Zhvillimi i Kompetencave Ndërkulturore në Mësimdhënie

Print

Irena Shehu, PhD

Kodi
ELL 541
Emri
Zhvillimi i Kompetencave Ndërkulturore në Mësimdhënie
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs shqyrton fushën e edukimit ndërkulturor dhe trajtimin e ketij koncepti në përputhje me teoritë që e përbëjnë këtë fushë. Ky kurs është i vlefshem për mesuesit e ardhshem që japin mësim në mjedise multikulturore të brendshme si dhe në programet arsimore ndërkombëtare, por jo vetem. Kursi u jep mundesine studentevet te gjejne dhe zhvillojne metodologji efikase per zhvillimin e kompetencave nderkulturore. Gjithashtu, nepermjet ketij kursi studenteve u ofrohet mundesia per te ndërthurur kompetencat gjuhësore dhe ndërkulturore për një përvetësim më të mirë të gjuhës së huaj.

Objektivat

Ky kurs synon t`i ndihmojё studentёt: • të kuptojnë konceptin e kompetences dhe vetedijes ndërkulturore • të njohin mënyrën në të cilën vlerat tona ndikojnë në perceptimin tonë për të tjerë • të eksplorojnё si perceptimi ynë për karakterin, qëndrimet dhe sjelljen tonë mund të ndikojë në të mësuarit tonë kulturor • të vёnё nё zbatim kompetencat ndërkulturore • te gjejnё dhe zbatojnё metoda pёr tё zhvilluar kompetenca ndёrkulturore ne klase dhe jashte klases

