Politikat Penale

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 531
Emri
Politikat Penale
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda Politikat Penale studion masat ligjore dhe jo ligjore, penale, ekonomike, sociale apo te natyrave te tjera te cilat synojne parandalimin e kriminalitetit dhe denimin e autoreve te veprave penale. Lenda gjithashtu trajton masat institucionale te ndermara nga shteti ne kuader te parandalimit dhe ndeshkimit te autoreve te veprave penale duke analizuar veprimtarine e institucioneve të drejtësise, të publikut ne parandalimin e krimit dhe kriminalitetit. Ne fokus te saj eshte legjislacioni penal, zhvillimi i tij, institucionet penale dhe efektiviteti i tyre në luftën kundër krimit, përosjen e sistemit të masave të parandalimit të përgjithshëm dhe të veҫantë të krimit, funksionin e denimit, institucioneve të riedukimit dhe vuajtjes së dënimit.

Objektivat

Lënda synon të njohë studentin me institucionet e drejtësisë penale të cilat synojnë të ruajnë rendin shoqëror si dhe të parandalojnë kriminalitetin. Lënda synon të njohë studentin me politikat penale dhe rolin që luan drejtësia në shtetin e së drejtës

Java
Tema
1
Hyrje në politikën kriminale; Politika kriminale në procesin e saj historik. Zhvillimi dhe evolucioni i saj.Tema paraqet në mënyrë të përgjithshme konceptin e politikës kriminale, objektin e studimit të saj dhe rëndësinë e vecantë që paraqet në kuadër të parandalimit të përgjithshëm të kriminalitetit. (Fq.7-25)
2
Politika kriminale ne procesin e saj historik. Zhvillimi dhe evolucioni i saj. Tema paraqet në mëyrë të përgjithshme konceptet historike si dhe analiza fokusohet në aspekte historike të zhvillimit të saj që me fillesat e para, masat e ndryshme të marra nga shtetet dhe deri te strategjitë ndërsektoriale që përdoren aktualisht me qëllimin e luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit në shoqëri. (Fq.26-39)
3
Baza juridike e politikës kriminale dhe sistemi i drejtësisë penale Tema merr në shqyrtim dhe vlerëson standardet ndërkombëtare që ndiqen për të luftuar e parandaluar kriminalitetin. Dokumenta të ndryshëm do të diskutohen për të evidentuar karakteristikat e politikës penale dhe trendet aktuale të saj. Vëmendje të vecantë merr politika penale në nivel evropian, mjetet e përdorura, strategjitë, trendet aktuale, shumëllojshmëria e masave të ndërmarra, me qëllim forcimin më tepër të kapaciteteve në lufën kundër krimit. (Fq.65-82)
4
Politika kriminale nen kendveshtrimin e standardeve nderkombetare dhe evropiane Kjo teme në vëmendje të vecantë merr politika penale në nivel evropian, mjetet e përdorura, strategjitë, trendet aktuale, shumëllojshmëria e masave të ndërmarra, me qëllim forcimin më tepër të kapaciteteve në lufën kundër krimit. (Fq.84-107)
5
Politika kriminale dhe masat e sanksionet penale Tema trajton dhe analizon veprat penale për të cilat nevojitet ankimi i të dëmtuarit dhe zgjidhja e cështjes. Procesi penal, marrja pjesë në fazën e hetimit, gjykimit dhe dënimit kanë një kosto të madhe për të gjitha palët e përfshira në proces. Ndërmjetësimi shërben për zgjidhje paqësore dhe si një mjet i përdorur nga politika penale për të luftuar e parandaluar kryerjen e mëtejshme të veprave penale. (Fq.110-137)
6
Politika kriminale dhe alternativat e denimit me burgim e masat ne komunitet Tema do të fokusohet vecanërisht në ndryshimet ligjore në Kodin Penal, ashpërsimin e llojeve dhe masave të dënimit për veprat penale të cilat kryhen më tepër. Gjithashtu, janë shtuar edhe vepra të tjera penale si psh dhuna në familje për të luftuar fenomene të caktuara, apo vrasja për gjakmarrje/vrasja në rrethana të cilësuara. Gjithashtu janë shtuar alternativat e dënimit me burgim që luajnë një rol në parandalimin e kriminalitetit. (Fq.138-159)
7
Viktimat e krimit, ndermjetesimi ne çeshtjet penale dhe politika kriminale Tema trajton dhe analizon rolin e viktimave të krimit në procesin penal në tërësi, veprat penale për të cilat nevojitet ankimi i të dëmtuarit dhe zgjidhja e cështjeve penale me anë të ndërmjetësimit. Procesi penal, marrja pjesë në fazën e hetimit, gjykimit dhe dënimit kanë një kosto të madhe për të gjitha palët e përfshira në proces. Ndërmjetësimi shërben për zgjidhje paqësore dhe si një mjet i përdorur nga politika penale për të luftuar e parandaluar kryerjen e mëtejshme të veprave penale. (Fq.160-178)
