Teori dhe Qasje në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze në AML

Print

Enriketa Sogutlu, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ELL 434
Emri
Teori dhe Qasje në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze në AML
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs është një hyrje në metodat e mësimdhënies së gjuhës angleze. Ai zhvillon njohuritë pedagogjike të studentëve dhe aftësitë themelore të nevojshme për të dhënë anglisht në mënyrë efikase. Kursi është i ndarë në 3 fusha kryesore: Metodologjia themelore e mësimdhënies dhe të të nxënit, terminologjia dhe konceptet që lidhen ngushtë me mësimdhlnien e anglishtes, si dhe parimet dhe faktorët që duhet të merren parasysh në mësimin e gjuhës.

Objektivat

Studentët do të njihen me qasjet dhe teoritë më të rëndësishme në metodat e mësimdhënies së gjuhës Angleze(ELT). Studentët do të diskutojnë situatat mësimore që përputhen me karakteristikat e këtyre qasjeve. Ata do të njihen me konceptet dhe proceset bazë të mësimdhënies së gjuhës angleze, si dhe me faktorë dhe parime që duhen pasur parasysh gjatë procesit të mësimdhënies.

Java
Tema
1
Gjuha, të mësuarit dhe mësimdhënia, karakteristikat e nxënësit, shkollat ​​e mendimit në përvetësimin e gjuhës së dytë, mësimi i gjuhës së huaj në shekullin e 20-të (Brown, Principles of language teaching, ch 1)
2
Përvetësimi i gjuhës amtare: teoritë kryesore në PGJA (bihejvioriste, nativiste, funksionale), çështje kryesore: kompetenca, performanca, të kuptuarit, universalet, marrëdhënia midis gjuhës dhe mendimit, (Brown, principles of language teaching, chapter 2 )
3
Mosha dhe përvetësimi i gjuhës Hipoteza e periudhës kritike të përvetësimit të gjuhës së dytë, marrëdhënia midis moshës dhe arritjeve, metodat e mësimdhënies së gjuhës të frymëzuara nga faktori moshe (Brown, Principles of language teaching chapter 1-3, Ellis chapter 2)
4
Historik i metodikes se mësimdhënies së gjuhës (ndryshimi midis metodës, qasjes, teknikës, tiparet kryesore të metodave më të njohura tradicionale: metoda e përkthimit gramatikor, metoda e drejtpërdrejtë, metoda audio-gjuhësore, mësimi i gjuhës në komunitet (Brown, Principles of language teaching, chapter 2)
5
Qasjet bashkëkohore të mësimdhënies së gjuhës, mësimdhënia e gjuhës komunikative, mesimdhenia me në qendër nxënësit, mësimi kolaborativ dhe në grupe (Brown, Teaching by principles, chapter 3)
6
Metoda komunikative në ësimdhënien e gjuhës Mësimi i bazuar në përmbajtje Mësimdhënia e përmbajtjes dhe gjuhës në të njëjtën kohë, roli i mësuesit, llojet e aktiviteteve, vlerësimi dhe reagimi, Brown 2, chapter 3, Richards & Rogers, ch 17-18
7
Metoda komunikative në mësimdhënien e gjuhës Mësimi i bazuar në detyra, Mësimdhënia e gjuhës përmes detyrave, çfarë janë detyrat, llojet e detyrave, mënyra e hartimit të tyre, angazhimi i nxënësve në detyra, roli i mësuesit,(Brown, Teaching by principles, Brown, chapter 3; Richards & Rogers, ch 17-18
8
Provim gjysmëfinal
9
Mësimdhënia sipas parimeve, parimet njohëse: automatizmi, të mësuarit kuptimplotë, motivimi, parimet afektive: vetëbesimi, egoja gjuhësore, ankthi, marrja e rrezikut, vetë-efikasiteti, gatishmëria për të komunikuar
10
Mësimdhënia ne nivele dhe mosha te ndryshme, zhvillimi intelektual, përqëndrimi, inputet shqisore, faktorët afektivë. Përcaktimi i niveleve të ndryshme të aftësive, mësimdhënia në nivele fillestare, mësimdhënia në niveleve të ndërmjetme, mesimdhenia ne nivele të përparuara (Brown, Teaching by principles, chapter 6-7)
11
Roli i gjuhës së parë, si ndikon gjuha amtare në mësimin e jguhës së huaj, transferimi i gjuhës dhe faktorët gjuhësorë, ndikimi negativ dhe pozitiv i gjuhës amtare, (Ellis chapter 6; Brown, Principles of language teaching, chapter 9)
12
Roli i mësimdhënies së drejtpërdrejtë dhe të nënkuptuar (dy lloje të mësimdhënies, elementet e tyre, ndryshimet dhe ndikimi në mësimin e gjuhës, roli i njohurive dhe mësimdhënies së drejtpërdrejtë dhe të nënkuptuar në mësimin e gjuhës së huaj (Ellis, chapter 10 & 11)
13
Mësimdhënia interaktive e gjuhës Inputi dhe ndërveprimi, Çfarë është ndërveprimi, roli i mësuesit si nismëtar i ndërveprimit, mbështetja e ndërveprimit përmes punës në grup (Brown, Teaching by principles, chapter 11-12)
14
Teknikat, librat shkollorë, teknologjia dhe planifikimi i mësimit Lloje të ndryshme të teknikave dhe taksonomia e tyre, përdorimi i teksteve shkollore dhe teksteve të tjera të shkruara, si të perdoret teknologjinë në klasë, udhëzime për planifikimin e një ore mësimi (Brown, Teaching by principles, chapter 9-10)
15
Prezantimet e studentëve
16
Final Exam
1
Studentët demonstrojnë një kuptim të qartë të terminologjisë bazë të mësimdhënies së gjuhës angleze (AGJH)
2
Studentët demonstrojnë një kuptim të sfondit bazë teorik të mësimdhënies dhe mësimit të gjuhëve.
3
Studentët zbatojnë njohuritë e marra për të analizuar tekstet dhe materialet për mësimdhënien e anglishtes (AGJH)
4
Studentët analizojnë në mënyrë kritike qasjet dhe teknikat themelore praktike të përfshira në mësimdhënien e anglishtes (AGJH)
5
Studentët vlerësojnë në mënyrë kritike përvojat e tyre të të mësuarit duke përdorur terma dhe koncepte të lidhura me AGJH
6
Studentët reflektojnë në mënyrë kritike për përvojat e të nxënit gjatë kursit dhe i lidhin ato me kontekste të ndryshme të mësimdhënies
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 5 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 12 12
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
138
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.52
ECTS
6.00