Private International Law

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 422
Emri
Private International Law
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
1.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda “E Drejtë Ndërkombëtare Private” u jep studentëve njohuri lidhur me raste specifike kur marrëdhëniet juridiko-civile karakterizohen nga ekzistenca e një elementi të huaj, cka ndikon në mënyrën sesi do trajtohet cështja nga gjykatat. Gjatë këtij kursi, studentët do jenë të aftë të identifikojnë dhe t’u japin zgjidhje rasteve kur kemi konflikte mes ligjeve të shteteve të ndryshme duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private si dhe në burime të tjera. Gjithashtu, do të trajtohen edhe bazat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe të marrëveshjeve të arbitrazhit, me anë të qasjes praktike duke evidentuar avantazhet dhe disavantazhet e arbitrazhit dhe cështje të tjera të lidhura me to.

Objektivat

Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë të aftë të njohin të Drejtën Ndërkombëtare Private në përgjithësi, cështjet e lidhura me juridiksionin e gjykatës shiptare, ligjin e zbatueshëm, zgjedhjen e ligjit për cështje të ndryshme lidhur me familjen, pronësinë, detyrimet kontraktore dhe jashtëkontraktore dhe arbitrazhin.

Java
Tema
1
Hyrje e përgjithshme në të drejtën ndërkombëtare private/ Vështrim historik në të drejtën ndërkombëtare private Njohuri të përgjithshme mbi të drejtën ndërkombëtare private duke shpjeguar disa nga konceptet më të rëndësishme të lëndës si dhe duke analizuar zhvillimin historik të saj dhe fushën e veprimit. Gjithashtu, shqyrtohet raporti që ka e drejta ndërkombëtare private me degët e tjera të së drejtës si e drejta ndërkombëtare publike, e drejta kushtetuese dhe e drejta civile përfshirë e drejta familjare, e drejta e detyrimeve, e drejta tregtare etj.. (Fq. 13-40)
2
Burimet e së drejtës ndërkombëtare private Shpjegimi i burimeve të së drejtës ndërkombëtare private duke përfshirë burimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Tema trajton mënyrën sesi burimet ndërkombëtare bëhen pjesë e sistemit ligjor të brendshëm duke patur parasysh procedurën e parashikuar në Kushtetutë. (Fq. 41-58)
3
Marrëdhëniet juridike ndërkombëtare private Kjo temë trajton marrëdhënien juridike ndërkombëtare private duke përcaktuar se cilat janë subjektet e kësaj marrëdhënie dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre. Leksioni ndalet vecanërisht tek shteti si një subjekt i vecantë i marrëdhënies juridike. Gjithashtu, analizohen personat fizikë në cilësinë e shtetasve shqiptarë dhe të huaj dhe personat juridike duke përmendur pozitën juridike të tyre. (Fq. 59-94)
4
Normat e konfliktit, ndërtimi dhe vecoritë e saj Kjo temë jep kuptimin e normës së konfliktit, funksionin dhe karakteristikat e saj. Gjithashtu, ky leksion analizon elementët përbërës të normës së konfliktit që janë tregimi i fakteve dhe kriteri i lidhjes. (Fq. 95-118)
5
Aplikimi dhe efektet e normave të konfliktit Tema përqëndrohet tek aplikimi i normave të konfliktit duke patur parasysh kriteret e lidhjes që ekzistojnë në marrëdhënien juridike me elementë të huaj. Ndër objektivat e kësaj jave janë edhe dhënia e kuptimeve dhe pasqyrimi me shembuj i nocioneve si klauzola e rendit publik, parimi i reciprocitetit dhe mënyrat e referimit tek ligji i huaj. (Fq. 119-136)
6
E drejta familjare në të drejtën ndërkombëtare private I (Martesa) Kjo temë ka pqr qëllim të identifikojë ligjin e zbatueshëm për marrrëdhëniet familjare që kanë në brendësi elementë të huaj. Pra, përcaktohet cili është ligji i zbatueshëm për formën e martesës, kushtet e martesës, marrëdhëniet personale dhe pasurore të bashkëshortëve si dhe pavlefshmërinë dhe zgjidhjen e martesës. (Fq.187-213)
