European Union Law

Print

Gentjan Skara, PhD

Kodi
LAW 413
Emri
European Union Law
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs trajton themelimin dhe funksionimin e Bashkimit Evropian. Kursi fillon me analizimin e rrethanave politike, ekonomike, sociale të cilat influencuan në krijimin e Komunitetit Evropian. Më pas, tregu I brendshëm me elemetët e tij do të merrët në analizë. Në mënyrë kronologjike, do të analizohen traktatet e themelimit the Bashkimit Evropian, ndryshimet që ato sollën lidhur me kompetencat e BEs. Një rëndësi të vecantë do ti kushtohet principeve të BEs dhe aspektit institucional. Së fundi, ky kyrs do të analizojë aspektin e jashtëm të BEs me vendet e Ballkanit Perëndimor duke I kushtuar një rol të rëndësishëm Shqipërisë.

Objektivat

Pas përfundimit të kesaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë sistemin ligjor të Bashkimit Evropian, forcat drejtuese të integrimit Evropian, institucionet e BEs; burimet e se drejtes se Bashkimit Europian; menyrën e vendimarrjes në procesin legjislativ; funksionimin e tregut të përbashket Evropian dhe 4 lirite si dhe politiken e jashtme të BEs ndaj Ballkanit Perëndimor duke u fokusuar në rastin e Shqiperisë.

Java
Tema
1
Hyrje: Integrimi Evropian nga Parisi në Lisbon Në këtë javë do të trajtohet procesi historik i zhvillimit të Bashkimit Europian. Do të paraqitet një panoramë e përgjithshme e Europës pas luftës së dytë botërore dhe më pas do të diskutohet mbi arsyet kryesore që cuan në lindjen e Komunitetit të Qymyrit dhe Celikut dhe Komunitetit Ekonomik Evropian. Gjithashtu, në mënyrë historike do të trajtohen të gjithe amendimet e pasuara duke u fokusuar në risitë që sjell amendimi. Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (7th edn, OUP 2020) 1-30.
2
Anëtarësimi dhe Largimi në Bashkimin Europian: Kushtet, Procedura dhe sfidat Zgjerimi i Bashkimit Europian është një ndër temat më të diskutueshme. Gjatë këtij leksioni do të trajtohet në mënyrë kronologjike zgjerimi i Bashkimit Europian. Si fillim do të shikohet baza ligjore e parashikuar në Traktatin Ekonomik Europian dhe më pas do të analazohen kushtet e anëtarësimit dhe procedura e zgjerimit. Gjithashtu, në lëksion do të trajtohet edhe zgjerimi i BEsë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas procedurës së zgjerimit, Traktati i Lisbonës, për herë të parë, parashikoi edhe procedurën e largimit. Një vështrim i përgjithshëm duke marrë si shembull Mbretërinë e Bashkuar, do të diskutohet në klasë lidhur me procedurën e largimit. Gjithashtu, do të trajtohet edhe neşe ekziston mundësia e pezullimit të anëtarësimit. Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (7th edn, OUP 2020) 32-57.
3
Vlerat dhe Objektivat e Bashkimit Europian; Kompetencat e BEsë Ky leksion do të fokusohet në vlerat dhe objektivat e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian cilësohet si nje klub me vlera të përbashkëta. Por këto vlera a janë të përbashkëta për 27 shtetet anëtare? Gjithashtu, në ditët e sotme ka një diskutim lidhur me objektivat dhe kompetencat e Bashkimit Europian. Traktati i Lisbonës solli një risi në këtë aspekt duke delimituar dhe klasifikuar kompetencat. Gjatë leksionit do të jepen edhe shembuj praktik në mënyrë që kompetencat të kuptohen sic duhet. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 19-44. 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (7th edn, OUP 2020) 102-134.
4
Kuadri Institucional i Bashkimit Evropian Në këtë leksion do të fokusohemi tek kuadri institucional i Bashkimit Europian. Është e rëndësishme që të sqarohet nëse ‘parimi i ndarjes së pushteteve’ ekziston edhe në Bashkimin Europian. Më pas, institucionet kryesore do të identifikohen duke shpjeguar i) evolimin e tyre historik; ii) përbërjen; dhe iii) kompetencat e ketyre institucioneve. Gjithashtu, krahas institucioneve kryesore, edhe dy institucione këshillimore si Komiteti i Rajoneve dhe Komiteti Ekonomik Social do të shpjegohen. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 45-81 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Laë: Text, Cases, and Materials (7th edn, OUP 2020) 59-101.
5
Sistemi Gjyqësor në Bashkimin Europian Në këtë leksion do të shpjegohet sistemi gjyqësor i Bashkimit Europian dhe padite që mund ti drejtohen gjykatës se Bashkimit Europian. Gjatë leksionit studentët do të njihen më ceshtjet me të rendësishme dhe gjithashtu do të simulohen raste hipotetike.
