Hyrje në Edukim

Print

Ana Uka, PhD

Kodi
EDU 401
Emri
Hyrje në Edukim
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs është një hyrje në fushën e edukimit. Ai eksploron mësimdhënien si një zgjedhje e karrierës në mësuesi dhe përfshin një ekzaminim të historikut dhe bazës teorike, filozofike dhe sociologjike të arsimit. Gjithashtu, lënda përfshin çështjet aktuale kritike në arsim, praktikat, rolet e personelit të shkollës dhe kornizën ligjore që lidhet me sistemin arsimor shqiptar.

Objektivat

Java
Tema
1
Hyrje në Pedagogji Hyrje në Pedagogji. Origjina e Pedagogjise – Ku e ka zanafillen pedagogjia? Si lindi ajo si fushe? Pedagogjia përfshin teorinë dhe praktikën e mësimdhënies, strategjitë e përdorura për të dhënë mësim, ndërveprimin specifik midis mësuesit dhe nxënësve, objektivat që duhet të arrijnë nxënësit dhe mënyrën se si mësuesit i prezantojnë dhe përçojnë dijet tek nxënësit. (Kincheloe, J. L. (2008). Knowledge and Critical Pedagogy, an Introduction pg 1-15)
2
Arti i mësimdhënies procesi, llojet dhe metodat e mësimdhënies Arti i mësimdhënies, llojet dhe metodat e mësimdhënies - Një metodë mësimore përfshin parimet dhe metodat e përdorura nga mësuesit për të zhvilluar procesin e të nxënit. Këto strategji përcaktohen pjesërisht në lëndën mësimore dhe pjesërisht nga natyra e nxënësit. Që një metodë e veçantë e mësimdhënies të jetë e përshtatshme dhe efikase, ajo duhet të jetë në përputhje me karakteristikat e nxënësit dhe llojin e tij të të mësuarit (Kauchak, D., & Eggen, P. ( 2013). Introduction to Teaching: Becoming a Professional. (5th ed.) Upper Saddle River, New Jersey: Pearson)
3
Konstruktivizmi si paradigmë për mësimdhënien dhe të nxënit Konstruktivizmi si paradigmë për mësimdhënien dhe të nxënit - Konstruktivizmi është në thelb një teori - bazuar në vëzhgimin dhe studimin shkencor - rreth asaj se si njerëzit mësojnë. Sipas kësaj teorie njerëzit ndërtojnë kuptimin dhe njohuritë e tyre për botën, përmes përjetimit të gjërave dhe reflektimit mbi ato përvoja (Dagar, V. & Yadav, A. (2016). Constructivism: A Paradigm for Teaching and Learning. Arts Social Sci J 7: 200. doi:10.4172/2151-6200.100020)
4
Pedagogjia e fëmijërisë së hershme: praktika, parimet dhe hulumtimi Pedagogjia e fëmijërisë së hershme: praktika, parimet dhe hulumtimi - Vitet e para janë thelbësore për orientimin e fëmijëve drejt një eksperience pozitive të procesit të të nxënit. hulumtimet dhe përvoja kanë treguar se kur fëmijët kanë marrëdhënie të mira dhe të besueshme me të rriturit dhe një përvojë cilësore të mësimit të hershëm, ka më shumë të ngjarë të jenë më të suksesshëm në shkollë (Sailes, J., Cleveland, R., & Tyler, T. (2014). “P” Soup: Creating Healthy School Environments Through Culture Audits. Childhood Education, pg. 29-35)
5
Të nxënit bashkëveprues dhe bashkëpunues Të nxënit bashkëveprues dhe bashkëpunues - Të mësuarit në bashkëpunim dhe bashkëveprim janë kontekste mësimore në të cilat bashkëmoshatarët punojnë së bashku në një detyrë mësimore, me qëllimin që të gjithë pjesëmarrësit të përfitojnë nga ndërveprimi (Matthews, R. S., Cooper, J. L., Davidson, N., & Hawkes, P. (1995). Building bridges between cooperative and collaborative learning. Change, pg. 35-40.)
6
Vlerësimi dhe ridizenjimi i kurrikulës Taksonomia e Bloom-it ndihmon mësuesit të marrin në konsideratë marrëdhëniet midis vlerësimit dhe performancës së studentit. Ai gjithashtu ka implikime në hartimin e kurrikulës, strategjitë e mësimdhënies dhe vlerësimin e punës së studentit. (Yorke, M. (2003). Formative assessment in higher education: Moves towards theory and the enhancement of pedagogic practice. Higher Education, pg.477-501)
7
Të nxënit nëdrdisiplinor në klasë Të nxënit ndërdisiplinor në klasë - Të mësuarit ndërdisiplinor është një qasje mësimore që ndërthur objektivat e kurrikulës dhe metodat e mësimdhënies nga më shumë se një disiplinë duke u përqëndruar në një temë, çështje, problem ose punë qendrore. Duke identifikuar dhe duke u mbështetur në këto njohuri, mësuesit mund të zbatojnë një mësim efektiv ndërdisiplinor në klasë (Klaassen, R. G. (2018). Interdisciplinary education: A case study. Eur. J. Eng. Educ., pg. 842–859. )
