Procedurë Penale e Avancuar me Praktikë Gjyqësore

Print

Adnan Xholi, PhD

Kodi
LAW 433
Emri
Procedurë Penale e Avancuar me Praktikë Gjyqësore
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta procedurale penale e Avancuar me Praktikë Gjyqësore është lënda mësimore që shpjegon, teorikisht dhe praktikisht legjislacionin procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Programi është ndërtuar në përputhje me strukturën e Kodit të Procedurës Penale dhe për leksione të caktuara parashikon seminare teorikopraktik, në të cilat diskutohen përmbajtja e lendës, lidhur me praktikën gjyqësore.

Objektivat

Përgatitja e juristëve të ardhshëm me njohuri të thellë në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura për këtë qëllim, të aftë për dhënien e drejtësisë,në luftën kundër kriminalitetit,duke respektuar të drejtat e njeriut. Rritja e nivelit të formimit teorik të tyre nëpërmjet njohjes me të thelluar të mendimit të përparuar bashkëkohor për ndarjen e pushteteve,sistemet procedurale,parimet dhe institutet kryesore të procedimit penal etj. Kuptimin e drejtë të vendit që zene dhe rolit që luajnë subjektet e procedimit penal,raportet midis tyre,të drejtat dhe detyrimet që kanë dhe mënyra e realizimit te tyre në praktike. Formimit profesional e kulturor,të mbështetur në njohjen e legjislacionit dhe të praktikës gjyqësore,në etikën profesionale dhe kulturën e debatit. Fitimin e shprehive për mënyrën e hartimit të akteve procedurale ,në përputhje me kërkesat e ligjit dhe rregullat gjuhësore e ato logjike,dukefilluar nga marrja e kallëzimit,tek vendimi gjyqësorë i formës së prerë e deri tek vënia e tij në ekzekutim. Aftësimi për të proceduar konkretisht në hetimin paraprak dhe në gjykim,nëpërmjet diskutimit dhe zgjidhjes së rasteve të praktikës gjyqësore apo të gjyqeve gjithë të aktivizohen në role të caktuara. Stimulimi i punës së pavarur shkencore gjatë pjesës teorike ashtu dhe pjesës që do të zvillohet gjatë semestrit.

Java
Tema
1
Prezumimi i pafajësisë
2
Ndalimin e gjykimit dy herë për të njëjtën vepër penale “ne bis in idem”, parimi i gjësë së gjykuar
3
Sigurimi i mbrojtjes në një proces penal
4
I pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Personi juridik si i pandehur (garancitë proceduriale).
5
I Pandehuri
6
Gjykimi në mungesë
7
Pavleshmëria e akteve dhe Papërdorshmëria
8
Provim Gjysmëfinal
9
Sigurimi i provës dhe Gjykimi i shkurtuar
10
Masat e sigurimit personal dhe pasuror.
11
Vazhdim, masat e sigurimit personal dhe pasuror
12
Ankimi, Rivendosja në afat e të drejtës së ankimit dhe Gjykimi në Apel
13
Provat dhe mjetet e këkrimit të provës
14
Marëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja(Ekstradimi, Njohja e vendimeve penale të huaja, Letërporositë etj)
15
Përsëritje e lëndës
16
Provim Final
1
Në përfundim të lëndës studenti do të jetë në gjendje të ketë njohuri të thella në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare
2
Studenti do të jetë në gjendje të kuptojë rolin e subjekteve procedurale penale
3
Studenti do të gëzojë një formim profesional e kulturor,të mbështetur në njohjen e legjislacionit dhe të praktikës gjyqësore,në etikën profesionale dhe kulturën e debatit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00