Kriminalistikë

Print

Nertil Bërdufi, PhD

Kodi
LAW 533
Emri
Kriminalistikë
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kriminalistika është shkenca e studimit të gjurmëve të krimit në vendin e ngjarjes dhe e ekzaminimit të tyre në laborator, me qëllim zbulimin dhe identifikimin e autoreve të tyre. Kjo lëndë do të japë njohuri studentëve mbi kqyrjen e vendit te ngjarje, që kryhet nga, ekspertet me kualifikim te përgjithshëm kriminalistik, te inkuadruar në strukturat policore te rretheve dhe ekspertimin kriminalistik, që kryhet nga eksperte të specializuar të profileve të ndryshme (kimistë, fizikantë, biologë, elektronistë, etj) në institutet kriminalistike, të cilat në disa vende quhen Institute të Policisë shkencore, e në vende të tjera institute të shkencave ligjore (forense).

Objektivat

1. Përvetësimi i njohurive bazë në fushën e kriminalistikës, 2. Të njohë konceptet themelore dhe të bëjë dallimin midis gjurmëve dhe sendeve prova materiale në procesin e hetimit dhe të gjykimit 3. Zbulimi, Fiksimi, Marrja dhe ekzaminimi i gjurmëve dhe sendeve prova materiale. 4. Të kontribuajë në ngritjen e verisoneve të sakta dhe parandalimin e veprave kriminale.

Java
Tema
1
Në këtë temë do të trajtohet shkenca kriminalistike dhe roli i saj: Detyra, objekti dhe sistemi i kriminalistikës. Vendi i kriminalistikës në sistemin e shkencave juridike penale. Bazat metodologjike të kriminalistikës. Parimet e kriminalistikës; Identifikimi kriminalistik: Kuptimi i identifikimit kriminalistik. Bazat shkencore të identifikimit kriminalistik shenjat identifikuese. Përkatësia grupore dhe identiflkimi kriminalistik. Objektet e identifikimit kriminalistik (Fq.15-60)
2
Në këtë temë do të trajtohet teknika kriminalistike. Njohuri të përgjithëshme mbi teknikën kriminalistike. Zbatimi i teknikës kriminalistike nga organi procedues dhe nga specialisti kriminalist. Rëndësia, zbatimi dhe disa metoda bashkohore për ekzaminimet fiziko-kimike të mikrogjurmëve. (Fq.61-94)
3
Në këtë temë do të trajtohet fotografia kriminalistike. Rëndësia dhe llojet. Metodat kryesore (Fq.95-112)
4
Në këtë temë do të trajtohet traseologjia. Mekanizmi i formimit të gjurmëve traseologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve traseologjike. Daktiloskopia, gjurmët e gishtave dhe të pëllëmbës së dorës, rëndësia e saj. Informatizimi i gjurmëve të duarve. Ndërtimi i figurës papilare, karakteristikat e përgjithshme dhe ato të veçanta. Mekanizmi i formimit të gjurmëve të duarve. Ekzaminimi i gjurmëve të duarve – identifikimi. Kartoteka daktiloskopike dhe funksionet e saj. (Fq.113-151)
5
Në këtë temë do të trajtohen gjurmët e këmbëve, gjurmët e veglave të thyerjes dhe gjurmët e automjeteve. Rëndësia kriminalistike. Zbulimi, fiksimi, përgatitja për ekzaminim dhe ekspertimi i tyre. (Fq.152-190)
6
Në këtë temë do të trajtohet balistika kriminalistike. Llojet e armëve të zjarrit. Metodat e zbulimit, fiksimit të armëve, predhës dhe gjurmëve të tjera. Armët e ftohta pa teh. Metodat e zbulimit, fiksimit dhe ekzaminimit të armëve të ftohta. (Fq.191-228)
7
Raste Studimore
8
Provim Gjysmëfinal
9
Në këtë temë do të trajtohet taktika e këqyrjes se vendit të ngjarjes: Kuptimi dhe detyrat e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Përgatitja për keqyrjen e vendit të ngjarjes. Metodat taktike të këqyrjes së vendit të ngjarjes. Ngritja dhe verifikimi i versioneve hetimore në këqyrjen e vendit të ngjarjes. Mjetet teknike kriminalistike për fiksimin e rezultateve. (Fq.336-367)
10
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të vrasjes (karakteristika kriminalistike): Detyrat e organit procedues, Kallëzimi dhe fillimi i cështjes penale, Veprimet e para hetimore, Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. (Fq.523-549)
11
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor (karakteristika kriminalistike): Detyrat e organit procedues, Metodika e hetimit të shkeljes së rregullave të qarkullimit kur automjeti që ka shkaktuar ngjarjen ka mbetur ne vend, Veprimet e para hetimore, Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre, Kërkimi i automjeteve të larguara nga vendi i ngjarjes. (Fq.550-565)
12
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të krimeve në ushtrimin e detyrës: të korrupsionit (karakteristika kriminalistike): Detyrat e organit procedues, Kallëzimi dhe ndjekja penale, Veprimet e para hetimore, Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. (Fq.588-599)
13
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të krimeve seksuale (karakteristika kriminalistike): Situatat kriminale të përdorimit të dhunës në krimet seksuale, Kallëzimi dhe fillimi i cështjes penale, Veprimet e para hetimore, Versionet hetimore dhe verifikimi i tyre. (Fq.618-631)
14
Në këtë temë do të trajtohet metodika e hetimit të kriminalitetit kompjuterik ( Mashtrimi informatik): Karakteristika kriminalistike, Mashtrimet kompjuterike, Vjedhja e informacioneve, Dëmtimet kompjuterike, Detyrat e organit procedues dhe perspektiva e luftës kundër kriminalitetit kompjuterik. (Fq.644-648)
15
Raste Studimore
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë bazat metodologjike të kriminalistikës;
2
Studentët do të jenë të aftë të identifikojnë shenjat grupore dhe shenjat e veçanta te identifikimit kriminalistik;
3
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë teknikat e ndryshme kriminalistike;
4
Studentët do të jenë të aftë të zbulojnë, fiksojnë dhe ekzaminojnë gjurmët dhe sendet prova materiale;
5
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë taktikat e ndryshme kriminalistike;
6
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes;
7
Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë metodikat e ndryshme kriminalistike;
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 5 5
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
149
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.96
ECTS
6.00