E Drejtë Penale e Krahasuar

Print

Ermira Tafani, PhD

Kodi
LAW 535
Emri
E Drejtë Penale e Krahasuar
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda E Drejta Penale e Krahasuar ka si qëllim t’u shërbejë studentëve dhe juristëve, për t’i pajisur ata me kulturën e institucioneve dhe instituteve të së drejtës penale të vendeve të ndryshme. Studimi i kësaj disipline, përbën një parakusht për të kuptuar dhe paraprirë evolucionin e së drejtës së brendshme. Trualli në të cilën operon kjo disiplinë janë legjislacionet penalo – proceduriale të huaja. Studimet e krahasuara përbëjnë bazën e njohjes së ligjit të huaj dhe për pasojë të përmirësimit e unifikimit të tendencave pozitive në zhvillimet e ndryshme legjislative. Në kuadrin e kësaj disipline, pasqyrohen në mënyrë kronologjike procesi i lindjes dhe zhvillimit të traditave të ndryshme ligjore në lëmin penal. Studimet e krahasuara kanë filluar të zhvillohen jo shumë hershëm dhe nuk kanë rreshtur deri në ditët tona kur prirja e integrimit sidomos për Shqipërinë, ngre në rend të ditës standarte të krahasueshme me anëtarët e tjerë komunitarë që përbëjnë atë që në terma të tjerë njihet si “Evropa Juridike”. Kjo disiplinë tenton të krijojë një tablo të qartë të sistemeve kryesore të së drejtës penale në Evropë e më gjerë.

Objektivat

Studentet te kene njohuri te pergjithshme mbi lenden. Studentet te kene aftesi te krahasojne te drejten penale te brendshme te Shqiperse me ate te shteteve te huaja.

Java
Tema
1
- Trajtime të përgjithshme mbi të drejtën penale krahasuar; - Përkufizimi i të drejtës penale të krahasuar. - Objekti i studimit të së drejtës penale e krahasuar.
2
- E drejta penale e krahasuar si një disiplinë juridike dhe shkencore; - Karakteristikat e të drejtës penale të krahasuar.
3
- Faktorët që favorizojnë studimin e së drejtës penale të drejtës penale të krahasuar - Historia e të drejtës krahasuese me theks të veçantë të drejtës penale të krahasuar
4
- Marrëdhëniet midis të drejtës penale të krahasuar dhe disiplinave të lidhura (debat me studentë) - Sanksionet penale, në sistemet juridike penale të vendeve të ndryshme;
5
- Burimet e së drejtës penale të krahasuese (burimet kryesore konventat, kushtetutat, kodet, e drejta zakonore, praktika gjyqësore).
6
- Prezantimi nga aspekti i zgjidhjeve të përfshira në dokumentet ndërkombëtare (rezolutat, konventave, protokolleve, statuteve dhe akteve të tjera) dhe në kodet penale të vendeve të ndryshme
7
Metodat e studimit të së drejtës penale të krahasuar: - Krahasimi i instituteve të së drejtës krahasuese me një vështrim të veçantë në institutet e të drejtës penale si vepra penale, përgjegjësia penale, vendi dhe koha e kryerjes së veprave penale, ekstradimi, mbrojtja së nevojshme, etj.
8
Provim gjysmefinal Detyre kursi
9
Sistemi britanik - Parimet, burimet, institutet, sanksionet penale. (Diskutim me studentët). - Krahasimet e këtij sistemi me familjet e tjera të sistemeve juridike
10
- Sistemi i së drejtës penale në vendet skandinave, Sistemi i së drejtës penale në disa vende të Evropës: Itali, Gjermani, Francë, etj
11
- Sistemi Holandez, Belg, - Karakteristikat e këtij sistemi - Analiza e disa institucioneve themelore të ligjit penal të këtyre shteteve (pjesa e përgjithshme, pjesa e veçantë, veprat penale, sanksionet penale dhe llojeve të tyre).
12
E drejta penale në SHBA, Analiza e disa institucioneve themelore të ligjit penal të këtij shteti (pjesa e përgjithshme, pjesa e veçantë, veprat penale, sanksionet penale dhe llojeve të tyre).
13
E Drejta penale në vendet e Amerikës Latine (Argjentinë, Brazil, etj) Analiza e disa institucioneve themelore të ligjit penal të këtyre shteteve (pjesa e përgjithshme, pjesa e veçantë, veprat penale, sanksionet penale dhe llojeve të tyre).
14
E Drejta penale në vendet e Lindjes. Analiza e disa institucioneve themelore të ligjit penal të këtyre shteteve (pjesa e përgjithshme, pjesa e veçantë, veprat penale, sanksionet penale dhe llojeve të tyre).
15
Sistemet e procedimit penal; Karakteristikat e procedurave penale inkuizitore dhe akuzatore (Ross. Mary Ann. Analizë e sistemit të drejtësisë penale në Shqipëri : raport i Programit për Zhvillimin e një Gjykimi të Drejtë. Tiranë : OSCE, 2006.,)
16
Provim Final
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët duhet të kenë aftësinë për të kuptuar faktin se në botën moderne është vështirë të imagjinohet miratimi e ligjeve sistemore (kodeve) në çdo fushë, duke përfshirë të drejtën penale, pa mbështetjen në ,modelet krahasuese.
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët duhet të kenë aftësinë për të formuar një koncept mbi të drejtën penale krahasuese dhe rolin e saj në avancimin e sistemit të drejtësisë penale dhe efikasitetin e luftimit të kriminalitetit.
3
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët duhet të kenë aftësinë për të formuar bindjen se institucionet e së drejtës penale të krahasuar (vepra penale, përgjegjësisë penale dhe sanksioneve penale) janë institucione me interes të lartë për të gjithë botën, në Evropë, në rajon, por edhe për Kosovën dhe qytetarët e saj.
4
Studenti do të njohë aktorët e sistemeve të drejtësisë, figura të ndryshme të veprave penale nga më komplekset me të cilat përballet aktualisht realiteti shqiptar dhe ai botëror.
5
Pas përfundimit të këtij kursi, Studenti duhet të njohi sistemet e ndryshme penale në botë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 1 1
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
151
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.04
ECTS
6.00