Metodat e Mësimdhënies së Aftësive Gjuhësore të Gjuhës Angleze në AML

Print

Enriketa Sogutlu, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ELL 547
Emri
Metodat e Mësimdhënies së Aftësive Gjuhësore të Gjuhës Angleze në AML
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs i njeh studentët me bazat e mësimdhënies së katër aftësive: të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit dhe të shkruarit. Përveç bazës teorike, koncepteve dhe terminologjisë që lidhen me secilën aftësi, kursi i prezanton studentët me shembuj/modele mësimesh për secilën aftësi duke vënë theksin në aspektet/hapat kryesore të mësimdhënies efektive: metodologjinë dhe teknikat e mësimdhënies, praktikën dhe strategjitë që mund të përdorë nxënësi, si dhe qortimin e gabimeve dhe vlerësimin. Gjithashtu, ai inkurajon studentët të mendojnë në mënyrë kritike dhe reflektuese me qëllim zhvillimin e perceptimit individual për metodat dhe strategjitë e mësimdhënies si dhe të përgatisin një model mësimi për secilën aftësi.

Objektivat

Studenti njihet me specifikat e secilës aftësi, strategjitë, për mësimdhënien e tyre, mënyrat e vlerësimit dhe qortimit të gabimeve. Kuptojnë rëndësinë e mësimdhënies së secilës aftësi, dhe praktikojnë njohuritë teorike nëpërmjet përgatitjes së orëve mësimore për secilën aftësi.

Java
Tema
1
Mësimdhënia e sistemit gjuhësor, integrimi i katër aftësive. Aftësia e të dëgjuarit dhe ndikimi i saj në përvetësimin e gjuhës. Aspekte të të dëgjuarit, çfarë e bën dëgjimin të vështirë, veprimtari të ndryshme për të ushtruar dhe kontrolluar aftësinë e dëgjimit sipas niveleve, veprimtari dhe mënyra për të kontrolluar dhe vlerësuar aftëinë e dëgjimit në klasë (Brown, chapter 16)
2
Model i një ore mësimi për aftësinë e të dëgjuarit, objektivat, teknikat për realizimin e saj modele mësimi të përgattura nga studentët, vlerësim, diskutime dhe sugjerime të studentëve për organizimin e orës (punime të studentëve)
3
Aftësia e të lexuarit dhe ndikimi i saj në përvetësimin e gjuhës. Aspekte të të lexuarit, çfarë e bën leximin të vështirë, veprimtari të ndryshme për të ushtruar dhe kontrolluar aftësinë e të lexuarit sipas niveleve, veprimtari dhe mënyra për të kontrolluar dhe vlerësuar aftëinë e dëgjimit në klasë (Brown, chapter 18, Schmidt, ch 13)
4
Model i një ore mësimi për aftësinë e të lexuarit, objektivat, teknikat për realizimin e saj modele mësimi të përgattura nga studentët, vlerësim, diskutime dhe sugjerime të studentëve për organizimin e orës (punime të studentëve)
5
Aftësia e të folurit dhe ndikimi i saj në përvetësimin e gjuhës. Aspekte të të folurit, çfarë e bën të folurin të vështirë, veprimtari të ndryshme për të ushtruar dhe kontrolluar aftësinë e të folurit sipas niveleve, veprimtari dhe mënyra për të kontrolluar dhe vlerësuar aftëinë e të folurit në klasë, qortimi gabimeve në të folur (Brown, chapter 17)
6
Model i një ore mësimi për aftësinë e të folurit, objektivat, teknikat për realizimin e saj modele mësimi të përgattura nga studentët, vlerësim, diskutime dhe sugjerime të studentëve për organizimin e orës (punime të studentëve)
7
Diskutimi i artikujve shkencorë dhe gjetjeve në lidhje me aftësinë e të dëgjuarit, të lexuarit dhe të folurit
8
Provimi gjysmë final
9
Aftësia e të shkruarit dhe ndikimi i saj në përvetësimin e gjuhës. Qasje të ndryshme për mësimdhnien e të shkruarit, llojet e gjuhës së shkruar, çfarë e bën të shkruarin të vështirë, veprimtari të ndryshme për të ushtruar dhe kontrolluar aftësinë e të shkruarit, veprimtari dhe mënyra për të kontrolluar dhe vlerësuar aftëinë e të shkruarit (Brown, chapter 19)
10
Model i një ore mësimi për aftësinë e të shkruarit, objektivat, teknikat për realizimin e saj, modele mësimi të përgattura nga studentët, vlerësim, diskutime dhe sugjerime të studentëve për organizimin e orës (punime të studentëve)
11
Mësimdhënia e gramatikës, roli i saj në përvetësimin e gjuhës, mënyra të ndryshme për mësimdhënien e saj, qortimi i gabimeve gramatikore në të shkruar dhe të folur, (brown, ch 20, Ellis current trends in the teaching of grammar)
12
Model i një ore mësimi për mësimdhënien e gramatikës, objektivat, teknikat për realizimin e saj, modele mësimi të përgattura nga studentët, vlerësim, diskutime dhe sugjerime të studentëve për organizimin e orës (punime të studentëve)
13
Mësimdhënia e fjalorit, roli i saj në përvetësimin e gjuhës, mënyra të ndryshme për mësimin e fjalorit, mënyra për vlerësimin e fjalorit të nxënësit, (Schmidt, ch2)
14
Model i një ore mësimi për mësimdhënien e fjalorit, objektivat, teknikat për realizimin e saj, modele mësimi të përgattura nga studentët, vlerësim, diskutime dhe sugjerime të studentëve për organizimin e orës (punime të studentëve)
15
Diskutimi i artikujve shkencorë dhe gjetjeve në lidhje me aftësinë e të shkruarit, gramatikën dhe fjalorin
16
Final Exam
1
Studenti njeh konceptet dhe terminologjinë bazë për secilën aftësi
2
Studenti njeh tiparet dalluese të secilës aftësi dhe strategji specifike për mësimdhënien e tyre
3
Studenti analizon dhe shpjegon modele mësimi të katër aftësive me tiparet dalluese
4
Studenti vlerëson në mënyrë kritike strategji të ndryshme të mësimdhënies për secilën aftësi
5
Studenti njeh, zgjedh dhe përgatit veprimtari dhe modele mësimi për secilën aftësi
6
Studenti përdor strategji, qasje dhe teknika të ndryshme për zhvillimin e aftësive marrëse dhe prodhuese të nxënësit
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 25% 25%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 25% 25%
Detyra
1 25% 25%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
75%
Përqindja e provimit përfundimtar
25%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
2 10 20
Ngarkesa totale e punës
146
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.84
ECTS
6.00