Vlerësimi i të Nxënit në AML

Print

Ana Uka, PhD

Kodi
EDU 426
Emri
Vlerësimi i të Nxënit në AML
Semestri
2
Leksione
2.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs ofron njohuri rreth përdorimit të praktikave dhe strategjive të vlerësimit për të përmirësuar të nxënit e studentëve. Theks i veçantë do t'i kushtohet vlerësimit autentik, praktikave, testeve të standardizuara dhe shqyrtimeve zhvillimore. Për më tepër, studentët do familjarizohen me masat për të vlerësuar nxënësit me nevoja të veçanta, ata me prirje të ndryshme, dhe nxënësit me prejardhje të shumëllojshme gjuhësore dhe kulturore.

Objektivat

Me anë të këtij kursi studentët do të kuptojnë rëndësinë e vlerësimit dhe kontrollit të njohurive. Do të mësojnë kriteret për zhvillimin e formave cilësore dhe të besueshme të vleresimit, dhe jo vetem testeve. Me anë të këtij kursi studentët do të kuptojnë rëndësinë e vlerësimit dhe kontrollit të njohurive, aftesive dhe kompetencave. Do të mësojnë kriteret për zhvillimin e formave cilësore dhe të besueshme të vleresimit, dhe jo vete. Do të njihen me parimet kryesore që mundësojnë formimin e një forme të vlerësimit sa më efektive. Do të njihen me karakteristikat e testeve të standardizuara. Do të njihen me forma të reja të vlerësimit të gjuhës së huaj përtej testeve. Do të gjykojnë mbi mënyrën e vlerësimit sipas formave të ndryshme të intelligjencës.

