Menaxhimi dhe Udhëheqja e Klasës

Print

Arti Omeri, PhD

Kodi
EDU 547
Emri
Menaxhimi dhe Udhëheqja e Klasës
Semestri
3
Leksione
2.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs përfaqëson dhe prezanton praktikat më të mira në menaxhimin e sjelljeve në klasë që nga organizimi i kohës, materialeve dhe hapësirave në klasë tek strategjitë për menaxhimin e sjelljeve të grupeve të vogla dhe të mëdha të individëve,strategjitë për administrimin e punëve laboratorike, si dhe akomodime të tjera për fëmijët me nevoja të vecanta.Ky kurs gjithashtu do përgatisë studentët e nivelit universitar për tu ndjerë vetëbesues, të njohin dhe përmbushin përgjegjësitë e të drejtat e tyre si mësues të ardhshëm të cilët do të punojnë me nxënës të zakonshëm dhe me nxënësit me nevoja të vecanta.

Objektivat

Objektivat e këtij kursi përfshijnë aftësimin e studentëve në lidhje me: Identifikimin e teorive dhe modeleve aplikative të disiplinës në klasë duke përfshirë këtu pikat e forta dhe të forta të secilit model të zbatuar. Identifikimin e vlerave dhe besimeve personale dhe konceptimin e rregullave dhe procedurave për tu zbatuar në klasë. Analizimin e situatave të ndryshme në klasë dhe rekomandimin e strategjive efektive të menaxhimit të situatave individuale dhe në grup.  Analizimin e skenarëve të ndryshme situativë dhe sjellorë në klasë