8
Provimi gjysmefinal
9
Metodat e kërkimit në Pedagogji Rëndësia e Metodave të kërkimit në Pedagogji - Metodat e Kërkimit për Pedagogjinë fillojnë duke eksploruar konceptualizimet e ndryshme të pedagogjisë dhe implikimet e tyre për mënyrën se si hulumtohet. Autorët reflektojnë sesi qëndrimi i tyre sociokulturor ndaj pedagogjisë ndikon në metodat që ata zgjedhin të përdorin (Corti, L. & Van den Eynden, V. (2015). Learning to manage and share data: jump-starting the research methods curriculum. International Journal of Social Research Methodology. DOI:10.1080/13645579.2015.1062627
10
Ekspertiza pedagogjike e mësuesve Ekspertiza pedagogjike shprehet përmes mësimdhënies dhe zhvillimit të suksesshëm të mësimdhënies dhe përmes vlerësimeve dhe arritjeve të nxënësve. Ekspertiza pedagogjike gjithashtu përfshin aftësinë për të lidhur mësimdhënien me kërkimin shkencor në temën e interesit (Kandiko, H., C., & Weller, S. (2016). Defining pedagogic expertise: Students and new lecturers as co-developers in learning and teaching. Teaching & Learning Inquiry, 4(2). http://dx.doi.org/10.20343/teachlearninqu.4.2.6)
11
Mësuesi, nxënësit, personaliteti i tyre dhe marrëdhëniet mësues- nxënës Marrëdhënia mësues-nxënës është një nga marrëdhëniet më të rëndësishme ndërpersonale të nxënësve në mjedisin shkollor dhe është e rëndësishme për zhvillimin e tyre. Kuptimi i mekanizmit që qëndron në themel të formimit të marrëdhënieve me cilësi të lartë mësues- nxënës ka qenë gjithmonë një shqetësim kryesor në fushën e pedagogjisë (Stipek, D. (2006). Relationships matter. Educational Leadership. pg. 46-49.)
12
Pedagogjia kritike: intervistë me Svi Shapiro-n dhe një student Shapiro përshkruan parimet që kanë të bëjnë më komunitetin, me jetën plot kuptim, me qytetarinë, me dhembshurinë dhe ndjeshmërinë, me shpresën dhe mundësinë. Sipas Shapiro-s, edukatorët dhe nxënësit inkurajohen të kuptojnë se cilat janë perceptimet tona për botën dhe të pyesin: realitetin e kujt po mësoj? dhe çfarë më shtyn ta kuptoj në këtë mënyrë? (Kanpol, B. (1999). Critical pedagogy: An introduction. pg.159-178)
13
Rrëfimi: një hap i domosdoshëm për një Pedagogji kritike Pedagogjia kritike i referohet mjeteve dhe metodave të testimit dhe përpjekjes për të ndryshuar strukturat e shkollave që lejojnë pabarazi. Është një mjet kulturor-politik që merr seriozisht nocionin e dallimeve njerëzore, veçanërisht ato që lidhen me racën, klasën dhe gjininë. Pedagogjia kritike kërkon të lirojë njerëzit e shtypur dhe të bashkojë në një gjuhë të përbashkët kritike, lufte dhe shprese, për t'i dhënë fund formave të ndryshme të vuajtjeve njerëzore (Kanpol. B. (1999). Critical Pedagogy: An introduction. pg. 179- 198)
14
Edukimi në kontekstin Global Edukimi në kontekstin global e merr seriozisht migracionin transnacional të tregtisë, kapitalit dhe popujve, dhe implikimet e kësaj për arsimin dhe strukturën shoqërore në kontekstin global. Globalizimi - në ekonominë botërore, në modelet e migracionit dhe gjithnjë e më shumë në arsim - prek të gjithë ne (Cambridge, J. & Thompson, J., (2004). Internationalism and globalization as contexts for international education. Compare: A Journal of Comparative and International Education, pg.161-175)
15
Drejtimi dhe menaxhimi në arsim Drejtimi i shkollës përqendrohet më shumë në vizionin, motivimin, të ardhmen, stafin dhe njerëzit e përfshirë në në shkollën tuaj. Menaxhimi siguron sisteme dhe procese thelbësore për mbarëvajtjen e përditshmërisë të shkollës. Si drejtimi, ashtu edhe menaxhimi janë thelbësore për zhvillimin e suksesshëm të shkollës (Stipek, D. (2006). Relationships matter. Educational Leadership, pg. 66-98.)
16
Provimi final
1
Kuptojnë përqasjet e ndryshme në arsim
2
Njohin dhe komentojnë mbi çështjet aktuale të arsimit në botë
3
Përpilojnë pedagogjinë personale të mësimdhënies
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 18 18
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 25 25
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00