Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare

Print

Ferdinand Xhaferaj, PhD

Kodi
LAW 415
Emri
Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Dy cështje themelore debatohen vashdimisht në nivel global: Pse kombet luftojnë dhe pse ato bashkëpunojnë me njeri tjetrin? Një teori e gjith-përhapur (realizmi) prezanton konfliktin si një sjellje normale në problematikat ndërkombëtare. Një tjetër teori (liberalizmi) karakterizon bashkëpunimin si një normë sjellje në raportet ndërkombëtare. Kjo lëndë është projektuar që t’i prezantoj studentëve njohuritë bazë që kërkohen për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe organizatat kryesore ndërkombëtare. Pra, kjo lëndë trajton rolin e organizatave ndërkombëtare në institucionalizimin e bashkëpunimit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Studentët do ta nisin lëndën duke shqyrtuar disa aspekte teorike të nevojshme për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këndvështrimin teorik ne do të shpjegojmë elementët bazë të teorive realiste, liberale dhe konstruktiviste. Më tej, ne do të bëjmë një analizë të krahasuar të teorive kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo konsiderohet e rëndësishme për të paisur studentët me aftësi diagnostikuese të nevojshme për të kuptuar dhe studiuar organizatat kryesore ndërkombëtare. Gjatë zhvillimit të lëndës ne do të shpjegojmë origjinën historike të organizatave kryesore ndërkombëtare, mënyrën se si ato janë strukturuar dhe funksionet bazë të tyre. Më tej, ne do të shqyrtojmë ndikimin e aktorëve lokal dhe ndërkombëtar ndaj organizatave ndërkombëtare. Mbasi të shpjegojmë qëllimin, arritjet dhe dështimin e Lidhjes së Kombeve ne do të analizojmë organizatat kryesore ndërkombëtare që u krijuan mbas Luftës së Dytë Botërore. Me mbarimin e lëndës studentët do të zotërojnë instrumentat analitikë dhe konceptualë të nevojshëm për të kuptuar sjelljen e aktorëve kryesorë në sistemin ndërkombëtar. Qëllimi final i lëndës është paisja e studentëve me dije të qëndrueshme lidhur me funksionimin e organizatave kryesore ndërkombëtare.

Objektivat

Qëllimi final i lëndës është që të rrisi njohuritë e studentëve lidhur me aftësinë e tyre për të njohur dhe analizuar organizatat ndërkombëtare. Në përfundim të trajtimit të lëndës studentët mastër do të zotërojnë: 1. një njohuri të qëndrueshme të teorive kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe vecoritë e tyre 2. një kuptim të plotë pse organizata të ndryshme ndërkombëtare ekzistojnë 3. një njohuri të plotë për organizatat kryesore ndërkombëtare 4. një njohuri të kënaqshme lidhur me mënyrat se si organizatat ndërkombëtare influencojnë iniciativat e shteteve 5. një aftësi të konsiderueshme për të kuptuar mundësitë në dispozicion të organizatave ndërkombëtare 6. një njohuri të konsoliduar që do t’i bëjë studentët të aftë të projektojnë dhe ekzekutojnë një projekt lidhur me organizatat ndërkombëtare.

