- Kodi
- LAW 433
- Emri
- Procedurë Penale e Avancuar me Praktikë Gjyqësore
- Semestri
- 1
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Procedura Penale e Avancuar me praktikë gjyqësore, është lënda mësimore e cila shpjegon nga ana teorikie dhe praktike legjislacionin procedurial penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet proceduriale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedurial në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e përcaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; rregullat e gjykimit në shkallë të parë; kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel si dhe në Gjykatën e Lartë; mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Programi është ndërtuar në përputhje me strukturën e Kodit të Procedurës Penale dhe për leksione të caktuara parashikon seminare teoriko- praktike, në të cilat diskutohen përmbajtja e lëndës, lidhur me praktikën gjyqësore, duke u konkretizuar me vendimet e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe të Apeleve; vendimet e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendimet Unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë; vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe vendimeve të GJEDNJ, për çdo parim apo dispozitë të trajtuar gjatë leksioneve. Studentët do të kenë mundësinë që të debatojnë rreth këtyre vendimeve mbi parimet dhe dispozitat konkrete të sanksionuara në Kodin e Procedurës Penale.
- Objektivat
- Java
- Tema
- 1
- Prezumimi i pafajësisë. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 54-56
- 2
- Ndalimin e gjykimit dy herë për të njëjtin fakt penal, parimi i gjësë së gjykuar “ne bis in idem”. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 57-61
- 3
- I pandehuri. Marrja e cilësisë së të pandehurit, ndryshimi ose plotësimi i akuzës, të drejtat e personit nën hetim apo të pandehurit. Të drejtat e të arrestuarit dhe ndaluarit. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 120-131
- 4
- Sigurimi i mbrojtjes në një proces penal dhe mbrojtësi i të pandehurit. Personi juridik si i pandehur (garancitë proceduriale). Neni 6,i K.Pr.Penale; Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 56-57
- 5
- Parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit (reformatio in peius). Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 57-62
- 6
- Përgjimet si mjet për kërkimin e provës në procesin penal. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 280-288
- 7
- Pavleshmëria e akteve dhe papërdorshmëria e provave. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 177- 193
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Gjykimi në mungesë. Mungesa e të pandehurit ose e mbrojtësit. Mosparaqitja ose largimi i vullnetshëm i të pandehurit. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 459-467
- 10
- Masat e sigurimit personal. Ndarja e masave të sigurimit. Kushtet, kriteret dhe kriteret e veçanta për caktimin e tyre. Zëvendësimi ose bashkimi i masave të sigurimit personal. Masat shtrënguese dhe ndaluese. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 304-327
- 11
- Masat e sigurimit pasuror. Sekuestroja konservative dhe preventive. Humbja e fuqisë së sekuestros. Ankimi kundër vendimit. Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive sipas Ligjit “Antimafia” me Nr.10 192, datë 3.12.2009, i ndryshuar. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 385-388
- 12
- Ankimi, Rivendosja në afat e të drejtës së ankimit. Gjykimi në Gjykatën e Apelit, Gjykimi në Gjykatën e Lartë dhe kompetencat e shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 525-581
- 13
- Juridiksioni dhe kompetenca. Llojet e tyre. Mosmarrëveshjet për kompetencën. Bashkimi dhe ndarja e çështjeve. Raste praktike të zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve mbi kompetencën. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 525-581
- 14
- Marëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja (Ekstradimi, Njohja e vendimeve penale të huaja, Letërporositë etj). Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 645-720
- 15
- Rishikimi. Vendimet që mund të rishikohen, rastet e rishikimit, kërkesa e rishikimit dhe forma e kërkesës. Gjykimi i kërkesës, disponimi i gjykatës në rastet e pranimit të kërkesës dhe ekzekutimi i vendimeve penale. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 581-586
- 16
- Provim Final
- 1
- Në përfundim të lëndës studenti do të jetë në gjendje të ketë njohuri të thella në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare
- 2
- Studentët do të njohin me hollësi të gjithë subjektet e procedimit penal, të drejtat dhe garancitë e tyre në një proces penal.
- 3
- Studentët e rinj, do jenë të aftë të kuptojnë, përpilojnë dhe kthejnë përgjigje mbi kërkesat që mund dhe duhet të depozitohen pranë organit procedues nga subjektet e procedimit penal, sipas afatefe dhe dispozitave konkrete.
- 4
- Në vijim, mendoj se do jenë të gatshëm për tregun e punës nëpërmjet të menduarit, të shkruarit dhe të folurit si një jurist i kompletuar.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 40% 40%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 40%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 60%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 20 20
- Provimi përfundimtar
- 1 25 25
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 151
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.04
- ECTS
- 6.00