Public International Law

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 414
Emri
Public International Law
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

E Drejta Ndërkombëtare Publike është tërësia e rregullave dhe normave te sjelljes ndërmjet subjekteve te se drejtës ndërkombëtare. Ky kursështë i konceptuar si i përbërë prej disa pjesëve, të cilat ofrojnë njohuri për sa i përket parimeve dhe burimeve të së drejtës ndërkombwtare, elementëve të domosdoshëm për ekzistencën e shtetit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, krijimin e organizatave joqeveritare dhe ndërqeveritare, institutet kryesore të së së Drejtës Ndërkombëtare të Detit, të së Drejtës Ndërkombëtare të Traktateve, të së Drejtës Diplomatike dhe Konsullore, të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, etj. Vëmendje e veçantë u kushtohet mekanizmave ndërkombëtarë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare.

Objektivat

Java
Tema
1
Hyrje në të drejtën ndërkombëtare Kjo temë trajton një vështrim të përgjithshëm mbi të drejtën ndërkombëtare në aspektin historik si dhe rëndësine që ka e drejta ndërkombëtare. Gjatë leksionit, do të diskutohen konceptet kryesore me qëllim që studentet mos të kenë vështirësi. Gjithashtu, studentët do të njihen: i) mënyrën dhe formën e leksioneve; ii) detyrimet e frekuentimit si dhe iii) forma e vlerësimit. Literaturapërkatëse: 1.Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 35-60. 2. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013) 3-19. 3. Karta e OKB
2
Burimet së drejtës ndërkombëtare Në këtë jave studentët do të njihen me burimet e së drejtës ndërkombëtare. Neni 38 i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të diskutohet duke shtruar pyetjet nëse: i) burimet e e së drejtës ndërkombëtare dhe elementet e parashikuara; ii) neni 38 shpreh hierarki ndërmjet burimeve; iii) janë të mjaftueshme apo neni 38 duhet të rishikohet duke reflektuar edhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimet dhe burime të tjera soft. Literaturapërkatëse: 1.Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 61-136. 2. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013) 20-47 3. Statuti i GJNDsë
3
E drejta e traktateve E Drejta e traktateve së bashku me të drejtën ndërkombëtare zakonore janë burimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare. Pas luftës së 2 botërore, gjithnjë e më shumë, shtetet po i materializojnë të drejtat dhe detyrimet nëpërmjet nënshkrimit të traktateve. Në këtë jave, studentët do të njihen më zhvillimin historik të së drejtës së traktatve; përkufizimin e traktatit; llojet e traktatve; mënyra e formimit dhe personat e autorizuar për të lidhur një traktat. Pas kuptimit dhe mënyrës së formimit të traktatit, studentët do të njihen me kuptimin dhe rendësinë e rezervës. Për ta kuptuar më mirë, disa shembuj nga traktate ndërkombëtare dhe raste nga Shqipëria do të diskutohen në klasë. Gjithashtu, në këtë temë do të trajtohet edhe rastet e pavlefshmërisë së një traktati. Literaturapërkatëse: 1. Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve 1969 2. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 97-111
4
E drejta ndërkombëtare dhe legjislacioni kombëtar: Sistemi Monist dhe Dualist Kjo temë trajton marrëdhënien e së drejtës ndërkombëtare dhe legjislacionit ndërkombëtar. Është shumë e rëndësishme që studentët të njihen me mënyrën e penetrimit të së drejtës ndërkombëtare në sistemin ligjor kombëtar. Doktrina juridike njeh 2 llojë sistemesh: atë monist dhe dualist. Gjatë trajtimit të kësaj temë, do të analizohet se cfarë sistemi ka miratuar Shqipëria dhe se si normat ndërkmbëtare marrin vlerë juridike. Literaturapërkatëse: 1.Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 137-167 2. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013) 48-114. 3. Neni 116; 122 dhe 123 Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë miratuar 1998, ndryshuar për herë te fundit në 2016.