Java
Tema
1
Prezantim i zhvillimit te lendes, i termave dhe ceshtjeve qe do mbulohen si edhe do te trajtohen konceptet baze qe do percillen gjate gjithe lendes.
2
Cfare eshte politika, studimi i politikes; llogjika, perqasjet dhe metoda Shpjegimi i politikes si art qeverisje, si ceshtje publike, si kompromis dhe konsensus dhe si force. Shpjegimi i koncepteve te forces, shtetit dhe kombit. Andrew Heywood ff 1-26, 56-79, 108-127.
3
Cfare jane marrdheniet nderkombetare Konteksti historik dhe evolucioni i shoqerise nderkombetare. Evolimi nga lofta e ftohte tek kriza ekonomike boterore. John Baylis, Steve Smith & Patricia Owens ff 34-83.
4
Teorite kryesore te marrdhenieve nderkombetare: Realizmi Realizmi klasik dhe realizmi strukturor i Waltz. Si te medojme per realizmin dhe kritiket e tij? Neorealizmi dhe fuqia e tij. John Baylis, Steve Smith & Patricia Owens ff 84-99. Scot Burchil, Andrew Linklater&..., ff 35-67. Rober O. Keohane ff 1-26, 255-300.
5
Teorite kryesore te marrdhenieve nderkombetare: Liberalizmi dhe konstruktivizmi. Idete baze te mendimit liberal ne mardheniet nderkombetare. Liberalizmi dhe globalizimi. Shpjegimi i teorive kontruktiviste dhe kontributi i konstruktivizmit. Konstruktivizmi dhe kontraditat e tij. Neo-liberalet dhe neo-realistet mbi globalizimin. John Baylis, Steve Smith & Patricia Owens ff 100-128, 148-165. Scot Burchil, Andrew Linklater&..., ff 67-100, 227-256.
6
Zhvillimet historike dhe krijimi i lidhjes se kombeve Ideja e lidhjes se kombeve dhe roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson. Historia e Lidhjes se Kombeve of the League of Nations (1919-1946). Statuti im lidhjes se kombeve dhe politika e mandateve. Strukturimi i lidhjes se kombeve dhe detyrat e saj. David Armstrong, Lorna Lloyd, John Redmond ff 27-39. Historia e Lidhjes se Kombeve: https://www.unog.ch/80256EDD006B8954/(httpAssets)/36BC4F83BD9E4443C1257AF3004FC0AE/%24file/Historical_overview_of_the_League_of_Nations.pdf
7
Arritjet dhe deshtimet e lidhjes se kombeve Konflikti greko-italian, Sukseset humanitare te lidhjes dhe zgjidhja e konfliktit ne Silesian e siperme. Kriza e Manchurise dhe Etiopise. Shpjegimi se pse deshtoi lidhja e kombeve. David Armstrong, Lorna Lloyd, John Redmond ff 39-54. Historia e Lidhjes se Kombeve: https://www.unog.ch/80256EDD006B8954/(httpAssets)/36BC4F83BD9E4443C1257AF3004FC0AE/%24file/Historical_overview_of_the_League_of_Nations.pdf
8
Provim Gjysmëfinal
9
Kombet e Bashkuara (1): origjina, qellimi dhe struktura Nje histori e shkurter e kombeve te bashkuara dhe organeve te saj kryesore. Karta e kombeve te bashkuara. Ndryshimi midis Kombeve te Bashkuara dhe lidhjes se kombeve. Procesi reformues ne ceshtje ekonomike dhe sociale ne Kombet e Bashkuara. Kombet e bashkuara dhe konflikti nderkombetar. Jan Hurd 148-235. John Baylis, Steve Smith & Patricia Owens ff 310-325. David Armstrong, Lorna Lloyd, John Redmond ff 54-69.
10
Kombet e Bashkuara (2): origjina, qellimi dhe struktura Nje histori e shkurter e kombeve te bashkuara dhe organeve te saj kryesore. Karta e kombeve te bashkuara. Ndryshimi midis Kombeve te Bashkuara dhe lidhjes se kombeve. Procesi reformues ne ceshtje ekonomike dhe sociale ne Kombet e Bashkuara. Kombet e bashkuara dhe konflikti nderkombetar. Jan Hurd 148-235. John Baylis, Steve Smith & Patricia Owens ff 310-325. David Armstrong, Lorna Lloyd, John Redmond ff 54-69.
11
NATO dhe siguria Evropiane Principet baze te NATO-s dhe objektivat. Struktura dhe funksionet e NATO-s.
12
Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. Statuti i gjykates dhe Studimi i rastit te Yerodia midis Belgjikes dhe Kongos. Gjykata Nderkombetare Penale. Statuti i Romes. Rasti studimor: aktpadia ndaj al-Bashir. Jan Hurd ff 270-354.
13
Cfare eshte Bashkimi Evropian: Zhvillimet historike dhe themelimi i Bashkimit Evropian. Principet baze, struktura dhe funksionimi i Bashkimit Evropian. Politika e zgjerimit dhe politika te tjera te Bashkimit Evropian. Traktatet e Bashkimit Evropian. Traktati i Mastrihtit dhe Bshkimi Evropian. Rrezimi nga referendumet ne France dhe Hollande i Kushtetutes Evropiane. Problemet qe sjell Brexit. David Armstrong, Lorna Lloyd, John Redmond ff 193-284. Jan Hurd ff 355-394. http://europa.eu/
14
Globalizmi si rendi i ri nderkombetar. Politika ekonomike nderkombetare ne kohen e globalizimit. Shpjegimi i sfidave qe mbart ndervaresia globale. John Baylis, Steve Smith & Patricia Owens ff 246-261, 528-558.
15
Kuptimi i Dimensionit të Elementeve të Paqes dhe Sigurisë brenda ndërtesës së Paqes. Roli i edukimit dhe religjionit ne ndertimin e paqes
16
Provim Final
1
Me plotësimin e kësaj lënde studentët do të dëshmojnë njohuri të konsoliduar lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe organizatat kryesore ndërkombëtare
2
Studentët do të jenë në gjëndje të njohin mënyrat dhe përqasjet me të cilat konceptet kryesore dhe teoritë janë përdorur për të analizuar fenomenet politike, institucionet dhe sjelljen e tyre.
3
Studentët do të fitojnë një dimension praktik për të projektuar një projekt kërkimor lidhur me cështje të organizatave ndërkombëtare
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 12 12
Provimi përfundimtar
1 18 18
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00