8
Provim Gjysmëfinal
9
Politika kriminale ndaj veprave penale kundër personit.Tema trajton masat e ndryshme me karakter ligjor e institucional që merr shteti për të luftuar e parandaluar kryerjen e vrasjeve të ndryshme, vjedhjeve, mashtrimeve. Duke njohur shkaqet dhe faktorët kriminogjenë, mund të përpunohet një politikë e përshtatshme penale për të ulur numrin e vrasjeve të kryera me dashje apo me paramendim, për të ulur numrin e plagosjeve, rrëmbimeve, krimeve seksuale etj. Recommendation Rec(2006)8 Of The Committee Of Ministers To Member States On Assistance To Crime Victims (Adopted By The Committee Of Ministers On 14 June 2006 At The 967th Meeting Of The Ministers' Deputies)
10
Politika kriminale ndaj veprave penale kunder pasurisë dhe në sferën ekonomike Tema trajton marrjen e masave paraprake për të luftuar vjedhjet e ndryshme apo mashtrimet e shumta mund të bëhet vetëm me një organizim të përbashkët të shumë institucioneve e faktorëve ligjorë, ekonomikë dhe socialë. (Fq.179-196)
11
Politika kriminale ndaj krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe terrorizmit. Tema merr në shqyrtim politikat që ndiqen nga shteti për të luftuar krimin e organizuar, trafiqet e ndryshme të lëndëve narkotike, armëve apo municioneve dhe luftimin e terrorizmit. Zakonisht veprat penale përmbajnë edhe dimensionin ndërkombëtar, prandaj koordinimi edhe me strukturat e tjera ndërqeveritare është i nevojshëm për të luftuar kriminalitetin. Në këtë temë do të trajtohen edhe masat e ndryshme që merren për të ulur nivelin e korrupsionit në të gjitha nivelet e tij, duke vënë theksin jo vetëm te ashpërsimi i Kodit Penal dhe rritjen e masës së sanksionit, por vecanërisht te masat e tjera me natyrë administrative e sociale. (Fq.197-220)
12
Politika kriminale ndaj korrupsionit. Në këtë temë do të trajtohen masat e ndryshme që merren për të ulur nivelin e korrupsionit në të gjitha nivelet e tij, duke vënë theksin jo vetëm te ashpërsimi i Kodit Penal dhe rritjen e masës së sanksionit, por vecanërisht te masat e tjera me natyrë administrative e sociale (Fq.222-240)
13
Politika kriminale ndaj te miturve. Kuadri ligjor për të miturit dhe drejtësia restauruese Tema i njeh studentët me aplikimin e politikave penale në rastet kur të miturit janë të përfshirë në një proces ligjor. Për shkak të moshës së subjektit, tendenca e legjislacionit dhe e politikës penale është zbatimi i masave alternative me qëllim që t`i mbajnë ata larg institucioneve të dënimit, me qëllim rehabilitimin e shpejtë të tyre, mosndërprerjen e procesit normal edukativ. (Fq.241-259)
14
Politika kriminale ndaj femrave. Recommendation No. R (96) 8 Of The Committee Of Ministers To Member States On Crime Policy In Europe In A Time Of Change (Adopted By The Committee Of Ministers On 5 September 1996 At The 572nd Meeting Of The Ministers' Deputies)
15
Politika kriminale ndaj krimit kibernetik. European Commission “Toëards an EU Criminal Policy: Ensuring the effective implementation of EU policies through criminal law” (Brussels, 20.9.2011)
16
Provim Final
1
Në përfundim të lëndës studenti do të njohë objektivin e politikave kriminale
2
Në përfundim të kursit studenti do të njihet me bazën juridike të politikës kriminale, sistemin e drejtësisë, si dhe standardet ndërkombëtare dhe evropiane të fushës.
3
Në përfundim të kursit studenti do të njohë politikat penale që zbatohen për dënimin dhe parandalimin e veprave penale më të përhapura
4
Në përfundim të kursit studenti do të jetë i aftë të vlerësojë dhe analizojë reformat e ndryshme të ndërmarra në kuadër të luftës kundër kriminalitetit
5
Në përfundim të kursit studenti do të njohë rolin që luajnë organet e drejtësisë penale, si dhe strukturat e tjera shtetërore në luftën dhe parandalimin e kriminalitetit
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
0%
Përqindja e provimit përfundimtar
100%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 35 35
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
141
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.64
ECTS
6.00