Mjekësi Ligjore

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 432
Emri
Mjekësi Ligjore
Semestri
0
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Mjekësia ligjore është lënda mësimore e cila e studion njeriun ne raportet e tij me të drejtën. Ajo merret me studimin, përpunimin dhe zgjidhjen e çështjeve me karakter mjekësor e biologjikqë hasen ne praktikën hetimore e gjyqësore. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për objektin e ekspertimit mjekoligjor, procesin e vdekjes dhe ndryshimet qe i ndodhin trupit pas vdekjes, menyren e zhvillimit te ekspertimit mjekoligjor te kufomes duke perfshire kqyrjen, autopsine, zhvarrimin, te dhene te pergjithshme ne lidhje me traumatologjine dhe traumat komplekse, asfiksite mekanike, toksikologjine mjekoligjore, ekspertimin mjekologjor ne rastet e krimeve seksuale, identifikimin e provave materiale dhe te individeve si dhe veprat penale kunder shendetit dhe pergjegjesine ligjore te personelit shendetesor ne keto raste. Programi per leksione të caktuara parashikon seminare teorikopraktike, në të cilat diskutohen temat me te prekura ne fushen e ekspertimit mjekoligjor.

Objektivat

1. Përvetësimi i njohurive bazë në fushën e mjekesise ligjore; 2. Klasifikimi i dëmtimeve trupore në bazë të mjeteve apo mekanizmit të shkaktimit të tyre; 3. Të njohë konceptet themelore dhe të bëjë dallimin midis dëmtimeve gjatë jetës dhe pas vdekjes; 4. Zbulimi, Fiksimi, Marrja dhe ekzaminimi i gjurmëve me natyrë biologjike; 5. Kategorizimi juridik i dëmtimeve trupore.

Java
Tema
1
Në këtë temë do të trajtohet Mjekësia ligjore kriminalistike, përkufizimi, përmbajtja dhe objektet e ekspertimit. Mjekësia ligjore kriminalistike merret me studimin dhe përpunimin e çështjeve me karakter biologjik në praktien hetimore dhe gjyqësore. Objektet e ekspertimit mjekoligjor janë ekspertimet e kufomave, personave, provave materiale dhe ekspertimet në bazë të materialeve të çështjes; (Fq.20-28)
2
Në këtë temë do të trajtohet Tanatologjia, vdekja dhe ndryshimet pas vdekjes. Kriteret e përcaktimit të vdekjes janë provat negative të jetës dhe provat pozitive të vdekjes ose dukuritë kufomore. Këto të fundit ndahen në dukuri kufomore të hershme dhe të vonshme; (Fq.29-62)
3
Në këtë temë do të trajtohet Ekspertimi mjekoligjor i kufomës. Nga pikëpamja mjekoligjore vdekjet klasifikohen në vdekje natyrale, vdekje me dhunë dhe vdekje aksidentale. Ekzaminimi kryhet ne disa faza: Këqyrja e kufomës ne vendin e ngjarjes, Autopsia mjekoligjore dhe Zhvarrimi i kufomes; (Fq.63-100)
4
Në këtë temë do të trajtohet Traumatologjia, Dëmtimet mekanike nga faktorë të jashtëm. Ato klasifikohen sipas llojeve të dëmtimeve dhe lokalizimit në trup; (Fq.108-131)
5
Në këtë temë do të trajtohen Traumatologjia, Dëmtimet mekanike nga faktorë të jashtëm. Ato klasifikohen sipas mjeteve shkaktuese të tyre; (Fq.131-143)
6
Në këtë temë do të trajtohen Traumatologjia, Dëmtimet mekanike nga faktorë të jashtëm. Kategorizimi juridik i dëmtimeve trupore; (Fq.144-169)
7
Në këtë temë do të trajtohen Raste studimore;
8
Provimi gjysmëfinal
9
Në këtë temë do të trajtohet Dëmtimet nga armët e zjarrit. Janë dëmtime të ngjashme me plagët mbretëse dhe shpuese, njëkohësisht edhe me karakteristika të veçanta të shkaktuara nga lloje të ndryshme të armëve të zjarrit. Bëhet përcaktimi i drejtimit të qitjes, distancës së qitjes dhe llojit të armës; (Fq.191-219)
10
Në këtë temë do të trajtohen provat me natyrë Biologjike. Llojet e ndryshme të gjurmëve me natyrë Biologjike, ekpsertimi mjeko ligjor i tyre; (Fq.382-396)
11
Në këtë temë do të trajtohet Toksikologjia mjekoligjore. Studiohen dëmtimet që i vijnë shëndetit dhe vdekjet nga helmimet e ndryshme. Format mjekoligjore sipas shpeshtësisë janë helmimet aksidentale, vetëvrasjet dhe shumë rrallë vrasjet. (Fq.292-309)
12
Në këtë temë do të trajtohet Asfiksitë mekanike. Studiohen shenjat e përgjithshme dhe klasifikimi ityre. Format mjekoligjore dhe diferencimi i vrasjeve, vetëvrasjet apo vdekjeve aksidentale. (Fq.246-291)
13
Në këtë temë do të trajtohet Simulimet. Format e simulimeve Mjeko Ligjore dhe vetëdëmtimet; (Fq.352-356)
14
Në këtë temë do të trajtohet Shkeljet Mjekësore. Llojet e shkeljeve mjekësore dhe ekpertimi mjeko ligjor i tyre; (Fq.257-366)
15
Në këtë temë do të trajtohen Raste studimore;
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe njohin fenomenet e ndryshme kufomore;
2
Studentët do të jenë të aftë të identifikojnë shenjat grupore dhe shenjat e veçanta të identifikimit mjekoligjor;
3
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë ekspertimin e kufomës;
4
Studentët do të jenë të aftë të zbulojnë, fiksojnë dhe ekzaminojnë gjurmët me natyre biologjike;
5
Studentët do të jenë të aftë të klasifikojnë llojet e ndryshme të dëmtimeve sipas lokalizimit;
6
Studentët do të jenë të aftë të klasifikojnë llojet e ndryshme të dëmtimeve sipas mjeteve shkaktuese të tyre;
7
Studentët do të jenë të aftë të bëjnë kategorizimin juridik të dëmtimeve trupore;
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 30% 30%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00