Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare

Print

Ferdinand Xhaferaj, PhD

Kodi
LAW 415
Emri
Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Dy cështje themelore debatohen vashdimisht në nivel global: Pse kombet luftojnë dhe pse ato bashkëpunojnë me njeri tjetrin? Një teori e gjith-përhapur (realizmi) prezanton konfliktin si një sjellje normale në problematikat ndërkombëtare. Një tjetër teori (liberalizmi) karakterizon bashkëpunimin si një normë sjellje në raportet ndërkombëtare. Kjo lëndë është projektuar që t’i prezantoj studentëve njohuritë bazë që kërkohen për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe organizatat kryesore ndërkombëtare. Pra, kjo lëndë trajton rolin e organizatave ndërkombëtare në institucionalizimin e bashkëpunimit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Studentët do ta nisin lëndën duke shqyrtuar disa aspekte teorike të nevojshme për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këndvështrimin teorik ne do të shpjegojmë elementët bazë të teorive realiste, liberale dhe konstruktiviste. Më tej, ne do të bëjmë një analizë të krahasuar të teorive kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo konsiderohet e rëndësishme për të paisur studentët me aftësi diagnostikuese të nevojshme për të kuptuar dhe studiuar organizatat kryesore ndërkombëtare. Gjatë zhvillimit të lëndës ne do të shpjegojmë origjinën historike të organizatave kryesore ndërkombëtare, mënyrën se si ato janë strukturuar dhe funksionet bazë të tyre. Më tej, ne do të shqyrtojmë ndikimin e aktorëve lokal dhe ndërkombëtar ndaj organizatave ndërkombëtare. Mbasi të shpjegojmë qëllimin, arritjet dhe dështimin e Lidhjes së Kombeve ne do të analizojmë organizatat kryesore ndërkombëtare që u krijuan mbas Luftës së Dytë Botërore. Me mbarimin e lëndës studentët do të zotërojnë instrumentat analitikë dhe konceptualë të nevojshëm për të kuptuar sjelljen e aktorëve kryesorë në sistemin ndërkombëtar. Qëllimi final i lëndës është paisja e studentëve me dije të qëndrueshme lidhur me funksionimin e organizatave kryesore ndërkombëtare.

Objektivat

Qëllimi final i lëndës është që të rrisi njohuritë e studentëve lidhur me aftësinë e tyre për të njohur dhe analizuar organizatat ndërkombëtare. Në përfundim të trajtimit të lëndës studentët mastër do të zotërojnë: 1. një njohuri të qëndrueshme të teorive kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe vecoritë e tyre 2. një kuptim të plotë pse organizata të ndryshme ndërkombëtare ekzistojnë 3. një njohuri të plotë për organizatat kryesore ndërkombëtare 4. një njohuri të kënaqshme lidhur me mënyrat se si organizatat ndërkombëtare influencojnë iniciativat e shteteve 5. një aftësi të konsiderueshme për të kuptuar mundësitë në dispozicion të organizatave ndërkombëtare 6. një njohuri të konsoliduar që do t’i bëjë studentët të aftë të projektojnë dhe ekzekutojnë një projekt lidhur me organizatat ndërkombëtare.

Java
Tema
1
Prezantim i zhvillimit të lëndës, i termave dhe cështjeve që do mbulohen si edhe do te trajtohen konceptet bazë që do percillen gjatë gjithë lëndës
2
Cfarë është politika, studimi i politikes; llogjika, përqasjet dhe metoda
3
Cfarë janë marrdheniet ndërkombetare
4
Teoritë kryesore të marrdhenieve ndërkombetare: Realizmi
5
Liberalizmi dhe konstruktivizmi
6
Zhvillimet historike dhe krijimi i lidhjes se kombeve
7
Arritjed dhe dështimet e lidhjes së kombeve
8
Provim Gjysmëfinal
9
Kombet e Bashkuara: origjina, qëllimi dhe struktura
10
Ndërhyrjet humanitare. Rast studimi: ndërhyrja humanitare në Kosovë (1999)
11
NATO dhe siguria Evropiane: Principet bazë të NATO-s dhe objektivat
12
Struktura dhe funksionet e NATO-s
13
Cfarë është Bashkimi Evropian: Zhvillimet historike dhe themelimi i Bashkimit Evropian
14
Principet baze, struktura dhe funksionimi i Bashkimit Evropian
15
Globalizmi si rendi i ri nderkombetar
16
Provim Final
1
Me plotësimin e kësaj lënde studentët do të dëshmojnë njohuri të konsoliduar lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe organizatat kryesore ndërkombëtare
2
Studentët do të jenë në gjëndje të njohin mënyrat dhe përqasjet me të cilat konceptet kryesore dhe teoritë janë përdorur për të analizuar fenomenet politike, institucionet dhe sjelljen e tyre.
3
Studentët do të fitojnë një dimension praktik për të projektuar një projekt kërkimor lidhur me cështje të organizatave ndërkombëtare
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 10 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
140
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.60
ECTS
6.00