6
Burimet e së drejtës dhe Mënyra e Vendimarrjes në BE Në këtë leksion do të shpjegohet burimet e së drejtës dhe mënyra e vendimarrjes dhe cilët janë aktorët kryesorë në këtë proces. Duke qenë që procesi i vendimarrjes është i veshtirë, një shembull praktik do të jepet në klasë. Studentët do të ndahen në grupe të cilët identifikojnë shtetet anëtare dhe Parlamentin. Më pas, do të votojnë për një cështje të caktuar. Literatura përkatëse: 1. Klaus – Dieter Borchardt, ABC-ja e së Drejtës së Bashkimit Europian (Ministria e Integrimit Europian 2010) 82-106 2. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Laë: Text, Cases, and Materials (7th edn, OUP 2020) 136-196.
7
Parimi i zbatueshmërisë së drejtëpërdrjte, efektit të drejtëpërdrjte dhe parimi i supremacisë Në këtë javë do të trajtohet natyra e së drejtës së Bashkimit Europian. Me themelimin e Unionit, Shtetet Anëtare kanë kufizuar sovranitetin e tyre legjislativ dhe duke bërë këtë, kanë krijuar një organ të pavarur ligjor i cili është detyrues për ato, për qytetarët dhe për gjykatat e tyre. Për të kuptuar më mirë natyrën juridike, gjatë leksionit do të diskutohet mbi vendimet kryesore të GJED Literatura përkatëse: 1. Paul Craig and Grainne de Burca, EU Law: Text, Cases, and Materials (7th edn, OUP 2020) 217-261. Çështjet Gjyqësore: 1. Judgement of 5 February 1963, NV Algemene Transport- en Expeditie Onderneming van Gend & Loos v Netherlands Inland Revenue Administration, C-26/62, ECLI:EU:C:1963:1. 2. Judgment of 15 July 1964, Flaminio Costa v E.N.E.L, C-6/64, ECLI:EU:C:1964:66 3. Judgment of 4 December 1974, Yvonne van Duyn v Home Office, C-41/74, ECLI:EU:C:1974:133 4. Judgement of 9 March 1978, Amministrazione delle Finanze dello Stato v Simmenthal SpA, C-106/77, ECLI:EU:C:1978:49 5. Judgment of 10 April 1984, Sabine von Colson and Elisabeth Kamann v Land Nordrhein-Ëestfalen, C-14/83, ECLI:EU:C:1984:153
8
mid term exam
9
Tregu i Brendshëm Europian: Përkufizimi, Rëndësia dhe rregullimi Në këtë leksion do të trajtohet tregu i brendshëm europian. Leksioni do të fillojë me arsyet që cuan në lindjen e tregut të brendshëm me Traktatin e Parisit dhe me pas atë të Romës. Në mënyrë të vecantë do të theksohet domosdoshmëria e tregut të brendshëm për zhvillimin ekonomik të shteteve anëtare të KEE dhe se si u arrit ky integrim ekonomik. Gjithashtu, leksioni do të analizojë se si ka evoluar tregu i brendshëm dhe cilët janë institucionet pergjegjese për miratimin e masave legislative. dhe me Literatura përkatëse: 1. Catherine Barnard, The EU Substantive Law of the EU (6 edition, Oxford University Press 2019) 15-30 dhe 559-614
10
Lëvizja e lirë e Mallrave Në këtë leksion do të trajtohet një ndër katër shtyllat e tregut të brendshëm: ‘lëvizja e lirë e mallrave’. Pas identifikimit të bazës ligjore, do të trajtohet koncepti ‘mall’ duke analizuar vendimet e GJED dhe do të shpjegohet dimensioni i brendshëm dhe i jashtëm i lëvizjes së lirë të mallrave. Gjithashtu, në këtë leksion do të analizohen pengesat për lëvizjen e mallrave dhe masat që kanë efekt të njëllojtë. Pas shpjegimit teorik të këtyre koncepteve, do të analizohet baza ligjore të parashikuara në nenin 30 dhe 110 TFBE. Gjatë leksionit do të trajtohen edhe vendimet kryesore. Studentët do të prezantojnë faktet e cështjeve, arsyetimin e gjyaktës dhe vendimin përfundimtar. Gjithashtu, rastet e kufizimit dhe derogimit të parashikuar në nenin 36 do të diskutohen në leksion. Literatura përkatëse: 1. Catherine Barnard, The EU Substantive Law of the EU (6 edition, Oxford University Press 2019) 39-197. 