Procedurë Penale e Avancuar me Praktikë Gjyqësore

Print

Adnan Xholi, PhD

Kodi
LAW 433
Emri
Procedurë Penale e Avancuar me Praktikë Gjyqësore
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta procedurale penale e Avancuar me Praktikë Gjyqësore është lënda mësimore që shpjegon, teorikisht dhe praktikisht legjislacionin procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Programi është ndërtuar në përputhje me strukturën e Kodit të Procedurës Penale dhe për leksione të caktuara parashikon seminare teorikopraktik, në të cilat diskutohen përmbajtja e lendës, lidhur me praktikën gjyqësore.

Objektivat

Objektivi kryesor është që në mbarim të ciklit të leksioneve studentët të kenë një infomacion të gjerë jo vetëm teorik por edhe të kuptojë në mënyrë praktike si gjejnë zbatim parimet e sanksionuara në Kodin e Procedurës Penale. Përgatitja e juristëve të ardhshëm me njohuri të zgjeruara në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura për këtë qëllim, të aftë për dhënien e drejtësisë në luftën kundër kriminalitetit, duke respektuar të drejtat e njeriut. Rritja e nivelit të formimit teorik të tyre nëpërmjet njohjes me të thelluar të mendimit të përparuar bashkëkohor për ndarjen e pushteteve, sistemet proceduriale, parimet dhe institutet kryesore të procedimit penal etj. Kuptimin e drejtë të vendit që zenë dhe rolit që luajnë subjektet e procedimit penal, raportet midis tyre, të drejtat dhe detyrimet që kanë dhe mënyra e realizimit te tyre në praktike.

Java
Tema
1
Prezumimi i pafajësisë. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 54-56
2
Ndalimin e gjykimit dy herë për të njëjtin fakt penal, parimi i gjësë së gjykuar “ne bis in idem”. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 57-61
3
I pandehuri. Marrja e cilësisë së të pandehurit, ndryshimi ose plotësimi i akuzës, të drejtat e personit nën hetim apo të pandehurit. Të drejtat e të arrestuarit dhe ndaluarit. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 120-131
4
Sigurimi i mbrojtjes në një proces penal dhe mbrojtësi i të pandehurit. Personi juridik si i pandehur (garancitë proceduriale). Neni 6,i K.Pr.Penale; Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 56-57
5
Parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit (reformatio in peius). Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 57-62
6
Përgjimet si mjet për kërkimin e provës në procesin penal. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 280-288
7
Pavleshmëria e akteve dhe papërdorshmëria e provave. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 177- 193
8
Provim Gjysmëfinal
9
Gjykimi në mungesë. Mungesa e të pandehurit ose e mbrojtësit. Mosparaqitja ose largimi i vullnetshëm i të pandehurit. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 459-467
10
Masat e sigurimit personal. Ndarja e masave të sigurimit. Kushtet, kriteret dhe kriteret e veçanta për caktimin e tyre. Zëvendësimi ose bashkimi i masave të sigurimit personal. Masat shtrënguese dhe ndaluese. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 304-327
11
Masat e sigurimit pasuror. Sekuestroja konservative dhe preventive. Humbja e fuqisë së sekuestros. Ankimi kundër vendimit. Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive sipas Ligjit “Antimafia” me Nr.10 192, datë 3.12.2009, i ndryshuar. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 385-388
12
Ankimi, Rivendosja në afat e të drejtës së ankimit. Gjykimi në Gjykatën e Apelit, Gjykimi në Gjykatën e Lartë dhe kompetencat e shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 525-581
13
Juridiksioni dhe kompetenca. Llojet e tyre. Mosmarrëveshjet për kompetencën. Bashkimi dhe ndarja e çështjeve. Raste praktike të zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve mbi kompetencën. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 525-581
14
Marëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja (Ekstradimi, Njohja e vendimeve penale të huaja, Letërporositë etj). Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 645-720
15
Rishikimi. Vendimet që mund të rishikohen, rastet e rishikimit, kërkesa e rishikimit dhe forma e kërkesës. Gjykimi i kërkesës, disponimi i gjykatës në rastet e pranimit të kërkesës dhe ekzekutimi i vendimeve penale. Islami H., Hoxha A., Panda I (2017): Procedura Penale, Tiranë: 581-586
16
Provim Final
1
Në përfundim të lëndës studenti do të jetë në gjendje të ketë njohuri të thella në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare
2
Studentët do të njohin me hollësi të gjithë subjektet e procedimit penal, të drejtat dhe garancitë e tyre në një proces penal.
3
Studentët e rinj, do jenë të aftë të kuptojnë, përpilojnë dhe kthejnë përgjigje mbi kërkesat që mund dhe duhet të depozitohen pranë organit procedues nga subjektet e procedimit penal, sipas afatefe dhe dispozitave konkrete.
4
Në vijim, mendoj se do jenë të gatshëm për tregun e punës nëpërmjet të menduarit, të shkruarit dhe të folurit si një jurist i kompletuar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
140
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.60
ECTS
6.00