Hartimi dhe Zhvillimi i Kurrikulës në AML

Print

Tidita Abdurrahmani, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
EDU 405
Emri
Hartimi dhe Zhvillimi i Kurrikulës në AML
Semestri
1
Leksione
2.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kursi i Kurrikulës u ofron studentëve mundësinë që të njihen me fushën kurrikulare, bazat filozofike, psikologjike, sociale, si edhe teoritë apo qëndrimet e ndryshme mbi kurrikulën. Në të njëjtën kohë studenti do të marrë njohuri teorike po aq sa praktike lidhur me hartimin e kurrikulës së gjuhës angleze për arsimin e mesëm të ulët, zbatimin dhe vlerësimin e saj. Studenti do të njihet me dinamikën e kurrikulës si rezultat i konteksteve të sotme gjithmonë në ndryshim, duke ndikuar fort në jetët e nxënësve, me qëllim që të formojë njerëz të suksesshëm në jetën personale,

Objektivat

Përgjatë këtij kursi synohet të nxiten dhe të ndihmohen studentët në lidhje me interesat e tyre studimore, duke u thelluar në fushën e Kurrikulës për arsimin e mesëm të Larte. Për këtë arsye mendohet të arrihen këto objektiva; 1) të njihen me paradigmen e kurrikulës së gjuhës angleze për arsimin e mesëm të Larte si dhe qasjet e ndryshme teorike mbi kurrikulën 2) të analizojnë bazat e jashtme kurrikulare, duke u ndalur në kufijtë e jashtëm të kurrikulës 3) të gjykojnë mbi rolin e rëndësishëm që sjell zhvillimi i kurrikulës në sistemin arsimor parauniversitar 4) të sjellin përmes punës kërkimore përvoja të reja në lidhje me hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e kurrikulës së gjuhës angleze në arsimin e mesëm të Larte

