Teori dhe Qasje në Mësimdhënie dhe Nxënie

Print

Enriketa Sogutlu, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
EDU 413
Emri
Teori dhe Qasje në Mësimdhënie dhe Nxënie
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Në këtë kurs studentët do të njihen me teoritë tradicionale të të nxënit dhe ndikimin e tyre në mësimdhënie. Ata do të eksplorojnë qasjen bihevioriste, zhvillimin kognitiv të Piaget, teoritë e të mësuarit shoqëror dhe konstruktivizmin. Studentët gjithashtu do të studiojnë teori bashkëkohore të të nxënit, të tilla si të nxënit me bazë zhvillimet në neuroshkencë, të mësuarit të bazuar në probleme dhe koncepte, si dhe teoritë e ndryshme të inteligjencës. Ata do të eksplorojnë sesi konceptet kryesore të perspektivave teorike mbështesin dhe ndikojnë të nxënit dhe zhvillimin e një individi.

Objektivat

Të njihen me teoritë kryesore të të nxënit dhe parimet e tyre. Të kuptojnë dhe ndërgjegjësohen për mënyrat se si këto parime mund të zbatohen në mësimdhënie. Të demonstrojnë se si qasjet teorike të të nxënit dhe njohjes lidhen me menaxhimin e klasës, mësimdhënien dhe me zhvillimin e çdo individi. Të zhvillojnë dhe përforcojnë mendimin kritik, prezantimet me gojë dhe aftësinë e të shkruarit. Të praktikojnë mësimdhënie që përshtatet me nevojat e nxënësve.

Java
Tema
1
Prezantimi i lëndës, objektivave të saj dhe mënyrës së vlerësimit. Koncepti i të nxënit dhe të mësuarit. Si ndodh procesi i të nxënit, faktorë dhe dimensione që përfshihen në këtë proces (Illeris, ch1, Prichard, ch1)
2
Teoritë bihejvioriste të të nxënit. Kushtëzimi klasik i Pavlovit. Kushtëzimi operant i Skinerit. Shpjegimet e tyre për të nxënin. Aplikimet e këyre ideve në Edukim. (Prichard, ch 2, Taylor, ch 3)
3
Teoritë konjitive të të nxënit.Të nxënit si process konjitiv.Elementlt dhe faktorët që lehtësojnë të nxënin. Teoria e Piazhesë për zhvillimin konjitiv dhe ndikimi I saj në edukim. Teoria e përpunimit të informacionit. (Prichard, ch 3, Taylor, ch 2)
4
Taksonomia e Blumit për objektivat e të nxënit. Përgatitja e objektivave të një lënde dhe ore mësimi bazuar në taksonominë e Blumit. Gjashtë nivelet e zhivillimt të njohurive dhe vlerësimi i tyre. (Krathwohl, 2002)
5
Teoritë sociale të të nxënit. Teoria e Vigockit për rolin e ndërveprimit dhe socializimit në të nxënë dhe aplikimi I saj në kontekstin e edukimit në shkollë. Aftësitë sociale dhe zhvillmi i tyre. Teoria e Bandurës për të ncënin me anë të vëzhgimit. Roli i mësuesit në zhvillimin e aftësive sociale (Taylor, ch 6)
6
Konstruktivizmi, parimet e të nxënit sipas kësaj teorie. Teoria e krijimit të skemave dhe shtimi I dijes së re në dijen ekzistuese. Të nxënit bazuar në situate dhe dhe veprimtari të lidhura me jetën reale. Aplikime i teorive në mësimdhënie.(Prichard, ch 3)
7
Një model konstruktivist i të nxënit: Teoria e të nxënit eksperimental (Të Nxënit Konceptiv. Të Menduarit Kritik dhe me anë të zgjidhjes së problemeve. Kolb & Kolb, 2009)
8
Provimi gjysmefinal
9
Mësimdhënia dhe të Nxënit e Bazuar në zhvillimin e trurit Struktura, Memoria, Ruajtja dhe Transferimi i të nxënit. (Prichard, ch 7) Si ndikojnë emocionet dhe motivimi në procesin e të Nxënit. Implikimet në orën e mësimit. (Taylor ch 2)
10
Të nxënit bazuar në koncepte, mendimi kritik dhe zgjidhjen e problemeve. Çfarë janë konceptet? Si mësohen ato. Modele të ndryshme për mësimin e koncepteve. Rëndësia e zhvillimit të mendimit kritik: analizimi, sintetizimi dhe vlerësimi kritik i informacionit, strategji për zhvillimin e mendimit kritik. Të mësuarit përmes zgjidhjes së problemeve. (Taylor, ch 11—12)
11
Emocionet dhe motivimi në të nxënë roli I motivimit në të nxënë. Llojet e motivimit dhe ndikimi i tyre. Si mund të rritet motivimi te nxënësit. Roli emocioneve dhe ndjenjave në të nxënë. Roli I mësuesit në përdorimin e këtyre faktorëve në klasë. (Taylor ch 2)
12
Teoritë e Inteligjencës: Teoria e Inteligjencës së Shumëfishtë. (Gardner). Llojet e inteligjencave dhe strategjitë e të mësuarit sipas secilit lloj. Rëndësia e njohjes së mësuesit me këtë teori dhe aplikimi I saj në klasë. (Prichard, ch 4, Taylor ch 10)
13
Teoritë e Inteligjencës: Inteligjenca Emocionale. Aspektet kryesore të kësaj inteligjence dhe rëndësia e saj për rregullimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve ndërpersonale. Rëndësia e saj në kontekstin edukativ. (Prichard, ch 4, Taylor ch 10)
14
Ndryshimet individuale. Ekzistenca e mënyrave të ndryshme të të mësuarit. Mënyrat dhe Preferencat e të Nxënit. Strategjitë që përdor secili tip/lloj/.Ndikimi i tyre në mësimdhënie. Probleme dhe Vështirësi që hasen gjatë të nxënit. Njohja e mësuesit me këto vështirësi dhe menaxhimi i tyre në klasë. (Prichard, ch 5-6, Taylor, 16)
15
Prezantimet e studentëve
16
Provimi final
1
Të jetë në gjendje të përshkruajë parimet themelore të të mësuarit dhe zhvillimit njerëzor.
2
Të demonstrojë njohuri mbi teoritë kryesore të të nxënit dhe mësimdhënies
3
Të kuptojë teoritë e motivimit dhe inteligjencës dhe zbatimin e tyre në klasë
4
Të zbatojë parimet bazë të të nxënit dhe mësimdhënies në një sërë situatash edukative
5
Të gjenerojë një filozofi personale të edukimit dhe të nxënit
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 25% 25%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
2 15% 30%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
75%
Përqindja e provimit përfundimtar
25%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
3 5 15
Gjysmë finale
1 14 14
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
149
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.96
ECTS
6.00