5
Subjektiviteti juridik dhe shteti dhe njohja ndërkombëtare Kjo temë trajton personalitetin juridik të shtetit si dhe elementet e shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare. Disa autorë konsiderojnë se elementët e shtetit janë: i) territori; ii) popullsia; iii) pushteti sovran; dhe iv) aftësia e një shteti për të hyrë në marredhënie me shtetet e tjera. Në këtë javë do të diskutohen këto elementë si dhe do të shikohet baza ligjore që përcakton këto elemente. Literaturapërkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 168-200 2. James Crawford, Broënlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013), 115-142 3.Montevideo Convention on the Rights and Duties of States 1933
6
Konventa e Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961 Ky leksion trajton zhvillimin historik të së drejtës diplomatike dhe materializimin e saj nëpërmjet Konventës së Vjenës për Marrëdheniet Diplomatike 1961. Leksioni trajton rëndësinë e Konventës së Vjenës për Marrëdheniet Diplomatike 1961 dhe identifikon normat zakonore të cilat janë materializuar në Konvent. Gjithashtu leksioni trajton edhe rëndësinë që kjo Konventë ka në ditët e sotme. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 750-752 2. Konventa e Vjenës për marrëdheniet diplomatike 1961
7
Imunitetet nga juridiksioni shtetëror Si rregull juridiksioni i një shteti brenda territorit të vet është i plotë dhe i pakufizuar. Megjithatë ekziston edhe një normë e së drejtës ndërkombëatre që një shtet i huaj gëzon të drejtën e disa imuniteteve nga ushtrimi i këtij juridksioni, normë që në përgjithësi njihet si parimi i imunitetit shtetëror. Në ketë leksion do të diskutohet nocioni i përgjithshëm i imunitetit dhe argumentimi i tij në të drejtën ndërkombëtare. Literaturapërkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 244-282.
8
provim gjysmefinal
9
E drejta e detit: Konventat dhe rendesia Kjo temë trajton të drejtën e detit. Së pari do të shpjegohet zhvillimi historik i së drejtës së detit duke iu referuar autorit të shquar Hugo Grotius. Me pas do të trajtohet konventat kryesore dhe rëndësia e tyre. Gjatë trajtimit të leksionit, nje theks të vecantë do tiu kushtohet normave zakonore të materializuara në konventa. Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 283-287. 2. Malcolm Shae, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 553-556. 3. Konventa e vitit 1982 për të Drejtën e Detit
10
Përgjegjësia e shteteve Në këtë javë do të trajtohet përgjegjësia ndërkombëtare e shteteve. Përgjegjësia ndërkombëtare është çdo herë raport i shtetit me shtet, kur shteti që ka pësuar dëm kërkon satisfaksion (kënaqje). Që një shtet të thirret në përgjegjësi ndërkombëtare e domosdoshme është që të përmbushen disa kushte, të quajtura si elemente të përgjegjësisë së shteteve, edhe atë: i) të ekzistojë veprimi ose mosveprimi (lëshimi), me të cilin cenohet ndonjë detyrim i përcaktuar me normat e së drejtës ndërkombëtare (traktat ndërkombëtar, zakon ndërkombëtar) që është në fuqi në shtetin përgjegjës për aktin dhe shtetin e dëmtuar nga ai akt; ii) veprimi i paligjshëm duhet t’i mvishet shtetit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare; iii) me aktin e paligjshëm duhet që të jetë shkaktuar dëmi; dhe iv) duhet të jenë shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike që parashihen nga e drejta e brendshme për të fituar kënaqje. Literaturapërkatëse: 1. James Crawford, Brownlie's Principles of Public International Law (8th edition, OUP 2013), 539-589 2. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 324-362
11
Përdorimi i forcës Bazuar në nenin 2 (4) të Kartës së Kombeve të Bashkuara ‘Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo pëdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.’Ky parim tani konsiderohet si një pjesë e ligjit zakonor ndërkombëtar, dhe ka efektin e ndalimit të përdorimit të forcës së armatosur, përveç: i) veprimet kolektive të parashikuara në nenet 24 dhe 25, dhe Kapitullin VII të Kartës dhe ii) vetmbrojtja (neni 51). Literaturapërkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 404 – 441
12
E drejta ndërkombëtare humanitare Në këtë temë do të trajtohet E drejta ndërkombëtare humanitare (DNH) e cila është një grup rregullash për arsye humanitare, qëllimi për të kufizuar pasojat e konflikteve të armatosura. DNH mbron ata të cilët nuk kanë ose nuk marrin pjesë në armiqësi dhe kufizon mjeteve dhe metodave të luftimit. DNH është pjesë e së drejtës ndërkombëtare, që në fakt rregullon marrëdhëniet ndërmjet shteteve. E drejta ndërkombëtare është implementuar nëpërmjet marrëveshjeve midis Shteteve – traktateve apo konventave, nëpërmjet rregullave zakonore të cilat janë të bazuara në praktikat e suksesshme të këtyre vendeve për të futur rregulla si ligjërisht të detyrueshme, por edhe nga parimet bazë. DNH aplikohet gjatë konflikteve të armatosura. Megjithatë, DNH nuk e rregullon situatën, kur një shtet mund të përdor forcën: ai është i qeverisur nga një pjesë e rëndësishme, por në mënyrë të qartë distinktiran së drejtës ndërkombëtare, e cila është e përfshira në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë leksionit, do të trajtohet origjina, natyra dhe kodifikimi i DNH. Gjithashtu do të diskutohet nëse DNH aplikohet në praktikë apo jo. Literatura përkatëse: 1. Malcolm Shaw, International law (6 edt, Cambridge University Press 2008) 1167-1203.