Java
Tema
1
Hyrje në kurs: Shpjegimi i planprogramit. Shpjegime rreth tekstit/librit dhe materialeve të tjera. Shpjegim rreth organizimit të kursit në përgjithësi.
2
Lidhja mes vlerësimit dhe të nxënit. Rolet dhe qëllimet e vlerësimit. Rëndësia e vlerësimit të njohurive, aftësive dhe kompetencave në mësimdhënien e gjuhës së huaj. Vendi dhe roli i vlerësimit të të nxënit. Qëllimi dhe objektivat e të nxënit. Llojet e vlerësimit. Hapësira që zë testimi në vlerësimin e të nxënit. Vlerësimi formal dhe informal, formues dhe përfundimtar.
3
Përqasje në testimin e gjuhës: Një histori e shkurtër. Vlerësimi i gjuhës historikisht ka qenë në një linjë me metodologjinë e mësimdhënies. Përqasjet në testimin e gjuhës: Testimi integrues, testimi komunikativ, vlerësimi bazuar në performancë.
4
Ndikimet në vlerësimin e të nxënit. Teoritë e intelligjencës, rritja e popullaritetit të testimit kompjuterik, vlerësimi alternativ. Arritja e një vlerësimi efektiv. Vleresimi ne baze te llojeve te ndryshme të intelligjencës, inteligjenca linguistike, matematikore, muzikore, hapësinore, emocionale etj. Ndikimi i tyre në përgatitjen e vlerësimit. Ndikimi i vlerësimit kompjuterik. Vlerësimi tradicional dhe vlerësimi alternativ. Ndryshimet dhe ngjasite mes tyre.
5
Vlerësimi i objektivave mësimore. Taksonomia e Bloom-it, aplikimi i taksonomisë. Vlerësimi i nxënësve të rinj.
6
Parime në Vlerësimin e Gjuhës. Pesë parimet kryesore të vlerësimit të të nxënit: prakticiteti, besueshmëria, vlefshmëria, autenticiteti dhe wash-back. Elementët që ndikojnë në prakticitetin e një forme vlerësimi: koha, paratë dhe burimet njerëzore. Besueshmëria e formave të vlerësimit, e ambientit, e vlerësuesit. Llojet e ndryshme të vlefshmërisë. Originaliteti i formave te vlerësimit dhe rëndësia e tyre për nxënësin.
7
Aplikimi i parimeve të vlerësimit të gjuhës. Hartimi i testimit në klasë, dhënia e feedback. Vlerësimi i formave të ndryshme të vlerësimit mbi skenare të ndryshme, vlerësimi sipas prakticitetit, besueshmërisë, vlefshmërisë, autenticitetit dhe washbash.
8
Provim gjysmëfinal
9
Vlerësimi i aftësive gjuhësore: vlerësimi i të folurit në nivel mikro dhe makro. Aftësitë klasifikohen në dy kategori të rëndësishme: ato me performancë receptive, marrëse dhe ato prodhuese. Niveli mikro në aftësinë e të folurit ka të bëjë me prodhimin e pjesëve të vogla të gjuhës si fonema, morfema, fjalë etj. Niveli macro nënkupton elementë si rrjedhshmëria, diskursi, funksioni, stili, dhe komunikimi jo-verbal. Gjithashtu vlerësimi i aftësisë së të folurit realizohet mbi pesë lloje të të folurit: imitues, intensive, përgjigjës, ndërveprues dhe i zgjeruar.
10
Vlerësimi i aftësive gjuhësore: vlerësimi i të lexuarit. Llojet e të lexuarit. Bottom-up përfshin leximin dhe kuptimin duke filluar nga niveli i fjalës deri në diskurs. Top-down përfshin të kundërtën. Vlerësimi formues dhe përmbledhës i të lexuarit. Llojet e teksteve të leximit: akademik, të lidhura me punën dhe ato personale. Aftësitë makro përfshijnë zhvillimi dhe përdorimi i strategjive në lexim si: skimming, scanning, dallimi i përcaktuesve të ligjëratës.
11
Vlerësimi i aftësive gjuhësore: vlerësimi i të dëgjuarit: në nivel mikro dhe makro. Aftësia e të dëgjuarit ka rëndësi pasi cilësia e të folurit varet nga cilësia e të dëgjuarit. Të dëgjuarit është aftësi marrëse dhe vlerësimi i tij kërkon disa matje. Vlerësimi i të dëgjuarit duhet bërë pasi dhe vëzhgimi i procesit të të dëgjuarit dhe produkti janë të padukshëm. Dëgjimi klasifikohet në katër lloje: intensiv, përgjigjës, selektiv, dhe i zgjeruar. Aftësitë mikro kanë të bëjnë me copëza të vogla të gjuhës si kuptimi i formave të reduktuara gjatë dëgjimit. Aftësitë makro kanë në fokus elementë më të gjerë të gjuhës si: zhvillimi i strategjive të dëgjimit si dallimi i fjalëve kyc ose kuptimi i fjalëve nga konteksti.
12
Vlerësimi i të shkruarit. Llojet e gjuhës së shkruar janë shkrimi akademik, shkrimi për cështje pune dhe shkrimi personal. Llojet e performancës së shkruar: imituese, intensive, përgjigjëse, dhe e zgjeruar.
13
Vlerësimi i të shkruarit. Disa mikro aftësi të të shkruarit përfshijnë prodhimin e fjalëve bazë, përdorimi i rendit të duhur të fjalëve. Makro aftësitë përfshijnë dallimin mes kuptimit të drejtpërdrejtë dhe nënkuptuar gjatë shkrimit, transmetimi i lidhjeve mes idesë kryesore, ideve mbështetëse, njohuri të reja, përgjithësime dhe dhënia e shembujve. Vlerësimi i të shkruarit realizohet në bazë të të dhënave të mësipërme.
14
Përtej Testimit. Variante të Vlerësimit: Këtu vendosen teknikat e vlerësimit që do të përdoren gjatë zhvillimit të këtyre temave në një periudhë të caktuar si p.sh., vlerësimi i punës në grup; vlerësim mes nxënësish; vlerësim i aktivitetit gjatë debateve në klasë; vetëvlerësim; intervistë me një listë treguesish; vëzhgim me një listë të plotë treguesish; portofol, prezantim me gojë ose punë me shkrim, projekt kurrikular etj.
15
Vendosja e notave dhe Vlerësimi i Nxënësve: -Mësuesi së bashku me nxënësit përcaktojnë kritere për vlerësimin e projektit të cilat i komunikohen nxënësit që në fillim të projektit. P.sh. kriteret mund të përcaktohen në lidhje me trajtimin e përmbajtjes, në përmbushje të tematikës, përdorimin e burimeve të informacionit, përgatitjen e produktit, prezantimin e tij etj.,(në varësi të rezultateve të të nxënit.)
16
Provim Final
1
Studentët do të jenë në gjendje të përdorin një gamë të gjerë të masave të vlerësimit dhe të zbatojë ato të përshtatshme.
2
Studentët do të përgatisin forma vlerësimi formale dhe jo formale.
3
Studentët do të reflektojnë mbi rëndësinë dhe politikat e sotme të vlerësimit në arsim.
4
Studentët do të jenë të aftë të përdorin një gamë të gjerë të mikro dhe makro aftësive për: të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit.
5
Studentët do të peshojnë avantazhet e disavantazhet e vlerësimit online.
6
Studentët do të mësojnë të ndërtojnë forma vlerësimi sipas standardeve të vlerësimit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 30% 30%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 7 98
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 0 0
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
162
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.48
ECTS
6.00