Procedurë Penale

Print

Erisa Datja, Msc

Kodi
LAW 331
Emri
Procedurë Penale
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta procedurale penale është lënda mësimore që shpjegon, teorikisht dhe praktikisht legjislacionin procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Programi është ndërtuar në përputhje me strukturën e Kodit të Procedurës Penale dhe për leksione të caktuara parashikon seminare teorikopraktik, në të cilat diskutohen përmbajtja e lendës, lidhur me praktikën gjyqësore.

Objektivat

Java
Tema
1
Kuptimi dhe përmbajtja e së drejtës procedurale penale. Historiku i evolucionit të së drejtës procedurale penale. Sistemet procedurale dhe Kodi i Ri i Procedures Penale. Sistemi aktual procedural penal ne Shqiperi
2
Parimet kryesore të procedimit penal: parimi i ligjshmërisë; parimi i pavarësisë së gjykates; parimi i prezumimit të pafajësisë; parimi i sigurisë së lirisë; parimi i sigurimit të mbrojtjes; parimi i ndalimit të gjykimit dy herë për të njëjtën vepër penale; parimi i rivendosjes së të drejtave; parimi i zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare
3
Subjektet e procedimit penal: Gjykata; Prokurori; Policia Gjyqësore; i Pandehuri; Mbrojtësi i të pandehurit; Viktima; Viktima akuzuese; Paditësi dhe i Padituri civil.
4
Juridiksioni. Kuptimi i juridiksionit penal dhe raportet e tij me juridiksionet e tjera. Kompetenca. Llojet e kompetencave. Mosmarrëveshjet për kompetencën. Bashkimi dhe ndarja e çështjeve.
5
Aktet kryesore të procedimit penal. Pavlefshmëria e akteve. Njoftimet, afatet për kryerjen e veprimeve procedurale. Organet dhe format e njoftimeve të akteve të procedimit penal.
6
Provat. Kuptimi i provës. Objekti i të provuarit. Procesi i të provuarit dhe fazat e tij. Llojet e provave. Mjetet e kërkimit të provës. Provat indirekte. Sigurimi i provës dhe çmuarja e provave.
7
Masat e sigurimit. Kuptimi i masave te sigurimit dhe funksionet e tyre. Masat e sigurimit personal Kohëzgjatja e masave të sigurimit. Revokimi zëvendësimi dhe shuarja e masave të sigurimit. Masat e sigurimit pasuror.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Hetimet paraprake. Marrja dijeni për veprën penale. Kushtet e procedimit. Veprimtaria e subjekteve të procedimit penal gjatë fazës së hetimeve paraprake. Afatet e përfundimit të hetimeve paraprake.
10
Seanca paraprake. Kuptimi i seancës paraprake, veprimet përgatitore, verifikimi i paraqitjes së palëve. Zhvillimi i seancës. Vendimi për plotësimin e hetimeve; Kuptimi i ndryshimit të akuzës në seancë paraprake; Vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake.
11
Gjykimi në shkallë të parë. Veprimet paraprake; Marrja e provave; Akuzat e reja; Vendimi i gjykatës.
12
Gjykimet e posaçme. Gjykimi i drejtpërdrejtë; Gjykimi i shkurtuar; Urdhëri penal i dënimit; Gjykimi me marrëveshje
13
Gjykimi mbi ankim. Objekti dhe subjektet e gjykimit në apel. Mënyrat e dispnomi. Rekursi në Gjykatën e Lartë. Shkaqet e rekursit. Paraqitja dhe shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në Kolegjet e Bashkuara
14
Rishikimi i vendimeve. Shkaqet e rishikimit te vendimeve. Paraqitja dhe shqyrtimi i kerkeses per rishikim.
15
Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja. Format e bashkëpunimit gjyqësor në fushën penale
16
Provim Final
1
Në përfundim të lëndës studenti do të jetë i aftë të fitojë njohuri të thellë në fushën e procesit penal në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura për këtë qëllim, të aftë për dhënien e drejtësisë,në luftën kundër kriminalitetit,duke respektuar të drejtat e njeriut
2
Studenti do të njohë vendin që zene dhe rolin që luajnë subjektet e procedimit penal,raportet midis tyre,të drejtat dhe detyrimet që kanë dhe mënyra e realizimit te tyre në praktike
3
Studenti do të jetë në gjendje të hartojë të akte procedurale ,në përputhje me kërkesat e ligjit dhe rregullat gjuhësore e ato logjike,duke filluar nga marrja e kallëzimit,tek vendimi gjyqësorë i formës së prerë e deri tek vënia e tij në ekzekutim
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 5 80
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 5 5
Provimi përfundimtar
1 5 5
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
146
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.84
ECTS
6.00