Kriminalistikë

Print

Nertil Bërdufi, PhD

Kodi
LAW 533
Emri
Kriminalistikë
Semestri
3
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Shkenca e kriminalistikës merret me studimin dhe përpunimin, në bazë të ligjit penal dhe procedural penal, të metodave e mjeteve teknike, taktike dhe të rekomandimeve metodike për kërkimin, gjetjen, fiksimin, kqyrjen dhe vleresimin e provave me qëllim zbulimin, hetimim, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale

Objektivat

Të njohë studentin me detyrat, objektin dhe sistemin e kriminalistikes, se çfarë vendi perfshin ajo në sistemin e shkencave juridike penale, se cilat janë bazat metodologjike të kriminalistikës dhe mbi parimet kryesore që udheheqin shkencën e kriminalistikës. Kqyrjen e Vendit të Ngjarjes, si veprim hetimor me anë të së cilit organi proceduës percepton drejtpërdrejt mjedisin ku ka ndodhur ngjarja, zbulon, mbledh e fikson gjurmë e prova materiale dhe sqaron rrethana që kanë rëndësi për çështjen. Të pajisë studentin me njohuri të plota mbi : Kërkimin, fiksimin, paketimin, administrimin dhe ruajtjan e provave me natyrë biologjike në vendin e ngjarjes, në funksion të Analizës së ADN-së dhe Metodikat e marrjes së këtyre provave dhe kampioneve model krahasimi.

Java
Tema
1
Shkenca kriminalistike dhe roli i saj :Detyra, objekti dhe sistemi i kriminalistikës. Vendi i kriminalistikës në sistemin e shkencave juridike penale Bazat metodologjike të kriminalistikës. Parimet e kriminalistikës
2
Identifikimi kriminalistik. Kuptimi i identifikimit kriminalistik. Bazat shkencore të identifikimit kriminalistik henjat identifikuese. Përkatësia grupore dhe identiflkimi kriminalistik. Objektet e identifikimit kriminalistik
3
Kqyrja e vendit të ngjarjes:Kuptimi dhe detyrat e kqyrjes së vendit të ngjarjes. Përgatitja për kqyrjen e vendit të ngjarjes. Metodat taktike te kqyrjes se vendit te ngjarjes. Ngritja dhe verifikimi i versjoneve hetimore në kqyrjen e vendit të ngjarjes. Mjetet teknike kriminalistike për kërkimin dhe zbulimin e provës
4
Kqyrja e vendit të ngjarjes në vrasje dhe përdhunime: Nocioni juridik i vrasjes.Veçoritë e kqyrjes së vendit të ngjarjes në vrasje. Rëndësia e versioneve hetimore dhe verifikimi i tyre.
5
Zbulimi i gjurmëve të duarve në vendin e ngjarjes. Sistemi i gjurmëve papilarë. Metodat kimike të zbulimit të gjurmëve të duarve
6
Daktiloskopia si shkencë dhe rëndësia e saj. Informatizimi i gjurmëve të duarve. Ndërtimi i figurës papilare, karakteristikat e përgjithshme dhe ato të veçanta. Mekanizmi i formimit të gjurmëve të duarve. Ekzaminimi i gjurmëve të duarve – identifikimi. Kartoteka daktiloskopike dhe funksionet e saj
7
Traseologjia. Mekanizmi i formimit të gjurmëve traseologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve traseologjik
8
Provim Gjysmëfinal
9
Balistika kriminalistike. Llojet e armëve të zjarrit. Metodat e zbulimit, fiksimit të armëve, predhës dhe gjurmëve të tjera. Armët e ftohta pa teh. Metodat e zbulimit, fiksimit dhe ekzaminimit të armëve të ftohta.
10
Ekzaminimi kriminalistik i dokumentave - Provë materiale. Rëndësia dhe llojet e ekzaminimit kriminalistik të dokumentave. Metodat e falsifikimit të pjesshëm. Ekzaminimi i teksteve të mbuluara me njolla ,të djegura dhe të grisura- Falsifikimi i dokumentave me anë të kompjuterit. Prova meteriale. Ҫështje që shtrohen për zgjidhje prej organit procedues kur kryhet ekzaminimi i dokumentave.
11
Shkencat ligjore. Njohuri të përgjithshme mbi AND, rëndësia e saj identifikuese. Metodat e zbulimit, marrjes dhe ekzaminimit të materialeve që përmbajne ADN. Kimia ligjore.Perdorimi i analizave kimike në kriminalistikë
12
Taktika kriminalistike. Kuptimi dhe detyrat e kqyrjes së vendit të ngjarjes. Përgatitja për kqyrjen e vendit të ngjarjes. Ngritja dhe verifikimi i versioneve hetimore. Metodat kriminalistike për fiksimin e rezultateve të kqyrjes së vendit të ngjarjes.
13
Kontrolli. Përgatitja për kontrollin
14
Taktika e pyetjes. Kuptimi dhe rëndësia e pyetjes. Bazat psikologjike në pyetje dhe metodat taktike. Taktika e pyetjes së dëshmitarit
15
Metodat Kriminalistike. Njohuri të përgjithshme
16
Provim Final
1
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi pjesëmarrësit do të kenë nje formim te pergjithshem te ekspertit kriminalist te vendit te ngjarjes
2
Studentet do të mund të të kryejne ne te ardhmen dhe detyren e ekspertit kriminalist ne vendet perkatëse të punës
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 30% 30%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00