E Drejtë Penale e Krahasuar

Print

Nertil Bërdufi, PhD

Kodi
LAW 535
Emri
E Drejtë Penale e Krahasuar
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda E Drejta Penale e Krahasuar ka si qëllim t’u shërbejë studentëve dhe juristëve, për t’i pajisur ata me kulturën e institucioneve dhe instituteve të së drejtës penale të vendeve të ndryshme . Studimi i kësaj disipline , përbën një parakusht për të kuptuar dhe paraprirë evolucionin e së drejtës së brendshme. Trualli në të cilën operon kjo disiplinë janë legjislacionet penalo – proceduriale tëhuaja . Studimet e krahasuara përbëjnë bazën e njohjes së ligjit të huaj dhe për pasojë të përmirësimit e unifikimit të tendencave pozitive në zhvillimet e ndryshme legjislative. Në kuadrin e kësaj disipline, pasqyrohen në mënyrë kronologjike procesi i lindjes dhe zhvillimit të traditave të ndryshme ligjore në lëmin penal. Studimet e krahasuara kanë filluar të zhvillohen jo shumë hershëm dhe nuk kanë rreshtur deri në ditët tona kur prirja e integrimit sidomos për Shqipërinë , ngre në rend të ditës standarte të krahasueshme me anëtarët e tjerë komunitarë që përbëjnë atë që në terma të tjerë njihet si “Evropa Juridike”. Kjo disiplinë tenton të krijojë një tablo të qartë të sistemeve kryesore të së drejtës penale në Evropë e më gjerë.

Objektivat

Kursi i të Drejtës Penale të Krahasuar synon të familjarizojë studentët me elemente fondamentale e të thelluara të procesit të krahasimit. Në përfundim të tij, studenti do të rezultojë i pajisur me njohuri të thelluara përsa i përket arkitekturës së funksionimit të aktorëve të sistemeve të drejtësisë figurave të ndryshme të veprave penale nga më komplekset me të cilat përballet aktualisht realiteti shqiptar dhe ai botëror.

Java
Tema
1
Objekti i së drejtës penale të krahasuar. Qellimi. Marredhenia me disiplinat e tjera.
2
Metodat e perdorura. Teoria e burimeve të së drejtës penale të krahasuar
3
Familjet kryesore të së drejtës. Karakteristikat dhe tiparet dalluese të sistemeve juridike penale të tyre
4
Sistemet e procedimit penal. Karakteristikat e sistemi akuzator dhe inkuizitor.
5
Vështrim krahasimor mbi rolin e aktorëve të drejtësisë në procesin penal
6
Vështrim krahasimor i hapave procedurale në procesin penal.
7
Vështrim krahasimor i instituteve kryesore të së drejtës penale dhe asaj procedurale penale.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Sistemi amerikan i drejtësisë penale.
10
Sistemi anglez i drejtësisë penale.
11
Sistemi italian i drejtësisë penale.
12
Sistemi gjerman i drejtësisë penale. Sistemi belg i drejtësisë penale
13
Sistemi francez i drejtësisë penale.Sistemi spanjoll i drejtësisë penale
14
Sistemi grek i drejtesisë penale. Sistemi skocez i drejtesisë penale.
15
Sistemi turk i drejtesisë penale. Sistemi kosovar i drejtesisë penale.
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë në gjendje të njohin rëndësinë, qëllimin si dhe metodat e krahasimit të sisteme të ndryshme të drejtësisë penale
2
Studenti do të njohë rolin e aktorëve të drejtësisë në sistemin penal, ecurinë e fazave të ndryshme të procesit në sisteme të ndryshme penale, si dhe të instituteve kryesore të drejtësisë penale.
3
Studenti do të njihet me sistemet juridike penale të një sërë shteteve
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 10 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
140
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.60
ECTS
6.00