Java
Tema
1
ROLI DHE NATYRA E NDRYSHIMIT TE DREJTIMIT Studime të shumta kërkimore dhe raporte nga inspektorët e shkollave dhe të tjerë pretendojnë se udhëheqja, veçanërisht lidershipi, është një faktor vendimtar në efektivitetin e shkollës dhe çelësi i suksesit dhe përmirësimit organizativ. PP. 5-78
2
ROLI DHE NATYRA E NDRYSHIMIT TE DREJTIMIT Cilësia e udhëheqjes së shkollës, veçanërisht nga drejtuesi, ekipi drejtues dhe stafi tjetër përgjegjës PP. 5-78
3
KERKIMI I VETEDISIPLINIMIT Kur prindërve dhe mësuesve u kërkohet të gjenerojnë sinonime për menaxhimin e klasës, disiplina permendet gjithmonë. Për qëllimet tona, disiplina është "t'u mësosh" studentëve vetëkontroll, jo "të ndëshkosh". Në fakt, ndëshkimi si një formë e disiplines për të fituar kontrollin është zgjidhja e fundit. PP. 80-135
4
KERKIMI I VETEDISIPLINIMIT Qëllimi ynë është të krijojmë një komunitet nxënësish të lidhur; një komunitet i tillë shfaq vetëdisiplinë dhe këmbëngulje dhe merr përgjegjësi për të mësuar. PP. 80-135
5
LIDHJA Të kesh vëmendjen e studentëve dhe t'i bësh ata të kenë një qëndrim prosocial është e vështirë. Arsimtarët kanë konkurrencë për vëmendjen dhe zakonet e nxënësve te cilat nuk ekzistonin disa dekada më parë. PP 137-181
6
LIDHJA Marrëdhëniet pozitive me mësuesit jane më të rëndësishme sesa madhësia e klasës, cilesia e trajnimit të mësuesve, rregullat e klasës dhe politika e shkollës. Kur nxënësit ndihen të lidhur me mësuesit e tyre, të trajtuar në mënyrë të drejtë, ata kanë më pak gjasa të përdorin drogë, të pinë alkool ose duhan. PP 137-181
7
Koha dhe hapësira kanë rëndësi Koha është gjëja më e vlefshme që një njeri mund të shpenzojë. Mënyra se si e përdorim kohën dhe hapësirën tonë ndikon drejtpërdrejt në të nxënit e nxënësve.“Koha është monedha e mësimdhënies. Na takon ne ta shpenzojmë me mençuri.” Ka pak kundershti për rëndësinë e kohës në nje detyrë. PP 183-214
8
Provimi Midterm
9
Koha dhe hapësira kanë rëndësi Në përgjithësi, ekzistojnë katër konfigurime sociale ose detyrash në një klasë: biseda ose prezantimi i mësuesit; punë në grupe të vogla; diskutim në grup dhe punë e pavarur. PP 183-214
10
Të mësuarit si te mësojme Aftësia për të mësuar është një aftësi thelbësore në këtë shekull. Ndryshimet e shpejta të teknologjisë tashmë kanë ndikuar në nevojën për të rikualifikuar edhe punëtorët me aftësi të larta. Menaxhimi i kohës dhe vendimmarrja janë aftësi thelbësore për shekullin e 21-të. PP 216-254
11
Të mësuarit si te mësojme Të mësosh nxënësit se si të mësojnë kërkon sistem dhe këmbëngulje nga mësuesi. Dhe kërkon udhëzim të drejtpërdrejtë të aftësive specifike, të cilat përfshijnë menaxhimin e kohës dhe vendosjen e qëllimeve, si dhe një mjedis ku mund të praktikohen aftësi të tilla. PP 216-254
12
Integrimi i Vetëmenaxhimit në Kurrikulë Ky mësim do të ndihmojë në ofrimin e shembujve se si të mësohen aftësitë e shumta të nevojshme për një klasë të suksesshme përmes kurrikulës ekzistuese. Këto aftësi nuk janë vetëm thelbësore për klasën, por ato janë gjithashtu vendimtare për suksesin në punë, në jetën familjare si dhe me miqtë. PP. 256-292
13
Integrimi i Vetëmenaxhimit në Kurrikulë Për të eliminuar zakonet e këqija dhe për të siguruar përsëritjen e nevojshme të sjelljeve të mira, ne duhet t'i prezantojme fëmijët me modele pozitive. PP. 256-292
14
Parandalimi i sjelljes së keqe Nëse simptoma është sjellje e keqe, nuk duam të jemi fajtorë dhe ta ndalojmë atë me ndëshkim apo injorim të shkakut. PP. 294-336
15
Parandalimi i sjelljes së keqe Si përmbledhje, literatura e menaxhimit të klasës tenton ta shohë menaxhimin si përgjegjësi të mësuesit dhe sjelljen e keqe si një problem që mësuesit kanë me studentët dhe jo të kundërtën. PP. 294-336
16
Final Exam
1
Të planifikojnë një organizim sa më të mirë të orëve mësimore duke bërë një përdorim sa më optimal të burimeve mësimdhënëse.
2
Të jenë në gjendje të menaxhojnë burimet elektronike të të dhënave duke qenë në këtë mënyrë në gjendje të arkivojnëtë dhëna në lidhje me performancën e studentëve të vecantë dhe të dhëna mbi mesataret e studentëve.
3
Të jenë në gjendje të organizojnë aspekte fizike të infrastrukturës së klasës në mënyrë që të promovonin një mjedis mësimdhënës dhe nxënës sa më pozitiv dhe efikas.
4
Të jenë në gjendje të ndërtojnë një plan kohor organizimi të klasës në përputhje me përmbajtjet e ndryshme tematike, strategjitë e ndryshme mësimdhënëse, dhe strategjitë e grupimit të nxënësve.
5
Të jenë në gjendje të analizojnë situata të caaktuara të klasës duke iu referuar standardeve ligjore,etike dhe profesionale të organizimit të situatave sjellore në klasë.
6
Të jenë në gjendje të vezhgojnë, analizojnë dhe dokumentojnë sjelljet e nxënësve në klasë dhe ti rendisin ata krahas strategjive të duhura të ndërhyrjes për të ndryshuar sjelljet në përputhje me situatat që krijohen në klasë.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 35% 35%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
55%
Përqindja e provimit përfundimtar
45%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00