Java
Tema
1
Hyrje nё kurs. Prezantimi i lёndёs dhe koncepteve bazё. Në këtë sesion studentët njihen me përmbajtjen e lëndës, konceptet dhe termat kyçe, objektivat, planprogramin, rezultateve të të nxënit dhe format e vlerësimit. Një diskutim i shkurtër mbi konceptin e kompetencës ndërkulturore
2
Koncepti i kulturës dhe identitetit. Komponentët e kompetencës ndërkulturore. Studentet njihen me konceptet kyçe të lëndës. Diskutohet teoria e Ajsbergut të Kulturës. Komponentët e kompetencës ndërkulturore janë ato që pasojnë diskutimin. Burimi: Developing intercultural competence through education, Edited by Josef Huber and Christopher Reynolds. Council of Europe 2014
3
Ndjeshmëria ndërkulturore. Fazat e ndjeshmërisë ndërkulturore, Modeli i Milton Benet, 2017. Leksioni bazohet në këtë Burimi:”Milton Bennett, “Developmental Model of Intercultural Sensitivity,” International Encyclopedia of Intercultural Communication|
4
Zhvillimi i Marrëdhënieve Ndërkulturore. Leksioni është i fokusuar në këto çështje: • Pse është e rëndësishme zhvillimi i marrёdhёnieve ndёrkulturore? • Si të ndërtojmë dhe të mbajmë marrëdhëniet ndërkulturore. Keqkuptimet • Përdorimi i një sistemi komunikimit dhe marrëdhëniet ndërkulturore Burimi: INTERCULTURAL COMMUNICATION FOR THE COMMUNITY COLLEGE (SECOND EDITION) KAREN KRUMREY, May 2019. fq. 84-121
5
Stereotipet dhe incidentet ndërkulturore. Ky leksion fokusohet në çështjet e mëposhtme: Koncepti i Steriotipit. Krahasimi i disa stereotipeve të disa kombeve të caktuara Krahasimi i rasteve incidenteve ndërkulturore. Diskutim dhe analizim rastesh Burimi: Critical Incidents for Intercultural Communication An Interactive Tool for Developing Awareness, Knowledge, and Skills”, S. Apedaile and L. Schill. NorQuest College Intercultural Education Programs, 2008
6
Kultura dhe Mesimdhenia Kompetenca e mësimdhënies ndërkulturore. Ky leksion paraqet një model për Kompetencën e Mësimdhënies Ndërkulturore (ITC) që studentët (mësuesit e ardhshëm) mund ta përdorin si një mjet për reflektim ndërsa përgatiten për të lehtësuar të mësuarit nëpër kultura. Ky model përbëhet nga 20 kompetenca të mësuesit të grupuara në tri kategori: aftësi themelore, aftësi lehtësuese dhe aftësi për zhvillimin e kurrikulës për të mësuarit ndërkulturor. Burimi: Dimitrov, N. & Haque, A. (2016). Intercultural Teaching Competence: A Multidisciplinary Framework for Instructor Reflection. Intercultural Education: Learning at Intercultural Intersections. 27(5). 437-456. doi:10.1080/14675986.2016.1240502
7
Qasje dhe aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin e kompetencës ndërkulturore. Ky leksion fokusohet në gjetjen e metodave dhe shembujve konkretë që do të përdoren në mjediset e klasës për të ndihmuar studentët të zhvillojnë kompetencën ndërkulturore. Pёrdorimi i shembujve ilustrues nga materiali: Developing intercultural competence through education, Edited by Josef Huber and Christopher Reynolds. Council of Europe 2014. Pg.34,
8
Provimi gjysmë final
9
Kompetenca ndërkulturore në gjuhët e huaja. Ky leksion është fokusuar në shpjegimin e konceptit tё zёrit ndërkulturor origjina dhe zbatimi e tij në mёsimin e gjuhës së huaj. Burimi: Kapitulli18. The Sage Hand Bok of InterculturalCommunication,2009
10
Kuadri Europian i Referencave për Kompetencën komunikuese ndërkulturore (ICC). Diskutimi bazohet në konceptin e Kornizës së Përbashkët Evropiane të Kompetencave për Gjuhët që të gjitha kompetencat njerëzore (kompetenca ndërkulturore ndër më të rëndësishmet) kontribuojnë në një mënyrë ose në një tjetër në aftësinë e përdoruesit të gjuhës për të komunikuar dhe mund të konsiderohen si aspekte të kompetencës komunikuese. Burimi: Common European Framework of Competences for Languages Language Policy Unit, Strasbourg. Chapter 5. Fq. 101
11
Mësimdhënia e kompetencave ndërkulturore. Efektet e arsimit në zhvillimin kulturor. Leksioni përqendrohet në idenë se edhe pse kompetencat ndërkulturore mund të fitohen përmes përvojës personale, është e nevojshme të hartohen shumë programe për të ofruar mësimdhënie ose trajnim formal pasi ato janë një ndihmë thelbësore. Burimi: Intercultural Competences. Conceptual and Operational Framework, UNESCO 2013
12
Zhvillimi i kompetencave ndërkulturore, “Story Circles”. Ky leksion paraqet një metodologji të strukturuar dhe fleksibël për zhvillim kompetenca ndërkulturore në një sërë kontekstesh, formale dhe joformale dhe jep një përshkrim të procesit të zgjedhjes së një mjeti për zhvillimin e kompetencave ndërkulturore. “Story Circles” u krijuan si një mjet praktik ndërkulturor për zhvillimin dhe ushtrimin e kompetencave ndërkulturore që mund të përdoren me grupe të ndryshme njerëzish. Burimi: Manual për Zhvillimin e Kompetencave Ndërkulturore, Darla K. Deardorff, Routlege 2020
13
Aktivitetet duke përdorur metodën e “Story Circles”. “Story Circles” ofrojnë një mënyrë që njerëzit me prejardhje të ndryshme të bashkohen për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të eksploruar ngjashmëritë dhe dallimet kulturore. Në këtë leksion ne japim shembull konkret me studentët që formojnë një grup të vogël dhe luajnë role për të praktikuar metodan e “Story Circles” Burimi: Manual for Developing Intercultural Competencies, Darla K. Deardorff, Routlege 2020
14
Vlerësimi i Kompetencës Ndërkulturore: Problematikat dhe Mjetet matёse. Ky leksion ofron një shpjegim të qartë të asaj që në fakt duhet të jetë fokusi i vlerësimit ndërkulturor i ndjekur nga këto çështje: Cilat janë aftësitë përkatëse për t`u vlerësuar në kuadër të kompetencës ndërkulturore? A trajtohen siç duhet në përpjekjet për edukim dhe trajnim? A ka një lidhje të qartë midis mësimdhënies dhe vlerësimit? A po vlerësojmë atë që ka vërtet rëndësi? A ka përafrim ndërmjet objektivave mësimore, hartimit dhe zbatimit të kursit dhe vlerësimit? Burimi:The SAGE Handbook of Intercultural Competence, Chapter 27 Assessing Intercultural Competence 457 458 PART III RESEARCH AND ASSESSMENT IN INTERCULTURAL COMPETENCE
15
Përsëritje
16
Final Exam
1
Studentët janё tё aftё tё njohin modelet dhe vlerësimin e kompetencës nderkulturore
2
Studentët janё tё aftё tё zhvillojne aftësi në analizimin dhe vlerësimin kritik te rasteve dhe incidenteve ndërkulturore
3
Studentët janё tё aftё tё perdorin metodologji per zhvillimin e kompetencave ndёrkulutore
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
1 40% 40%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
2 0 0
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00