E Drejta Penale Ndërkombëtare

Print

Bojana Hajdini, PhD

Kodi
LAW 436
Emri
E Drejta Penale Ndërkombëtare
Semestri
2
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs synon të ofrojë një pasqyrë të plote mbi te drejtën penale ndërkombëtare, si historikun e krijimit te saj, parimet e se drejtes penale nderkombetare, krimet nderkombetare, pergjegjesine penale per krime nderkombetare apo rrethanat e perjashtimit nga pergjegjesia penale. Lenda analizon gjithashtu aktorët kryesorë në procedurën penale ndërkombëtare, organizimin dhe funksionimin e Gjykates dhe Prokurorise, si dhe elementet e procedurës penale, duke u ndalur tek hetimi, provat, gjykimi, ankimi, rishikimi dhe ekzekutimi i vendimeve te dhena ngja Gjykata Nderkombetare Penale dhe tribunalet e tjere nderkombetare

Objektivat

Në përfundim të kësaj lënde studentët duhet të marrin njohuri të thella për ligjin penal ndërkombëtar dhe praktikën e zbatimit të tij. Kursi I pajis studentët me informacion të detajuar mbi juridiksionet penale ndërkombëtare dhe kryesisht Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Përveç kësaj, studentët njihen me kuptimin dhe elementët e krimeve ndërkombëtare, me rastet kur mbahet përgjegjësi për këto lloj krimesh, me organizimin dhe funksionimin e organeve që japin drejtësi në këto raste, me proceduren që ndiqet për hetimin, gjykimin dhe dënimin e autorëve të krimeve ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimin e shteteve në mundësimin e këtij qëllimi. Lënda synon që, ndërmjet ndërthurjes së teorisë me praktikën, të pajisë studentin me njohuri mbi mënyrën se si ligji ndërkombëtar penal është zbatuar në praktikën gjyqësore.