7
E drejta familjare në të drejtën ndërkombëtare private (Përgjegjësia prindërore, birësimi, kujdestaria) Përcaktimi i ligjit të zbatueshëm për marrëdhëniet familjare me elemtë të huajlidhur me përgjegjësinë prindërore, detyrimin për ushqim, birësimin dhe kujdestarinë. (Fq. 214-222)
8
Provimi gjysmë final
9
Pronësia në të drejtën ndërkombëtare private Kjo temë përcakton ligjin e zbatueshëm për cështje të lidhura me pronësinë si mënyrat e fitimit të pronësisë, posedimin, pronësinë mbi sendet dhe të drejtat mbi të mirat jomateriale. (Fq.149-166)
10
Trashëgimia në të drejtën ndërkombëtare private Kjo cështje trajton zhvillimin historik të trashëgimisë në të drejtën ndërkombëtare private duke shqyrtuar problemet kryesore të lidhura me trashëgiminë ligjore dhe testamentare dhe duke përcaktuar ligjin që do të zbatohet lidhur me to. (Fq. 167- 186)
11
Detyrimet kontraktore dhe jashtëkontraktore në të drejtën ndërkombëtare private Fillimisht, tema paraqet një panoramë historike krahasuese të ndeshjes së legjislacioneve të ndryshme në të drejtën e detyrimeve dhe më pas identifikon ligjin e zbatueshëm për disa nga kontratat më të rëndësishme të qarkullimit civil. (Fq. 223-288)
12
Juridiksioni i gjykatave shqiptare në shqyrtimin e cështjeve me elemente të huaja Mbështetur në dispozitat e ligjit për të drejtën ndërkombëtare private, ky leksion ka për qëllim të përcaktojë juridiksionin e gjykatave shqiptare në shqyrtimin e cështjeve me elemente të huaja duke u ndalur vecanërisht në kuptimin e juridiksionit ndërkombëtar, juridiksionit ekskluziv dhe atij të caktuar me marrëveshje. (Ligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private, nenet 71-81)
13
Arbitrazhi ndërkombëtar Si një nga institutet më të rëndësishme në marrëdhëniet juridike me elementë të huaj, ky leksion synon t’u japë njohuri studentëve mbi zhvillimin historik të arbitrazhit ndërkombëtar duke përmëndur funksionin dhe rolin e madh që ka për zgjidhjen e konflikteve që kanë në brendësi elementin e huaj. (Fq. 327- 366)
14
Njohja dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të huaja Kjo temë trajton procedurën sesi bëhet njohja e vendimeve gjyqësore të huaja nga gjykatat shqiptare dhe si bëhet zbatimi i tyre. Gjithashtu ndalet në doktrinën juridike që trajton disa lloje të njohjes së vendimeve gjyqësore të huaja. (Fq. 367-395)
15
perseritje
16
Final Exam
1
Pas përfundimit të lëndës, përsa i përket procesit gjyqësor, studenti do të jetë në gjendje të vlerësojë rëndësinë e identifikimit paraprak të hapësirës së mundshme për proces gjyqësor dhe të përcaktojë gjykatën e duhur për zgjidhjen e konfliketeve në çështje familjare, kontraktore apo jashtëkontraktore.
2
Pas përfundimit të lëndës, studenti do të jetë i aftë të kuptojë natyrën e procesit të zgjedhjes së ligjit dhe të përcaktojë ligjin e zbatueshëm për kontratat si dhe të jetë i aftë të vlerësojë procedurën për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave të huaja.
3
Përsa i përket pjesës së lëndës që ka të bëjë më arbitrazhin, studenti do të jetë i aftë të kuptojë avantazhet dhe disavantazhet e arbitrazhit si një nga format e zgjidhjeve alternative të konflikteve civile gjyqësore, të hartojë marrëveshje arbitrazhi, të zgjedhë arbitrazhin institucional ose ad hoc, të kuptojë rolin e gjykatave vendase në procedurat e arbitrazhit dhe të kuptojë mekanizmin e njohjes dhe zbatimit të vendimeve të arbitrazhit të huaj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 18 18
Provimi përfundimtar
1 28 28
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
138
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.52
ECTS
6.00