E Drejta Penale, Pjesa e Posaçme e Avancuar

Print

Altin Shegani, Prof. Dr

Kodi
LAW 431
Emri
E Drejta Penale, Pjesa e Posaçme e Avancuar
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda e Drejtë Penale e Avancuar është lëndë e formimit bazë të detyrueshëm e cila synon të zhvillojë dhe thellojë më tej njohuritë në lidhje me problematikat bashkëkohore të aplikimit të përgjegjësisë penale për vepra penale të veçanta dhe nga më komplekset me të cilat përballet realiteti shqiptar dhe ai botëror. Çështje të tilla si: zbatimi i përgjegjësisë penale mbi shoqërite tregtare për vepra penale të kryera prej tyre, mbrojtja juridiko-penale e të drejtës për jetë private, veprat penale me qëllime terroriste do të prezantohen në një kombinim të vazhdueshëm të aspekteve teorike dhe praktike

Objektivat

Lënda synon përvetësimin sa më të plotë të dijeve nga ana e studentit dhe njohjen e tij të gjerë me arkitekturën e figurave të veprave penale të veçanta dhe situatave konkrete faktike në të cilat aplikohet përgjegjësia penale në lidhje me to.

Java
Tema
1
Veprat penale në shoqëritë tregtare Probleme aktuale të përgjegjësisë penale të shoqërive tregtare;
2
Analizë e kushteve të përgjegjësisë penale të personave juridikë
3
Mekanizmat e nevojshëm ligjorë për zbatimin e përgjegjësisë penale ndaj shoqërive tregtare
4
Kategoritë e personave fizikë që mund të shkaktojnë lindjen e përgjegjësisë penale të shoqërisë tregtare
5
Analizë e natyrës ndërvepruese shoqëri-punëmarrës dhe e ndikimit të saj në aplikimin e përgjegjësisë penale
6
Llojet e veprave penale për të cilat mund të mbajë përgjegjësi një shoqëri tregtareVeçoritë e kriminalitetit të shoqërive tregtare
7
Studim i rasteve të mbarimit, bashkimit dhe ndarjes së shoqërive tregtare dhe zgjidhjes së çështjes së përgjegjësisë penale
8
Provim Gjysmëfinal
9
Analizë e dënimeve të zbatueshme ndaj një shoqërie tregtare përgjegjëse për kryerjen e veprës penale dhe e procedurës së aplikimit të tyre
10
Vështrim krahasues i përgjegjësisë penale të shoqërive tregtare sipas legjislacioneve të vendeve të tjera evropiane: Franca, Anglia, Italia, Gjermania, Hollanda, Spanja
11
Referim në raportet zyrtare të shteteve të tjera në idhje me format e shfaqjes së veprimtarisë kriminale të personave juridikë; Prezantim i rasteve të përzgjedhura të jurisprudences së huaj mbi përgjegjësinë penale të shoqërive tregtare
12
E drejta penale anti-terroriste : kuadri historik i shfaqjes së fenomenit terrorist dhe legjislacionit anti-terrorist, heterogjeniteti dhe ambiguiteti i definicioneve, teknikat e inkriminimit të akteve terroriste, tipologjia e veprave penale me qëllime terroriste, natyra e sanksioneve, sanksionet për personat fizikë dhe juridikë, masat e ndërmarra në luftën kundër terrorizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
13
E drejta penale e jetës private : Koncepti i jetës private, mbrojtja juridiko-penale që i sigurohet jetës familjare, paprekshmërisë së banesës, fshehtësisë së korrespondencës, lirisë së shprehjes së bindjeve fetare, të drejtës për ruajtjen e imazhit etj
14
Veçoritë që paraqet vepra penale e shkeljes së fshehtësisë së korrespondencës në kushtet e zhvillimeve më të fundit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), elementë taktikë të realizimit të veprës penale të ndërhyrjeve të padrejta në jetën private dhe përgjigjja e legjislacionit penal ndaj situatave të tilla faktike. Përshkrim i veçorive të veprave që lidhen me vjedhjen e identitetit virtual
15
E drejta penale e pronësisë intelektuale dhe informimit : Koncepti i pronësisë intelektuale, mbrojtja juridiko-penale e pronësisë intelektuale, kushtet për inkriminimin e veprimeve të ndryshme që prekin të drejtën e pronësisë intelektuale, veçoritë e konsumimit të këtyre veprimeve në mjedisin kibernetik
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë në gjendje të njohin figurat e veprave penale të veçanta dhe situatat konkrete faktike në të cilat aplikohet përgjegjësia penale, në lidhje me to
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
144
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.76
ECTS
6.00