Kriminalistikë

Print

Denard Veshi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 533
Emri
Kriminalistikë
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kriminalistika është shkenca e studimit të gjurmëve të krimit në vendin e ngjarjes dhe e ekzaminimit të tyre në laborator, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autoreve të tyre. Kjo lëndë do të japë njohuri studentëve mbi kqyrjen e vendit te ngjarje, që kryhet nga, ekspertet me kualifikim te përgjithshëm kriminalistik, te inkuadruar në strukturat policore te rretheve dhe ekspertimin kriminalistik, që kryhet nga eksperte të specializuar të profileve të ndryshme (kimistë, fizikantë, biologë, elektronistë, etj) në institutet kriminalistike, të cilat në disa vende quhen Institute të Policisë shkencore, e në vende të tjera institute të shkencave ligjore (forense).

Objektivat

1. Përvetësimi i njohurive bazë në fushën e kriminalistikës, 2. Të njohë konceptet themelore dhe të bëjë dallimin midis gjurmëve dhe sendeve prova materiale në procesin e hetimit dhe të gjykimit 3. Zbulimi, Fiksimi, Marrja dhe ekzaminimi i gjurmëve dhe sendeve prova materiale. 4. Të kontribuojë në ngritjen e verioneve të sakta dhe parandalimin e veprave kriminale.

Java
Tema
1
Në këtë temë do të trajtohet shkenca kriminalistike dhe roli i saj, Identifikimi kriminalistik dhe Teknika kriminalistike. Njohuri të përgjithëshme mbi teknikën kriminalistike. Zbatimi i teknikës kriminalistike nga organi procedues dhe nga specialisti kriminalist. Rëndësia, zbatimi dhe disa metoda bashkohore për ekzaminimet fiziko-kimike të mikrogjurmëve. (Fq.15-94)
2
Në këtë temë do të trajtohet traseologjia. Mekanizmi i formimit të gjurmëve traseologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve traseologjike. Daktiloskopia, gjurmët e gishtave dhe të pëllëmbës së dorës, rëndësia e saj. Informatizimi i gjurmëve të duarve. Ekzaminimi i gjurmëve të duarve, identifikimi. Kartoteka daktiloskopike dhe funksionet e saj. Do të trajtohen gjithashtu gjurmët e këmbëve, gjurmët e veglave të thyerjes dhe gjurmët e automjeteve. Rëndësia kriminalistike. Zbulimi, fiksimi, përgatitja për ekzaminim dhe ekspertimi i tyre. (Fq.113-190)
3
Në këtë temë do të trajtohen Gjurmët me natyrë Biologjike. Mekanizmi i formimit të gjurmëve me natyrë biologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve me natyrë biologjike. (Fq.382-396 Mjekësia Ligjore Kriminalistike)
4
Në këtë temë do të trajtohet Armët e Ftohta. Kuptimi Kriminalistik, kategorizimi dhe ekzaminimi kriminalistik i tyre. Metodat e zbulimit, fiksimit dhe ekzaminimit të armëve të ftohta. (Fq.94-111 Njohuri për Kriminalistikën, Mandro, pjesa e dytë)
5
Në këtë temë do të trajtohet balistika kriminalistike. Llojet e armëve të zjarrit. Metodat e zbulimit, fiksimit të armëve, predhës dhe gjurmëve të tjera. Gjurmët balistike dhe përcaktimi i rrethanave të qitjes. (Fq.191-228)
6
Në këtë temë do të trajtohet taktika e Këqyrjes së Vendit të Ngjarjes: Kuptimi dhe detyrat e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Përgatitja për keqyrjen e vendit të ngjarjes. Metodat taktike të këqyrjes së vendit të ngjarjes. Ngritja dhe verifikimi i versioneve hetimore në këqyrjen e vendit të ngjarjes. Mjetet teknike kriminalistike për fiksimin e rezultateve. (Fq.336-367) (Fq.336-367)
7
Në këtë temë do të trajtohen Raste studimore;
8
Provimi Gjysmëfinal
9
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të vrasjeve (karakteristika kriminalistike): Detyrat e organit procedues, Kallëzimi dhe fillimi i cështjes penale, Veprimet e para hetimore, Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. (Fq.523-549)
10
Në këtë temë do të trajtohet Ekspertimi Kriminalistik: Detyrat e ekspertit, teknikat e perdorura dhe konkluzionet e ekpertimeve. (Fq.408-440 Njohuri për Kriminalistikën, Mandro, pjesa e dytë)
11
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor (karakteristika kriminalistike): Detyrat e organit procedues, Metodika e hetimit të shkeljes së rregullave të qarkullimit kur automjeti që ka shkaktuar ngjarjen ka mbetur ne vend, Veprimet e para hetimore, Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre, Kërkimi i automjeteve të larguara nga vendi i ngjarjes. (Fq.550-565)
12
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të krimeve seksuale (karakteristika kriminalistike): Situatat kriminale të përdorimit të dhunës në krimet seksuale, Kallëzimi dhe fillimi i cështjes penale, Veprimet e para hetimore, Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. (Fq.618-631)
13
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të veprave penale te kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale (karakteristika kriminalistike): Veprimet e para hetimore, Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. (Fq.637-643)
14
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të krimit kibernetik ( Mashtrimi informatik): Karakteristika kriminalistike, Mashtrimet kompjuterike, Vjedhja e informacioneve, Dëmtimet kompjuterike, Detyrat e organit procedues dhe perspektiva e luftës kundër kriminalitetit kompjuterik. (Fq.644-648)
15
Në këtë temë do të trajtohen Raste studimore;
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë bazat metodologjike të kriminalistikës;
2
Studentët do të jenë të aftë të identifikojnë shenjat grupore dhe shenjat e veçanta te identifikimit kriminalistik;
3
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë teknikat e ndryshme kriminalistike;
4
Studentët do të jenë të aftë të zbulojnë, fiksojnë dhe ekzaminojnë gjurmët dhe sendet prova materiale;
5
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë taktikat e ndryshme kriminalistike;
6
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes;
7
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë metodikat e ndryshme kriminalistike;
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 50% 50%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 8 8
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 8 8
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00