Java
Tema
1
Hyrje ne te drejten penale ndërkombëtare. Çfarë është e drejta penale ndërkombëtare? Çfarë është e drejta penale ndërkombëtare? Karakteristikat e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare Çfarë është krimi ndërkombëtar? Burimet e së drejtës penale ndërkombëtare ( International Criminal Law Manual Kapitulli 1, fq 23 - 47 )
2
Veshtrim historik i së drejtës penale ndërkombëtare Gjenezat e se drejtes penale nderkombetare. Backgroundi historik i krijimit te tribunaleve dhe juridiksioneve nderkombetare penale ( International Criminal Law Manual, Kreu 2, faqe 47 - 80)
3
Juridiksionet penale ndërkombëtare Gjykatat dhe tribunalet nderkombetare, kombetare apo hibride. Tribunali i Nurenbergut. Tribunali Ushtarak i Tokios. Tribunalet nderkombetare penale ad hoc. Tribunali Nderkombetar per krimet ne ish -Jugosllavine, Tribunali nderkombetar per krimet ne Ruande. Sfidat e krijimit dhe ligjshmerise Gjykata Penale Nderkombetare. Alternativat e juridiksioneve [penale nderkombetare ( International Criminal Law Manual, Kreu 2, fq 47-80)
4
Genocidi Zhvillimi historik. Genocidi në statutet e tribunale penale ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare kundrejt së drejtës së brendshme. Elementet e krimit te genocidit. Veprat specifike qe perbejne genocid. ( International Criminal Law Manual, Kreu 3, fq 164 -198)
5
Krimet kundër njerëzimt Zhvillimi historik.Parashikimi ne statutet e tribunaleve nderkombetare. Elementet e krimeve kundër njerëzimit. Elemente kontekstuale. Veprat specifike. ndryshimi me genocidin ( International Criminal Law Manual, Kreu 3, fq 133- 164 )
6
Krimet e luftës Çfarë është e Drejta Ndërkombëtare Humanitare? Burimet e së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare Parimet e Përgjithshme të se Drejtes Ndërkombëtare Humanitare. Zhvillimi i nocionit të krimeve të luftës. Parashikimi ne statutet e tribunaleve nderkombetare. Elementet e krimeve të luftës. Raporti me krimet e tjera nderkombetare ( International Criminal Law Manual, Kreu 3, fq 82-133 )
7
Agresioni Zhvillimi historik i krimit të agresionit. Përkufizimi i Agresionit sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme 3314 (XXIX) 201. Roli i GJND-së në përcaktimin e agresionit Krimi i agresionit dhe ius ad bellum Elementët e krimit të agresionit. ( International Criminal Law Manual, Kreu 3, fq 198-211 )
8
Provim Gjysmëfinal
9
Parimet e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare Parimi i ligjshmërisë ne te drejten penale. Nullum Crimen Sine Lege. Nulla Poena Sine Lege. Ndalimi i fuqise prapavepruese te ligjit penal. Parimi i Specifikimit. Ndalimi i Analogjisë. Parimi Ne Dubio Pro Rei. Parimi non bis in idem ( International Criminal Law Manual, Kreu 4, fq 239-251)
10
Llojet e përgjegjësise penale në të drejtën penale ndërkombëtare Format e përgjegjësisë penale në te drejten penale ndërkombëtare Mënyrat e përgjegjësisë kundrejt krimeve tëpaperfunduar. Pergjegjesia penale individuale. Pergjegjesia ne rastet e bashkepunimit. Komploti,shtytja, planifikimi, organizimi, ekzekutimi i krimit, ndihma, mbështetja. Bashkëpunimi në gjenocid. Përgjegjësia e superioreve ose komandanteve ( International Criminal Law Manual, Kreu 4, faqe 251 - 293)
11
Përjashtimi nga përgjegjësia penale në drejtën penale ndërkombëtare Imuniteti. Amnistia. Alibia. Gabimi ne Fakt ose ne ligj. Sëmundje mendore. Dehja. Mbrojtja e vetvetes, e të tjerëve. Urdhrat e Superioreve. Nevoja ushtarake. ( International Criminal Law Manual, Kreu 4,faqe 293 - 325)
12
Organizimi i gjykatave dhe tribunaleve nderkombetare. Parimet kryesore qe udheheqin procesin penal ndërkombëtar. Organizimi itribunaleve ndërkombëtare. Gjyqtarët (Dhomat). Kryesia. Prokuroria. Regjistri. Mbrojtja. Rregullat e Procedurës dhe Provave. Parimet e përgjithshme që rregullojnë procedurat ndërkombëtare. Marrëdhënia midis juridiksioneve ndërkombëtare dhe kombëtare. Parimi i supremacise dhe komplimentaritetit. Bashkëpunimi nën ICTY, ICTR dhe ICC. ( International Criminal Law Manual, Kreu 6, faqe 379 - 421)
13
Ndjekja penale para gjykatave dhe gjykatave ndërkombëtare. Hetimi dhe të drejtat e të dyshuarve. Procedura paragjyqësore. Dhoma e procedures paraprake. Aktakuza. Përgatitja për gjykim ( International Criminal Law Manual, Kreu 6, faqe 421-435)
14
Gjykimi para tribunaleve dhe gjykatave ndërkombëtare Gjykimi. Rregullat e procedures dhe provave. Viktimat dhe dëshmitarët në procedimet penale nderkombetare. Dënimi. Ankimi. Rishikimi i vendimeve. Zbatimi i Dënimeve. Lirimi i Parakohshëm, Falja ose Zbutja e Dënimeve dhe Rishikimi i Dënimit. ( International Criminal Law Manual, Kreu 6, faqe 435 - 452)
15
Gjykimi i krimeve nderkombetare nga juridiksionet vendase. Bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë juridike në të drejtën penale ndërkombëtare Parimi i personalitetit aktiv. Parimi i personalitetit pasiv. Parimi i territorialitetit. Juridiksioni universal. Ndikimi i së drejtës ndërkombëtare në legjislacionin kombëtar dhe ndjekjen penale. Bashkëpunimi shtetëror në proceset penale nderkombetare. ( International Criminal Law Manual, Kreu 5, faqe 333-371)
16
Provim Final
1
Ne perfundim të kursit, studentët do të marrin njohuri te thelluara mbi ligjin nderkombetar penal, si ne planin material dhe ate procedurial
2
Ne perfundim te kursit studentët do te jene ne gjendje te kuptojne dhe analizojne krimet nderkombetare dhe elementet e tyre.
3
Ne perfundim të kursit, studentët do të kene njohuri te thelluara mbi tribunalet penale nderkombetare dhe juridiksionin e tyre.
4
Ne perfundim te kursit studenti do te jete ne gjendje te zgjidhe probleme praktike qe lidhen me zbatimin e ligjit penal nderkombetar, ne rafsh nderkombetar apo kombetar.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 45% 45%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
45%
Përqindja e provimit përfundimtar
55%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00