2. Adam Lazowski & Aida Gugu Bushati, Bazat e se Drejtes Europiane: Me permbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtesise e BE-se (Dudaj 2014) 206-220. Çështjet Gjyqësore: 1. Judgment of 23 November 1978, Regina v Ernest George Thompson, Brian Albert Johnson and Colin Alex Norman Woodiwiss, C-7/78, ECLI:EU:C:1978:209 2. Judgment of 23 February 1995, Criminal proceedings against Aldo Bordessa, Vicente Marí Mellado and Concepción Barbero Maestre, C-358/93 and C-416/93, ECLI:EU:C:1995:54 3. Judgment of 15 July 1964, Flaminio Costa v E.N.E.L, C-6/64, ECLI:EU:C:1964:66 4. Judgment of 9 July 1992, Commission of the European Communities v Kingdom of Belgium, C-2/90, ECLI:EU:C:1992:310 4. Judgment of 1 July 1969, Commission of the European Communities v Italian Republic, C-24/68, ECLI:EU:C:1969:29 5. Judgment of 1 July 1969, Sociaal Fonds voor de Diamantarbeiders v S.A. Ch. Brachfeld & Sons and Chougol Diamond Co, Joined cases 2 and 3-69, ECLI:EU:C:1969:30 6. Judgment of 9 December 1997, Commission of the European Communities v French Republic, C-265/95, ECLI:EU:C:1997:595 7. Judgment of 12 July 1973, Riseria Luigi Geddo v Ente Nazionale Risi, C-2/73, ECLI:EU:C:1973:89 8. Judgment of the Court of 20 February 1979, Reëe-Zentral AG v Bundesmonopolverwaltung für Branntwein, C-120/78, ECLI:EU:C:1979:42. 9. Judgment of the Court of 24 November 1993, Criminal proceedings against Bernard Keck and Daniel Mithouard, Joined cases C-267/91 and C-268/91, ECLI:EU:C:1993:905
11
Lëvizja e lirë e punëtorëve dhe të vetëpunesuarve Në këtë leksion do të trajtohet lëvizja e lirë e punëtorëve dhe qytetaria europiane. Levizja e lirë e punëtorëve parashikohet në nenin 45 TFBE. Në këtë leksion do të trajtohet përjashtimet në lëvizjen e lirë të punëtorëve. Pas identifikimit të bazës ligjore, studentët do të njihen më cështjet me të rëndësishme të GJED që kanë të bëjnë me përjashtimet. Gjatë leksionit do të diskutohen faktet e cështjes, arsyetimet e Gjykatës dhe vendimi përfundimtar. Literatura përkatëse: 1. Catherine Barnard, The EU Substantive Law of the EU (6 edition, Oxford University Press 2019) 233-284. 2. Adam Lazoëski & Aida Gugu Bushati, Bazat e se Drejtes Europiane: Me permbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtesise e BE-se (Dudaj 2014) 220-234. Çështjet Gjyqësore: 1. Judgment of 7 September 2004, Michel Trojani v Centre public d'aide sociale de Bruxelles (CPAS), C-456/02, ECLI:EU:C:2004:488 2. Judgment of 19 October 2004, Kunqian Catherine Zhu and Man Lavette Chen v Secretary of State for the Home Department, C-200/02. 3. Judgment of 7 May 1998, Clean Car Autoservice GesmbH v Landeshauptmann von Wien, C350/96, ECLI:EU:C:1998:205 4. Judgment of 19 March 1964, Unger v Bedrijfsvereniging voor Detailhandel en Ambachten, C-75/63, ECLI:EU:C:1964:19 5. Judgment of 23 November 2010, Land Baden-Württemberg v Panagiotis Tsakouridis, C-145/09, ECLI:EU:C:2010:708 6. Judgment of 26 May 1982, Commission of the European Communities v Kingdom of Belgium, C-149/79, ECLI:EU:C:1982:195 7. Judgment of 12 February 1974, Giovanni Maria Sotgiu v Deutsche Bundespost, C-152/73, ECLI:EU:C:1974:13
12
Qytetaria Europiane dhe e drejta e personave të vendeve të treta për të qendruar në Bashkimin Europiane Në këtë leksion do të fokusohemi mbi qytetaria Europiane dhe e drejta e personave të vendeve të treta për të qendruar në Bashkimin Europiane. Studentët do të njihen të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Europian dhe personave rezident. Literatura përkatëse: 1. Catherine Barnard, The EU Substantive Law of the EU (6 edition, Oxford University Press 2019) 318-403.
