy koncepte të kuptohen më qartë, gjatë leksionit do të diskutohen shembuj të ndryshëm të Marrrëveshjeve Bilaterale të Investimeve se si i kanë përkufizuar këto terma. Literatura përkatese: Rudolf Dolzer and Christoph Schreuer, Principles of International Investment Law (OUP 2008) 46 - 71
5
Kontratat e investimeve Ky leksion do të trajtojë kontratat e investimeve. Gjatë leksionit studentët do të njihen me llojet e kontratave të investimeve, ligjin e aplikueshem, kushtëzimet e parashikuara dhe rinegocimi apo adoptimi përfundimtar i marrëveshjes. Literatura përkatese: Rudolf Dolzer and Christoph Schreuer, Principles of International Investment Law (OUP 2008) 72-78
6
Modelet e Kontratave të Investimeve 6 Vitet e fundit, vihet re që shtetet po draftojnë modele lidhur me investimet e huaja. Në këtë leksion do të studiohen disa modele dhe studentët do të jenë në gjendje që të dallojnë ndryshimet. Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet klauzolave që parashikojnë mospërmbushjen e detyrimeve nga investitori. Literatura përkatese: Rudolf Dolzer and Christoph Schreuer, Principles of International Investment Law (OUP 2008) 79-88
7
Standartet e Mbrojtjes Ky leksion do të trajtojë standartet e mbojtjes së investitorit sic janë: i) trajtimi i drejtë dhe i barabartë; ii) mbrojtja e plotë dhe siguria; iii) kushtezimet; iv) aksesi në drejtësi dhe e drejta për një process të rregull ligjor; v) trajtimi kombëtar dhe iv) trajtimi kombëtar më i favorshëm. Të gjithë këto standarte do të shpjegohen edhe nga ana praktike duke iu referuar ceshtjeve të gjykuara nga ICSIDit. Literatura përkatese: Rudolf Dolzer and Christoph Schreuer, Principles of International Investment Law (OUP 2008) 119- 194
8
provimi gjysem final
9
Shpronësimet Në këtë leksion do të trajtohet e drejta e shpronësimit. Duke iu referuar edhe praktikës së ICSID, studentët do të njihen me ligjshmërinë e shpronësimeve. Gjithashty, gjatë leksionit do të diskutohen edhe 2 format kryesore të shrponësimit: direkte dhe indirekte. Literatura përkatese: Rudolf Dolzer and Christoph Schreuer, Principles of International Investment Law (OUP 2008) 89- 118
10
Garancite kunder shpronesimit: Ceshtjet e ISCID Ky leksion do të trajtojë cështje të ndryshme të gjykuara nga ICSID që kanë të bëjnë me garancitë kundër shpronësimit. Studentët do ti lexojnë cështjet në advancë dhe do të diskutohen në klase.
11
Ceshtje ne Interes publik: Mjedisi, te drejtat e njeriut dhe kultura Ky leksion do të trajtojë cështje të ndryshme të gjykuara nga ICSID që kanë të bëjnë me interesin publik si mjedisi, të drejtat e njeriut dhe kultura. Studentët do ti lexojnë cështjet në advancë dhe do të diskutohen në klase Literatura përkatese Ceshtje të marra nga ISCID
12
Masat e pambuluara: Siguria esenciale, Stabiliteti ekonomik dhe mbrojtja e domosdoshmërisë Ky leksion do të trajtojë cështje të ndryshme të gjykuara nga ICSID që kanë të bëjnë me masat e pambuluara si siguria esenciale, stabiliteti ekonomik dhe mbrojtja e domosdoshme. Studentët do ti lexojnë cështjet në advancë dhe do të diskutohen në klase Literatura përkatese Ceshtje të marra nga ISCID
13
Ligji Shqiptar per investimet e huaja Ky leksion do të trajtojë ligjin shqiptar per investimet e huaja dhe rolin e AIDA. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), kryen zyrtarisht promovimin e investimeve, promovimin e eksporteve dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe mbështet investimet direkte në Shqipëri, nëpërmjet identifikimit dhe promovimit të mundësive të investimit, duke ofruar shërbime dhe mbështetje për investorët egzistues dhe ata potencialë. AIDA ofron për investitorët e huaj dhe vendas, mbështetje gjithëpërfshirëse për projektet e tyre të investimeve. Stafi i kualifikuar asiston jo vetëm me analiza mbi tregun, sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime për gjetjen e pronave dhe vendndodhjeve të përshtatshme, ashtu sikurse edhe ndihmon në identifikimin e projekteve të reja dhe ekzistuese për bashkëpunim. Literatura përkatese: 1. Ligji Nr.7764, datë 2.11.1993 ‘Për Investimet e Huaja’ ndryshuar me ligjin nr. 10316, datë 16.9.2010 dhe nr.46/2017, datë 13.4.2017) 2. Ligji Nr.10 303, datë 15.7.2010 ‘Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)’
14
Ceshtjet e paraqitura ne ICSID me Shqiperinë Ky leksion do të trajtojë të gjykuara nga ICSID ku palë ka qenë shtetit shqiptar. Studentët do ti lexojnë cështjet në advancë dhe do të diskutohen në klase Literatura përkatese Ceshtje të marra nga ISCID
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Me përfundimin e këtij kursi, studenti duhet të jetë në gjendje të kuptojnë kornizën komplekse ligjore të zbatueshme për arbitrazhin dhe investimet
2
Me përfundimin e këtij kursi, studenti duhet të jetë në gjendje të kuptojnë tiparet kryesore të një 2. procedure arbitrazhi; marrëdhëniet mes burimeve ndërkombëtare dhe të drejtën e brendshme në lidhje me marrëveshjet e arbitrazhit dhe investimeve si dhe procedurat respektive;
3
Me përfundimin e këtij kursi, studenti duhet të jetë në gjendje të kuptojnë marrëdhëniet mes vullnetit të palëve dhe ligjeve në fuqi në të gjitha fazat e arbitrazhit;
4
Me përfundimin e këtij kursi, studenti duhet të jetë në gjendje të kuptojnë strukturen dhe të kryejë një procedurë arbitrazhi apo investimi.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00