Procedurë Civile

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 322
Emri
Procedurë Civile
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

E drejta proceduriale civile si një nga pjesët e së drejtës studion rregullat e zhvillimit të procesit civil, që bëjnë të mundur të jepet drejtësi duke garantuar si integritetin e rendit juridik, ashtu të drejtat subjektive materiale të subjekteve të ndryshme, qoftë në marrëdhëniet e tyre reciproke, qoftë dhe kundrejt organeve të pushtetit publik dhe duke i ofruar këtyre subjekteve mjetet juridike për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme. Me anë të këtij kursi, studentët do tëpërvetësojnë njohuri mbi parimet, cështjet e kompetencës dhe juridiksionit, aktet e ndryshme proceduriale, pra gjykimin në shkallë të parë në tërësi.

Objektivat

Qëllimi i këtij programi është të pajisë studentët me njohuritë të thelluara për t'u përballur profesionalisht me procedurat gjyqësore civile. Me perfundimin e ketij niveli studimesh, studenti duhet të jetë në gjendje për të kërkuar, analizuar dhe të zgjidhë probleme e çështje teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile. Nëpërmjet seminareve të integruara me leksionet, debateve dhe diskutimeve në klasë studentët do të mund të prekin nga afër temat më të rëndësishme të lëndës.

Java
Tema
1
Organizimi dhe parimet e procesit gjyqësor- Veprimi i normës proceduriale në kohë dhë hapësirë
2
Juridiksioni dhe kompetenca
3
Palët në procesin civil- Bashkëndërgjyqësia- Ndërhyrja e personit të tretë
4
Padia-Sigurimi i padisë
5
Aktet proceduriale, pavlefshmëria e tyre dhe afatet
6
Gjykimi në shkallë të parë
7
Hetimi gjyqësor- llojet e provave
8
Provimi gjysëmfinal
9
Pezullimi, pushimi i gjykimit dhe dhënia e vendimit
10
Gjykimi në mungesë - Gjykimet e posacme
11
Arbitrazhi
12
Mjetet e ankimit kundër vendimeve gjyqësore- Gjykimi në Apel
13
Rekursi në Gjykatën e Lartë- Rishikimi i vendimit
14
Ekzekutimi i detyrueshëm- Përmbaruesi gjyqësor
15
Mjetet e mbrojtjes kundër ekzekutimit të vendimit
16
Provim Final
1
1 Studentët do të kenë njohuri të mirëfillta mbi procedurën civile. 2 Studentët do të njihen me konceptet, parimet dhe rregullat e përgjithshme të procesit civil. 3 Studentët do të jenë në gjendje të kërkojë, analizuar dhe të zgjidhe probleme e çështje teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile. 4 Studentët do të jenë të pajisur me informacione dhe praktikë gjyqësore të mjaftueshme për t’u dhënë zgjidhje çështjeve konkrete që lidhen me elementë procedurialë.
2
Studentët do të njihen me konceptet, parimet dhe rregullat e përgjithshme të procesit civil.
3
Studentët do të jenë në gjendje të kërkojë, analizuar dhe të zgjidhe probleme e çështje teorike apo praktike të së drejtës procedurale civile.
4
Studentët do të jenë të pajisur me informacione dhe praktikë gjyqësore të mjaftueshme për t’u dhënë zgjidhje çështjeve konkrete që lidhen me elementë proceduriale
5
Studentët do të njihen me llojet e ndryshme të provave në procesin civil si dhe me mënyrat e marrjes së tyre.
6
Studentët do të jenë të pajisur me informacione të detajuara në lidhje me ankimin e vendimeve gjyqësore në shkallat përkatëse të gjykimit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 5 80
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 19 19
Provimi përfundimtar
1 23 23
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00