13
Lëvizja e lirë e shërbimeve dhe e drejta e themelimit (Neni 49-62 TFBE) Në këtë leksion do të trajtohet lëvizja e lirë e shërbimeve dhe e drejta e themelimit. Studentët do të njihen me bazën ligjore të parashikuar në Traktat, respektivisht Neni 49-62 TFBE. Më pas do të diskutohet Direktiva 97/71 lidhur me lëvizjen e punëtorëve në kuadër të ofrimit të shërbimeve. Studentët do të njihen me përmbajtjen e Direktivës 97/71. Literatura përkatëse: 1. Catherine Barnard, The EU Substantive Law of the EU (6 edition, Oxford University Press 2013) 304-364. 2. Adam Lazowski & Aida Gugu Bushati, Bazat e se Drejtes Europiane: Me permbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtesise e BE-se (Dudaj 2014) 234-240 Çështjet Gjyqësore: 1. Judgment of the Court of 30 November 1995, Reinhard Gebhard v Consiglio dell'Ordine degli Avvocati e Procuratori di Milano, C-55/94, ECLI:EU:C:1995:411 2. Judgment of the Court (Second Chamber) of 21 April 2005, Commission of the European Communities v Hellenic Republic, C-140/03, ECLI:EU:C:2005:242 3. Judgment of the Court of 31 March 1993, Dieter Kraus v Land Baden-Ëürttemberg, C-19/92, ECLI:EU:C:1993:125 4. Judgment of the Court of 3 December 1974, Johannes Henricus Maria van Binsbergen v Bestuur van de Bedrijfsvereniging voor de Metaalnijverheid, C-33/74, ECLI:EU:C:1974:131 5. Judgment of the Court of 4 October 1991, The Society for the Protection of Unborn Children Ireland Ltd v Stephen Grogan and others, C-159/90, ECLI:EU:C:1991:378 6. Judgment of the Court of 30 November 1995, Reinhard Gebhard v Consiglio dell'Ordine degli Avvocati e Procuratori di Milano, C-55/94, ECLI:EU:C:1995:411
14
Masat drejtuar në arritjen e lëvizjes së lirë të shërbimeve dhe të drejtën e vendosjes Ky leksion trajton masat drejtuar në arritjen e lëvizjes së lirë të shërbimeve dhe të drejtën e vendosjes. Studentët do të njihen me dy direktiva kryesore: i) Direktiva 2006/123/CE e cila fokusohet në trajtimin e barabartë lidhur me aksesin dhe kushtet në kryerjen e detyrës dhe ii) Direktiva 2005/36/CE e cila fokusohet në njohjen e kualifikimeve profesionale. Gjithashtu, gjatë leksionit do të trajtohen cështjet e GJED lidhur me përjashtimet si rregulli publik dhe mbrojtja publike. Studentët do të njihen se si gjykata i ka aplikuar këto dy përjashtime. Literatura përkatëse: 1. Catherine Barnard, The EU Substantive Law of the EU (6 edition, Oxford University Press 2013) 496-536.
15
Lëvizja e lirë e kapitaleve dhe Bashkim Economic Monetar Ky leksion do të fokusohet në lëvizjen e lirë të kapitaleve dhe pagesave. Studentët do të njihen me bazën ligjore të parashikuar në traktat dhe më pas do të trajtohen vendime të GJED. Gjatë leksionit studentët do të paraqesin faktet e cështjeve dhe do të analizojnë mënyrën e argumentimit. Literatura përkatëse: 1. Catherine Barnard, The EU Substantive Law of the EU (6 edition, Oxford University Press 2019) 519-558 2. Adam Lazowski & Aida Gugu Bushati, Bazat e se Drejtes Europiane: Me permbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtesise e BE-se (Dudaj 2014) 241-243. Çështjet Gjyqësore: 1. Judgment of the Court of 23 February 1995, Criminal proceedings against Aldo Bordessa, Vicente Marí Mellado and Concepción Barbero Maestre, Joined cases C-358/93 and C-416/93, ECLI:EU:C:1995:54 2. Judgment of the Court of 1 June 1999, Klaus Konle v Republik Österreich, C-302/97, ECLI:EU:C:1999:271
16
Provim Final
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne organizimin dhe funksionimin e BEs.
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne procesin integrues dhe rolin e shteteve anëtare në këtë proces
3
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne politikat e BEs dhe tendencat drejt zgjerimit
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne vlerat, objektivat dhe kompetencat e BEs
5
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne në mënyrë të përgjithshme organizimin dhe funksionimin e tregut të brendshëm qe përfaqëson fillimin dhe elementin e rëndësishëm te integrimit Evropian
6
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne organizimin, funksionimin dhe kompetencat e institucioneve të BEs
7
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne Procesin e Stabilizim Associmit
8
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje që të kuptojne ndryshimin ndërmjet BEs dhe organizatave të tjera Ndërkombëtare
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 12 12
Provimi përfundimtar
1 18 18
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00