Krimi Financiar dhe Kibernetik

Print

Nertil Bërdufi, PhD

Kodi
LAW 435
Emri
Krimi Financiar dhe Kibernetik
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda Krimi Financiar dhe Kibernetik studion historinë e krimit financiar dhe kibernetik, teknikat dhe strategjitë për hetimin e këtyre krimeve. Lënda studion gjithashtu drejtimet kryesore të zhvillimit të krimit financiar dhe kibernetik dhe zhvillon më tej njohuritë e studentëve në lidhje me problematikat bashkëkohore të aplikimit të përgjegjësisë penale ndaj formave të krimit financiar dhe kibernetik. Kjo lëndë do të trajtojë çështjet ligjore që ngrihen për diskutim në praktikën e organeve të drejtësisë penale dhe punonjësve të agjensive ligjzbatuese gjatë përballjes së tyre me forma të ndryshme të këtyre krimeve. Vëmëndje e veçantë i është kushtuar paraqitjes së teknikave specifike për identifikimin dhe hetimin e krimit financiar dhe kompjuterik. Transmetimi i dijeve bëhet në mënyrë graduale nëpërmjet shpjegimit të koncepteve thelbësore, përcjelljes së njohurive teorike dhe referimit në dispozitat ligjore të zbatueshme ndaj veprimeve kriminale në fjalë.

Objektivat

Java
Tema
1
Çfarë është krimi finaciar. Përgjegjesia penale e personit juridik
2
Shpërdorimi i detyrës
3
Pastrimi produkteve të veprës penale(pastrimi i parave)
4
Fallsifikimi i monedhave.
5
Hetimi pasuror
6
Korrupsioni dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm
7
Krimet në fushën e tatimeve dhe taksave
8
Provim Gjysmëfinal
9
Krimet në fushën e doganave
10
Çfarë është krimi kibernetik
11
Aspekte ndërkombëtare dhe juridiksioni
12
Infrastruktura dhe siguria e informacionit: Menaxhimi i rrezikut
13
Hetimi i krimit kibernetik: Provat dixhitale dhe mjekësia ligjore kibernetike
14
Përgjimi, kërkimi, konfiskimi dhe mbikëqyrja
15
Siguria kombëtare
16
Provim Final
1
Studenti do të jetë në gjendje të idendifikojnë dhe shpjegojnë ligjin e pastrimit të parave
2
Studenti do të jetë në gjendje të zbulojë dhe analizojë krimet kibernetike
3
Studenti do të mund të kuptojë drejtimet e reja të shfaqjes së krimit kibernetik.
4
Kuptojë se si programet apo paisjet e dëmshme përdoren nga ana e keqbërësve për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale.
5
Të zbatojë drejtë elementët e reagimit ligjor ndaj formave të aktivitetit kriminal me natyrë ekonomike.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 18 18
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
162
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.48
ECTS
6.00