13
Zgjidhja e konflikteve në menyrë paqësore Në përputhje me nenin 2(3) të Statuti të OKBsë të gjithë anëtarët ‘do ti rregullojnë mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore, në mënyrë që të mos rezikohet paqja, siguria dhe drejtësia ndërkombëtare’. Në ketë leksion do të diskutohet rreth metodave kryesore efikase për zgjidhjen e konflikteve sic janë: ndërhyrja e një pale të tretë, grupet e synuara, negociatat, arbitrazhi, ndërmjetësimi. Këto metoda janë konsideruar funksionale në varësi të qasjes së palëve të përfshira në konflikt, ashtu edhe të atyre të përfshira në zgjidhjen e konflikteve. Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 363-403.
14
Zgjidhja e konflikteve në menyrë paqësore I Në përputhje me nenin 2(3) të Statuti të OKBsë të gjithë anëtarët ‘do ti rregullojnë mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore, në mënyrë që të mos rezikohet paqja, siguria dhe drejtësia ndërkombëtare’. Në ketë leksion do të diskutohet rreth metodave kryesore efikase për zgjidhjen e konflikteve sic janë: ndërhyrja e një pale të tretë, grupet e synuara, negociatat, arbitrazhi, ndërmjetësimi. Këto metoda janë konsideruar funksionale në varësi të qasjes së palëve të përfshira në konflikt, ashtu edhe të atyre të përfshira në zgjidhjen e konflikteve. Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 363-403.
15
Zgjidhja e konflikteve në menyrë paqësore II: Raste Studimore Pas analizës teorike, studentët do të analizojnë një rast studimor. Trajtimi objektiv i rasteve të konflikteve në botë të cilat paraqesin objekt studimi përbën mundësi për analizmin e fazave të zhvillimit të këtyre konflikteve, rolin e palëve të përfshira në konflikt, metodave etj. Rasti i konfliktit të Kosovës, përbën model të ilustrimit se si një konflikt i ashtuquajtur nga njëra palë në konflikt si: “çështje e brendshme’’ mund të marrë përmasa jo vetëm rajonale të përfshirjes së palëve tjera në pasojat e konfliktit, por edhe globale në pёrfshirjen e akterëve të ndryshëm në zgjidhjen e tij. Literatura përkatëse: 1. Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare (AIIS 2010) 363-403.
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të kenë përvetësuar njohuri të përgjithshme mbi të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe zbatimin praktik të normave të saj
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të identifikojnë dhe të zbatojnë parimet ndërkombëtare ligjore relevante për çështjet aktuale dhe ngjarjet në politikën globale.
3
Studentët do të mund të marrin informacion lidhur me me rregullat themelore dhe institucionet në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe problemet e hasura në zbatimin e tyre.
4
Lënda do të përgatisë studentët për një karrierë në organizatat ndërkombëtare me trajnimin e tyre në strukturën dhe kompetencat e organizatave ndërkombëtare institucionale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
30%
Përqindja e provimit përfundimtar
70%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 12 12
Provimi përfundimtar
1 18 18
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00