Java
Tema
1
Kurrikula, Përkufizime dhe Qasje .Shkallët e Kurrikulës.Kurrikula Bërthamë e Arsimit të Mesëm të Larte Ky leksion është një prezantim me kursin.Në këtë leksion bëhen të mundura njohja me programin dhe ecurinë e tij Metodat e kurrikulës; metoda bihevioriste, menaxheriale, humaniste. Përkufizimi i kurrikulës. Bazat dhe lëmet e kurrikulës Orstein 1-36
2
Filozofia dhe kurrikula Leksioni fokusohet kryesisht mbi filozofitë kryesore të hartimit të kurrikulës . Filozofitë kryesore; Idealizmi, Realizmi, Pragmatizmi, Ekzistencializmi. Perenializmi, Esencializmi, Progresivizmi, Orstein 37-63
3
Teoritë Psikologjike të Kurrikulës dhe Kurrikula e Arsimit të Mesëm të Larte 6-9. Krahas filozofisë së saj kurrikula ka edhe teoritë psikologjike mbi të cilat hartuesit e kurrikulës bazohen për hartimin e saj. Cështje të shqyrtuara në këtë lëksion janë Bazat psikologjike të kurrikulës. Biheviorizmi.
Psikologjia e zhvillimit. Ndikimi i Piazhesë. Të menduarit dhe të mësuarit; Inteligjenca e shumfishtë Orstein 64-80 Midis teorive psikologjike të hartimit të kurrikulës ky leksion bazohet në teorinë humaniste e cila është edhe një ndër teoritë më të avancuara në fushën e zhvillimit të kurrikulës. Cështje të trajtuara në këtë leksion janë bazat psikologjike të kurrikulës. Njohja dhe kurrikula
Fenomenologjia dhe psikologjia humaniste. Qartësimi i vlerave. Fenomenologjia dhe Kurrikula.
4
Bazat sociale të kurrikulës dhe problematikat me të cilat ndeshet zbatimi i kurrikulës së gjuhës së huaj në arsimin e mesëm të Larte. Krahas bazave psikologjike dhe filozofike kurrikula është edhe një cështje me karakter dhe impakt social. Ky leksion trajton tematika të tilla si Bazat sociale të kurrikulës. Shoqëria, arsimi dhe shkollimi
Një shoqëri dinamike dhe në ndryshim. Shkolla dhe dija si faktor ndryshimi Orstein 111-125
5
Teoritë e ndryshme të hartimit dhe të zhvillimit të kurrikulës Ky leksion është një hyrje në teoritë e ndryshme të hartimit dhe të zhvillimit të kurrikulës duke filluar nga ato më të qendërzuarat dhe duke përfunduar me ato me pak të qendërzuarat. Këndvështrime teorike. Bazat klasike të teorizimit për kurrikulën
Ndërtimi i teorisë. Fazat e ndërtimit. Metaforat dhe kampet teorike. Drejtimi në të ardhmen Orstein 125-140
6
Metodat kryesore te hartimit të kurrikulës Ky leksion fokusohet në metodat kryesore te hartimit të kurrikulës përkatësisht ajo e Tyler dhe ajo e Tabas. Në këtë leksion yrajtohen cështje të tilla si : Zhvillimi i kurrikulës. Metoda tekniko-shkencore
Modeli i Tilerit dhe Modeli i Tabas. Racionalja bazë. Qëndrimi i mesëm orstein 141-169
7
Grupet e përfshira në hartimin e kurrikulës së gjuhës angleze për arsimin e mesëm të Larte dhe përvojat kurrikulare Ky leksion trajton aktorët dhe grupet e interesit të cilët përfshihen në hartimin e kurrikulës. Në këtë leksion trajtohen cështje të tilla si: Elementët që duhen marrë parasysh në zhvillimin e kurrikulës Përvojat e kurrikulës. Pjesëmarrësit në zhvillimin e kurrikulës. Orstein 170-200
8
Provimi gjysmë final
9
Kurrikula e gjuhës angleze për arsimin e mesëm të Larte përvoja dhe aplikime Leksionet në vijim janë leksione më ilustruese dhe bëjnë një vëzhgim praktik të përvojës shqiptare të zhvillimit dhe hartimit të kurrikulës së gjuhës angleze në arsimin e mesëm të Larte si dhe të zbatimit të saj në nivel shkolle . në këtë leksion trajtohen tematika të tilla si Pjesët përbërëse të hartimit të kurrikulës
.Vlerësime të hartimit të kurrikulës. Shembuj praktikë Orstein 201-230
10
Modele përfaqësuese të kurrikulës Modelet e përqendruar tek nxënësi. Shembuj ilustrues nga fusha e kurrikulës Modelet e trajtuara në këtë leksion janë si ato të huaja ashtu edhe ato shqiptare dhe një qasje krahasuese ndërmerret ndaj tyre. Orstein 231-245
11
Dokumentet kurrikulare udhëzuese të kurrikulës në arsimin e mesëm të Larte Në këtë leksion trajtohen me detaj dokumentat politikbërës të kurrikulës sic janë korniza e arsimit parauniversitar dhe standardet.Në këtë leksion trajtohen tematika të tilla si :Qëllimet e arsimit. Burimet e qëllimeve
Formulimi i synimeve. Udhëzime për formulimin e objektivave arsimorë Orstein 246-267
12
Natyra e zbatimit të kurrikulës.
Zbatimi si proces ndryshimi. Përmirësimi i pranimit të ndryshimit. Shembuj ilustrues nga fusha e kurrikulës Hartimi i kurrikulës është i lidhur ngushtësisht më implementimin apo zbatimin e kurrikulës dhe si i tillë procesi i zbatimit të kurrikulës trantohet me detaje në këtë leksion.Orstein 267-298
13
Temat mësimore për arsimin e mesëm të Larte fusha gjuhë e huaj dhe metodologjitë e aplikuara në këtë nivel Në këtë leksion trajtohen në detaj temat mësimore të fushës gjuhë e huaj që mund të gjenden në nivelin e arsimit të mesëm të Larte dhe metodologjitë e përdorura nga mësuesit për arritjen me sa më shumë efekshmëri të rezultateve të të nxënit. Udhëzues IZHA Gjuhë e Huaj arsim i mesëm i Larte 20-45
14
Bashkërendimi kurrikul vlerësim fusha gjuhë e huaj arsim i mesëm i Larte Në këtë leksion trajtohen tematika të tilla si rezultatet e të nxënit në nivelin e arsimit të mesëm të Larte,dhe si këto rezultate reflektohen ne format e vlerësimit të adoptuara nga mësuesit dhe në metodologjitë dhe qasjet e përdorura prej tyre. Standardet dokument IZHA 34
15
Prezantimi i Detyrave të Kursit Detyrat e kursit janë seanca mikromësimi të simulara të bazuara në një plan ditor të mirë përcaktuar duke marrë për bazë programet mësimore, planin mësimor dhe dokumentat e tjera kurrikularë nga arsimi i mesëm i Larte.
16
Final Exam
1
të njihen me paradigmen e kurrikulës si dhe qasjet e ndryshme teorike mbi kurrikulën
2
të analizojnë bazat e jashtme kurrikulare, duke u ndalur në kufijtë e jashtëm të kurrikulës
3
të gjykojnë mbi rolin e rëndësishëm që sjell zhvillimi i kurrikulës në sistemin arsimor parauniversitar niveli arsim i mesëm i Larte
4
të sjellin përmes punës kërkimore përvoja të reja në lidhje me hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e kurrikulës në nivelin e arsimit të mesëm të Larte
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
2 4 8
Gjysmë finale
1 3 3
Provimi përfundimtar
1 8 8
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
153
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.12
ECTS
6.00